Promovimi i video inçizimit të Gjeneral Çelë Shabanit në Amerikë

Amerika

Promovimi i video inçizimit të Gjeneral Çelë Shabanit në Amerikë

Nga: Beqir Sina Më: 9 shtator 2023 Në ora: 08:51
"Çelë Shabani”

Ilir Shaqiri së bashku me Arben Krasniqin përsëri bashkë me këngën e re kushtuar Gjeneral, Çelë Shabanit

“Çelë Shabani.” titullohet kënga më e re, e cila pritet të sjellë Ilir Shaqiri, të cilën ai përsëri e ka  në bashkëpunim me Arben Krasniqin, pas këngës “Batalioni Atlantiku”.

Kjo, këngë lirike shqiptare është publikuar më 01 shtator 2023 në kanalin zyrtar të labelit diskografik. Të cilë thonë se kënga "Çelë Shabani”,  është videoklipi i njohur që ka zënë vend në top listat e njohura, si Top 100 Albania Music Chart, Top 40 Albanian Songs Chart etj.

Arazhmani i saj; muzika e teksti i këngës i është kushtuar Gjeneral Çelë Shabanit, titulli e të cilit ka edhe kënga janë poeti i njohur Adem Gashi, kompozitori Edmond Zhulali , Rexhep Kurtbogaj, kryetar i kuvendit të Pejës, dhe ansambli autokton Rugova, dhe Hysen Rrustemi

Çelë Shabani. Më në fund erdhi dita. Kënga për heroin kombëtar, dekoruar nga Presidenti  Dr. Sali Berisha."Çele Shabani”, kënduar nga artisti i madh, Ilir Shaqiri dhe Arben Dautaj Kraniqi, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Facebook, Qelë Qelaj, pjestarë i families së Çelë Shbanit, duke njoftuar se videoklipi do të lançohej(jo zyrtarisht- mbasi si deklarojë ai videoclipi ka ende punë teknike deri në lançimin përfundimtar) në një mënyrë më shumë familjare, të dielën( me datën 9/3/23), në New Jersey-SHBA.

Qelë Qelaj, tha se  më datën 3 Shtator ne mesin e shumë miqeve dhe fmiljarëve, e bëmë prmovimin e këngës se Çelë Shabanit, kënduar nga artisti legjendë Ilir Shaqiri dhe këngetari fantastik Arben Dautaj Krasniqi në restaurantin e mirënjohur te Arbenit, "Momento" në Milford, NJ. 

Në këtë event me një përshkrim mbi jetën e e Gjeneral Çelë Shabanit, ka folur poeti Idriz Çela, i cili dhe e moderojë së bashku me një djalë të ri, veshur të dy me kostumet folklorike të trevës së Rugovës,

Me këtë rast ai që njoftoi në rrjetin social Facebook, Qelë Qelaj, në emër të familjes Qelaj, miqve e të afërmve, të tyre, thotë së pari i janë perjetë mirënjohës Ilirit(Ilir Shaqirit), dhe Arbenit(Arben Data-Krasniqi). Mirëpo, vazhdon ai njiherit, mirënjohes edhe të gjithë  atyre qe kontribuan  për realizimin e kesaj kënge: Në veçanti poetit të njohur Adem Gashi, kompozitorit Edmond Zhulali , Rexhep Kurtbogaj, kryetar i kuvendit të Pejës, ansamblit autokton Rugova, dhe Hysen Rrustemi >

Po ashtu duke vazhduar me faleminderimet ai thotë se gjithashtu, falenderim  për Adem Belliun nga ACT ne New Yok, dhe familjarëve, Valon Qelaj, Florim Qelaj dhe Luaras Kelmendi. 

Ndërkohë, duke publikuar dhe linkun e video klipit( https://youtu.be/L9cpEqEUngc?si=nMfP3Pf9O8M5FCxw), the fotografit nga eventi, Qela, thotë se pa përkrahjen e bashkëshortes së tij, Suzana dhe djalit Albionit, nuk do të arritej qellimi dhe pa angazhim dhe punë te palodhur te të gjithëve, realizimi i këtij projekti do të ishte e pamundur.

Lavdi Çelë Shabanit dhe te gjithë  heronjëve qe dhanë jeten për token shqipetare! Ka shkruar Qelë Qelaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat