Personaliteti i femrës shqiptare, kontributi i spikatur i gazetares në Amerikë

Amerika

Personaliteti i femrës shqiptare, kontributi i spikatur i gazetares në Amerikë

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 shtator 2023 Në ora: 20:47
Nexhimje Zajmi

Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi., ka treguar në një intervistë të gjatë me gazetën Panorama i biri i saj, Erik Margolis, një tjetër gazetar i njohur ky i “CNN”, që ka zbardh deri në detaje karakterin dhe angazhimet e vyera të saj...

I cili (Erik Skënderbeg Margolis) duke folur me gazetarin Afrim Imaj te Panorama, ka treguar se “Sigurimi i shtetit më kërcënoi familjarët nga Nju Jorku”. Ndërkohë, ai ishte i biri i Nexhmije Zajmit, dhe gazetari shqiptar që raportoi nga 15 konflikte ushtarake për stacionet më prestigjioze të Perëndimit.

“Të bësh korrespodentin e luftës, duke raportuar nga vija e parë e betejave, do të thotë të jesh luftëtar dhe t’i kushtosh jetën profesionit”.

Image
Nexhmije Zajmi

Për herë të parë për median në Shqipëri, ka qenë gazeta “Panorama” e cila ka sjell nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive të bashkëkohësve një profil të plotë të jetës dhe veprimtarisë së publicistes dhe intelektuales së shquar, Nexhmije Zaimi.

Nexhmije Zajmi u lind ne vitin 1917 ne Libohove, sipas materialeve biografike në kërkimin në rrjetet sociale (googel - Wikipedia), kurse me origjine thuhet se ishte çame. Duke iu referuar këtyre informacioneve thuhet se pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1937, ajo emigron në SHBA. Vendin ku Zajmi, mbaron studimet e gazetarisë në “Wellsley College” dhe “Columbia University”, duke u bërë pastaj gazetare e “Zërit të Amerikës”, CNN-nit, “Evropës së Lirë”, madje duke u lartësuar në ”Office of Strategic Services”.

Nexhmije Zajmi thuhet se ishte aktiviste e komunitetit shqiptaro-amerikan, nje kohe nenkryetare e "Vatrës”., (kur kryetar në 1978 u zgjodh Ahmet Dervishi dhe sekretar Rasim Sina). Zajmi punoj mjaft edhe ne kontaktet me zyrtaret amerikan në përpjekjet për luftimin e komunizmit ne Shqipëri. Ajo duke iu bashkuar grupeve nacionaliste, të arratisurve kundërshtarëve të përbetuar të regjimit të Enver Hoxhës , ne vitet e 60-ta Zajmi iu bashkëngjitë Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit.- (OKLL) sot Partia Lëvizja e Legalitetit.

Në një foto nga arkiva e gazetës Atdheu në SHBA, tregohet për pjesëmarrjen e saj në Kuvendin e Vatrës, në Boston - Massachusstes, vjeshtë e tretë 1978.

Në foton e mëposhtme : i pari nga e majta Gjeto Sinishtaj, i dyti nga e majta duke shfletuar nji procesverbal te Kuvendit Vjetor të Vatrës ne vitin 1978 është Rasim Sina( ish Sekretar i Përgjithshëm i Vatrës në atë periudhe), ndërkohë, qe ne krah te tij është Nexhmije Zaimi, gazetarja e pare shqiptare qe punoi për "CNN" dhe "Zërin e Amerikës", Paulin Lukas, Tonin Mirakaj, i cili drejtojë Kuvendin (kryetar i Kuvendit) Ahmet Dervishi(kryetar I Vatres, i zgjedhur në 1978) dhe Piter Lukas gazetar i Boston Globe, dhe Hysen Mulosmani ulur ise drejtori i gazetës Atdheu dhe Radio-programit Zani i Atdheut..

Nexhmije Zajmi si gazetare, mësojmë se përcolli situatën dhe luftërat ne Lindjen e Mesme ne krizën me të madhe të këtij rajoni. Një kohë qëndroi në Itali duke ndihmuar refugjatet e luftës, dhe ne Kalabri për të mësuar dialektin arbëreshe. Ishte aktiviste për te drejtat e femrës dhe autore e romanit te botuar ne anglisht e shqip “Daughter of the Eagle” (“Bija e shqipes:”), Ky roman autobiografik u botua së pari në New York në vitin 1937, dhe u ribotua me vone për herë te trete. Është përkthyer e publikuar edhe ne gjuhen shqipe nga Enida Rusi, më 2007 në Tiranë.

Shkrimtari Hyqmet Zane, në një shkrim të tij për çështjen çame, përmend Nexhmije Zajmin:

“Pak rëndësi ka për njerëzit që nuk e njohin gazetaren e famshme Nexhmije Zajmi. Por një gazetare korrespondente të Nju York Times që shkroi një artikull që vuri në lëvizje edhe administratën e Shtëpisë së Bardhë për mesazhin që ajo dha për të drejtën njerëzore ndërkombëtare të kombeve dhe vendbanimeve etnikisht të pastra, mori një rëndësi të madhe e vërteta e kohës dhe që sot na vjen si mesazh që meriton respekt, më e pakta. Mbi të gjitha, analiza e një shkrimi me titullin “Toka pa njerëz dhe njerëzit pa tokë” na sjell në kohë një të drejtë që kanë popujt e masakruar në tokën e tyre për të pasur të drejtën e Zotit dhe të drejtën ndërkombëtare nëse është e tillë për hir të asaj që njihet si e “drejta e Zotit”, shkruan Zane.

Ndërkohë, për punën e saj Nexhmije Zajmi është nderuar me shumë çmime si: “Ameican Legion”, ”Comandatoressa della Coronna d’Italia” si dhe “Medaljen e mirënjohjes” nga presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt.

Gjate jetës, ajo vizitoi vendlindjen, Shqipërinë, vetëm dy here: ne vitin 1939, si dhe ne vitin 1986 ( mbetet ende e pa qartë se si ajo arriti të hyjë në Shqipëri, sepse mbas 48 orëve në Tiranë, nga sigurimi i shtetit, kur u deportua me dhune nga Shqipëria, dhe u shpall nga Enver Hoxha në një fjalim të tịj, person i padeshiruar ("non grata").

Nexhimje Zajmi vdiq ne vitin 2004 ne Santa Barbara te Kalifornise. I biri i saje i vetem , Erik (Skenderbeg) Margolis, është gazetar i njohur, shkrimtar e komentator televiziv i ngjarjeve politike ne Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat