Publikohet fotoja: Ky është shqiptari që darkoi me Gabriel Escobar dhe William Walker

Amerika

Publikohet fotoja: Ky është shqiptari që darkoi me Gabriel Escobar dhe William Walker

Nga: M.L. Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:10
Foto nga vendngjarja

Kantautori shqiptar nga Struga, I cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka darkuar me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ish- ambasadorin, mikun e madh të Kosovës, William Walker.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Beqir Sina, gazetar shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA.

Në fotografinë e publikuar nga Sina shihen tre nikoqirët e takimit të cilët janë me disponim mjaft të mirë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

“Gabriel Escobar, William Walker dhe Haxhi Dauti takim privat në Washington”, shkruan Sina në Facebook.

Ndryshe, Haxhi Dauti është i lindur në Strugë, Maqedoni në vitin 1960 është një këngëtar dhe autor shqiptar që i cili jeton dhe vepron në SHBA, prej më shumë se katër dekada.

U rrit dhe u shkollua në Strugë. Shkollën e mesme e filloi në Strugë, kurse e përfundoi në SHBA ku largohet më 1978. Hapat e para në skenën muzikore i bëri me shokun e tij të rinisë Bashkim Zendelin, me të cilin krijuan grupin e rokut "Rock Café”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat