Jacqueline Marku dhe Mikeljan Agolli u graduan Detektiv të klasës së dytë, në uniformat blu të Nju Jorkut

Amerika

Jacqueline Marku dhe Mikeljan Agolli u graduan Detektiv të klasës së dytë, në uniformat blu të Nju Jorkut

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:27
Jacqueline Marku dhe Mikeljan Agolli

"Mbi 700 shqiptarë janë pjesë e organeve amerikane të zbatimit të ligjit, ka në Shtëpinë e Bardhë dhe FBI!" kështu të paktën ka thënë një oficer i lartë në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ishin një grup shqiptarësh inisiatorët që e nisi të parët, mbledhjen së bashku në një shoqatë, duke bërë bashkë rreth 120 policë shqiptaro – amerikan, që ushtronin këtë profesion në uniformat blu amerikane, shumica ishin nga Departamenti i Poliicisë në New York, por që përfshiu edhe disa policë shqiptar nga shtetet për rreth, të cilët në Bruklin themeluan shoqatën e tyre, që i vendosën emrin Shoqata, “Illyrian Society of Law Enforcement”

Kurse, kryetar i parë i kësaj shoqate, ishte zgjedhur ish oficeri i policisë me gradën Kapiten z. Flamur Cani, i cili kishte punuar afro 25 vjet në NYPD (Departmenti i Policisë së New York-ut).

Pas tij e mori drejtimin e kësa shoqate oficeri i lart Ylli Dautaj, me gradën Lejtnant në NYPD – duke u zvendësuar mbas përfundimit të dy mandateve me oficeren policisë Jacqueline Marku.

Oficeria e policisë Jacqueline Marku, një oficere shembullore e njohur për angazhimin e saj të palëkundur, thuhet në motivacion u gradua në pozicionin e çmuar të detektivit, falë një njohje e përpjekjeve të saj të pandërprera në shërbim të komunitetit. 

Në mënyrë të ngjashme, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm është një tjetër policë shqiptar në Departamentin e Poliicisë në New York - NYPD, Mikeljan Agolli I cili u shpërblye me një ngritje në gradën Detektiv të klasës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat