Kryetari i Preshevës në Departamentin e Shtetit u takua me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Amerika

Kryetari i Preshevës në Departamentin e Shtetit u takua me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 shtator 2023 Në ora: 23:44
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili shoqërohet nga Shefi i kabinetit të kryetarit, Visar Memeti ndodhet për një vizitë disa ditore në SHBA-ës. 

Ai është takuar dje me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takim ky në të cilin ai kanë folur për zhvillimet aktuale politike dhe veçanërisht për çështjen e Luginës së Preshevës.

Numëri një i Luginës, ka pohuar se në këtë takim ai ka adresuar shqetësimin rreth privimit të të drejtave bazë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe ka kërkuar ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Kryetari Arifi ka shtuar se lidhja e ngushtë politike me SHBA është e pandryshueshme dhe garancë për forcmin e Republikës së Kosovës. “Sa më e fortë të jetë Kosova, aq më mirë për Luginën e Preshevës” tha ai.

Duke folur sot posaçërisht nga Washingtoni për këtë  vizitë, ai na tha se vizita e tyre në Washington ka filluar, dje, me një takim në Ambasadën e Shqipërisë, takimin me ambasadorin e ri Bushati.

Takim të cilin cilin ai e ka shfrytëzuar për të njohur nga afër me situatën në Luginën e Preshevës, ambasadorin e ri të Shqipërisë.

Më pasë vazhduam me një takim në Komisionin për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (U.S.. Helsinki Committee) i cili vepron në kuadër të Kongresit Amerikan, “ theksojë Arifi.

Duke folur më konkretisht për sa i përket takimit  në Departamentin e Shtetit, ai tha se u takuam me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, më tej ka folur në detaje dhe konkretisht teksa i ka spjeguar situatën e shqiptarve në Luginën e Preshevës, e cila simbas tij është alarmante. 

Kështu që duke folur rreth bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ai tha se i ka qartësuar të dërguarit të posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se “Lugina e Preshevës, nuk ka përse të jet “peng” i dialogut mes Prishtinës e Beogradit- mbasi ne(Lugina e Preshevës) jemi duke vuajtur më së shumti nga stuata politike, atje”

Më tutje, tha Arifi, “Njëhereshit, ne e njoftuam zotin Escobar, me atë që Serbia nuk ka të ndalur me diskriminimin, që po ua bënë Shqiptarve, duke kulmuar në mënyrë eksplicide me pasivizimin e shqiptarve. Ndresa i ka kërkuar mënyra zotit Escobar se si të ndalohet pasivizimi i shqiptarve në Luginë."

“Po ashtu , na tha Arifi ne e njohëm zotin Escobar, me disa fenomene të rënda të shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut, ku çdo që mund ta gjeni fare leht edhe në Raportin e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, të Departamentit të Shtetit, dhe disa raporteve ndërkombëtare, ku bëhet fjalë për Shqiptarët në Luginë e Preshevës”

Në fund kryetari Arifi, tregojë axhendën e kësaj vizite duke thënë se vizita e tyre disa ditore vazhdon në Washington DC, edhe këto dy ditë, në ndêrkohë ajo do të përmbyllet vizitën në New York. “Vizitë kjo e cila përkon edhe me hapjen Asamblesë së Përgjithshme të OKB-(nga 17 deri më 20 shtator), dhe disa takime që janë programuar me veprimtar të dalluar të komunitetit, preshevarët, dhe shoqatat e organizatat shqiptare.”

Në fund Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pohojë për gazetën Bota sot, se :”Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në, është e pandryshueshme, dhe, njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat