Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani darkon te “Çka ka Qellu” në New York City

Amerika

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani darkon te “Çka ka Qellu” në New York City

Nga: Beqir Sina Më: 20 shtator 2023 Në ora: 06:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës dhe delegacioni që shoqëronë atë prej të shtunës ndodhet në një vizitë njëjavore, në New York, qytetin ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Të dielën në mbrëmje ajo ka zgjedhur tê darkojë në një lokal të famshëm shqiptar në New York.

Bëhet fjalë për një restorant autentik shqiptar në qendër të qytetit të New Yorkut , restorantin e shqiptarit nga Kosova “ Çka ka Qellu” me pronar Ramiz Kukaj, 

I cili është një restorant tradicional shqiptar, që ka mahnitur klientelën e tij, jo vetëm shqiptarët e Amerikës, por edhe amerikanët e turistët e huaj . 

Lokali “ Çka ka Qellu” i zgjedhur nga Presidentja Osmani është bërë i famshëm në Amerikë duke sjell një botë të re ushqimesh të traditës shqiptare për ta shoqëruar atë me dekorime të stilit antik, dhe trashgmnisë e kulturës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat