Ambasador David Wisner i SHBA, në Tiranë rezervoi një pritje të ngrohtë për veprimtarin Harry Bajraktari

Amerika

Ambasador David Wisner i SHBA, në Tiranë rezervoi një pritje të ngrohtë për veprimtarin Harry Bajraktari

Nga: Beqir Sina Më: 22 shtator 2023 Në ora: 09:38
Ambasadori David Wisner

Ambasadori David Wisner një diplomat karriere ka filluar muajin e kaluar detyrën e tij si Zëvendës Shef i Misionit dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë në gusht 2023.

Gjatë një vizite në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, këto ditë veprimtari i dalluar nga SHBA, Harri Bajraktari , shkruan në statusin e tij në rrjetin social Facebook, se është pritur mjaft ngrohëtësisht nga Ambasadori David Wisner.

Bajraktari shkruan në llogarinë e tij se  i është mirënjohës Zv-Shefit të Misionit dhe të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, David Wisner, për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën e sinqertë për Shqipërinë dhe Ballkanin.

Më tej ai tregon se kush është ambasadori i SHBA David Wizner, duke shtuar se ai vjen nga një familje e njohur në diplomaci dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. 

“Gjyshi i tij, Frank Winser, ishte një nga oficerët e inteligjencës amerikane që themeluan CIA-n. Kurse babai i tij, miku im Frank Wisner Jr, , thotë aktivisti nga SHBA, është diplomat i shquar dhe arkitekt i procesit diplomatik që solli pavarësinë e Kosovës.”

Në këtë pritje Harri Bajraktari, thotë se ka qenë së bashku me motrat e tij: Nurije Bajraktari Osmani, dhe Hateme Bajraktari Nezaj, ndërsa e falenderonë Zv-Shefin e Misionit, David Winser , për bujarinë dhe dashamirësinë që tregoi gjatë vizitës në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Ambasadori David Wisner  ka shërbyer më parë si Drejtor i Zyrës së Sigurisë Ushqimore Globale të Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe si Zëvendës Drejtor për Shtypin dhe Komunikimet Strategjike dhe Zëdhënës i Byrosë për Çështjet e Lindjes së Afërt. Ai gjithashtu ka qenë një Asistent Special i Këshilltares së Departamentit të Shtetit, Kristie Kenney, duke e këshilluar atë për çështjet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. David drejtoi seksionin politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-së në Algjer, Algjeri dhe shërbeu në seksione politike në ambasadat e SHBA-së në Khartoum, Sudan dhe Bangui, Republika e Afrikës Qendrore.

David Wizner flet arabisht dhe frëngjisht dhe është i diplomuar në Kolegjin Middlebury në Vermont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat