Billbordi digjital, ikonë e “Times Square” me emblemën e policisë së Kosovës dhe policit Afrim Bunjaku

Amerika

Billbordi digjital, ikonë e “Times Square” me emblemën e policisë së Kosovës dhe policit Afrim Bunjaku

Nga: Beqir Sina Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:55
Foto nga New York-u

Sulmi terrorist që ndodhi të dielën ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjku nga uniformat blu të Policisë së shtetit të Kosovës, dhe u plagos një tjetër, është shafqur  mbrëmë në një Billbord dixhital ikonë të sheshit Times Square - New York, me një “Faleminderim për Policinë e Kosovës në zemer të New York-ut”.

Ndricimi i Times Square është bërë në nderim të policit të vrarë dhe shpreh një respektë të madh për Policinë e Republikës së Kosovës.

Iniciatori dhe reslizuesi i saj Dren Deva udhëheqës me firmën e patundshmerisë “Tafingo” në Mitrovicë si dhe firmën “FreshAlb” në SHBA, shkruan në faqen e tij në Faacebook, se e ka bërë pikërisht këtë në shenjë falënderimi për Policinë e Kosovës, gjerisa mbrëmë në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigand është shfaqur disa her emblema e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së, si dhe fotografia e policit të vrarë Afrim Bunjaku.

Image
Foto nga New York-u

“Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej e ndricuar dhe e shaqur disa herë në imazhin televizivë në ekranin gjigand.

Në ndërkohë në një ekran bashkëngjitur me billbordin së bashku me fotografinë tjetër ku shihej emblema e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri – Afrim Bunjaku”.

E gjithë kjo duhet cekur se është realizuar nga një shqiptar në Amerikë , aktivisti nga Mitrovica dhe kompania e tij “Tafingo”, dhe “FreshAlb” në SHBA, Dren Deva Anëtar Bordi i Odës Amerikane të Kosovës.

Image
Foto nga New York-u
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat