Presidentja Osmani në New York, takoi një grup të shoqatave të komunitetit shqiptar në SHBA

Amerika

Presidentja Osmani në New York, takoi një grup të shoqatave të komunitetit shqiptar në SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 18 shtator 2023 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ndodhur në New York, gjerisa po zhvillohet sesioni i 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, e nisi vizitën e saj mbrem me nje takim në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York me aktivist dhe përfaqesues tê Organizatave dhe shoqatave atdhetare, kulturore, sociale dhe humanitare shqiptare

Takimi u zhvillua në një “Tryezë të rrubullakët”, me një panel ku pjesëmarrës ishte ambasadori Kosovës në Washington, Ambasador Ilir Dugollin dhe Konsulli i Përgjithshëm në New York, Ambasador Blerim Reka, u organizua në bashkēpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, dhe z.Mark Gjonaj - Kreytar i Këshillit Kombëtar të Diasporës, i cili njëhereshit edhe e moderoi këtë panel që zgjati më shumë se një orë.

Z.Mark Gjonaj i paraqiti një listë pyetjesh Presidentes Osmani të cilat tha ai janë të drejtuara prej 60 organizatave, shoqatave dhe veprimtarve të komunitetit në zonën e Tri-Shteshit.

Image
Foto nga vendngjarja

Presidentja Osmani, theksojë në fillim të fjalës së saj ky takim me mërgatën shqiptare është dëshmi e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit të Kosovës, si dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kemi nevojë për një mërgatë të fuqishme që lobon për Kosovën. Lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës e kemi fituar me gjak dhe sakrifica të mëdha. Kosova si shtet i lirë, i pavarur, i integruar dhe i zhvilluar është falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ajo.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani, gjeti rastin për falënderuar komunitetin shqiptar, i cili sipas saj përveç se në forcimin e lidhjeve të Kosovës me SHBA-të, ka ndihmuar shtetin e Kosovës në procesin e lirisë, pavarëssisë dhe shtetndërtimit.

“Ju jeni forca shtytëse e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Liria dhe shteti jonë, janë rezultat edhe i angazhimit të vazhdueshëm të mërgatës sonë këtu, ndaj faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni. Na duhet edhe mëtej angazhimi juaj. Kosova ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe të SHBA-ve. E di që nuk hezitoni, ndaj presim që bashkërisht, pa dallim të angazhohemi që ta fuqizojmë shtetin tonë, krahas mbështetjes dhe koordinimit me aleatat tanë”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Më tej, Presidentja Osmani shtroi nevojën e ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë sonë në Shtetet e Bashkuara, për të cilën gjë tha se rol më rëndësi luajnë shoqatat, të cilat i bëjnë së bashku shqiptarët.

Në bashkëbisedim me mërgatën, Presidentja Osmani po ashtu tha se Kosova pret mbështetjen e mërgimtarve edhe në fushën e investimeve. Sipas Presidentes Osmani, në Kosovë tashmë është krijuar një klimë e përshtatshme për investime, ndaj investimet nga mërgata janë të mirëseardhura, theksojë ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me bisedimet més Beogradit dhe Prishtinës, Presidentja Osmani, u shpreh se Serbia po kryen një agresion shumë dimensional dhe luftë hibride ndaj Kosovës. Kemi nevojë që të rrisim bashkëpunimin dhe përkrahjen nga aleatët tanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfidat e sigurisë shqetësojnë qytetarët dhe Republikën, largojnë investitorët.

Në agjendën e Presidentes Osmani gjatë kësaj jave do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë, si dhe një pritje( ditën e ejte 21 shtator) që do të jap Konsulltata e Përgjithshme e Republikës Kosovës në New York, me veprimtar dhe përfaqësues të shoqatave dhe organizatave të cilat e zhvillojnë aktivitet në zonën e Tri-Shteshit, (Newy York, New Jersey dhe Connecticut).

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat