Organizata e Gruas në SHBA “Shpresë & Paqe” me mesazh ngushëllimi për familjen e rreshterit Afrim Bunjaku!

Amerika

Organizata e Gruas në SHBA “Shpresë & Paqe” me mesazh ngushëllimi për familjen e rreshterit Afrim Bunjaku!

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani - Sadriu!

I nderuar Ambasador i Republikës së Kosovës në New York, Z. Blerim Reka!

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, ju dërgon ngushëllimet më të sinqerta për policin Hero Shqiptar Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës nga forcat e specializuara serbo-ruse në Territorin e Kosovës.

Anëtaret tona e kanë përcjellë me hidhërim të thellë këtë ngjarje dhe e dënojnë këtë akt të rëndë kriminal, ku vazhdimisht forcat serbe po rrezikojnë jetën e qytetarëve në Kosovë. 

Ky është një sulm ushtarak i paramenduar nga qeveria kriminale e Vuçiçit dhe Putinit, që prek jo vetëm sigurinë kombëtare në Kosovë, por edhe stabilitetin në rajon.

Njëherësh si nëna, si motra shqiptare në SHBA, i shprehim ngushëllimet tona edhe familjes së Heroit Shqiptar Afrim Bunjaku.

Me respekt

Kryesia 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat