Në përkrahje të aktivistes Natasha Kandiq

Amerika

Në përkrahje të aktivistes Natasha Kandiq

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Aktivistja serbe e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe Jugosllavi, Natasha Kandiq, të cilën ish kongresmeni amerikan Eliot Engell dhe senatori Roger Viker në vitin 2018 e propozuan për Çmimin Nobël për Paqen është themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare. Kandiq ka deklaruar se i ka parë vetë krimet serbe në Kosovë dhe ka folur për bombardimet dhe luftën në Kosovë. Pak kohë pas bombardimeve të NATO-s më 25 mars, afër orës dy të mëngjesit i kishte telefonuar juristja dhe ish deputetja e Kuvendit të Kosovës Nekibe Kelmendi, i cila i tha se policia kishte hyrë në banesën e tyre dhe i kishte marrë bashkëshortin (avokat shumë i njohur në Kosovë) dhe dy djemtë e tyre. Këtë bisedë thotë ajo për mediat shqiptare nuk do ta harroj kurrë. Një ditë më pas janë gjetur pa jetë trupat e avokatit Bajram Kelmendi dhe dy djemve pranë një pike karburanti në dalje të Prishtinës. 

Kandiq e kishte denoncuar këtë krim në polici, këta të fundit i thanë se kanë nisrenices.ur hetimet. Por ky ishte vetëm maskim i këtij krimi ka thënë aktivistja Kandiq, sepse sipas saj nuk ka pasur asnjë hetim. Nekibe Kelmendi u nda nga jeta në vitin 2011, e cila nuk i njohu dot drejtëpërsëdrejti autorët e atij krimi, e bija vijon edhe sot për të gjetur të vërtetën, por asnjë lajm rreth kësaj ngjarje të rëndë. Fondacioni që themeloi Natasha Kandiq po kërkon edhe rreth këtij krimi, por pa sukses. 

Natasha Kandiq ka qenë një ndër të rrallat në Beograd që ka mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, ajo ka mbështetur hapur edhe Pavarësinë e Kosovës. Në Shkurt të vitit 2008 ishte e ftuara e vetme nga Serbia në Kuvendin e Kosovës në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë. Fondi për të Drejtën Humanitare është themeluar në vitin 1992 dhe qëllimi kryesor i tij është dokumentimi i krimeve dhe shkeljes së të drejtave të njeriut në Serbi, atje ku ka grupe etnike – shqiptare, në Kosovë dhe myslimanët në Sanxhak. Dëshmitë që ka mbledhur ky fondacion kanë qenë ndër dëshmitë kryesore në proçeset e Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish – Jugoslavi. 

Ku me anë të video-ve që ka paraqitur në Tribunaln e Hagës, ka hedhur dritë edhe mbi krimet e ushtrisë serbe në masakrën e Srebrenicës. Një zyrë e këtij fondacioni është hapur edhe në Prishtinë në vitin 1996. Qysh në fillim të viteve 1990 ajo ka dokumentuar dhe protestuar kundër krimeve serbe midis periudhës 1991 dhe 1999 duke përfshirë torturën, përdhunimin dhe vrasjet. Sipas revistës Businessweek, puna e saj nxiti urrejtje tek serbët dhe drejtuesit ushtarakë në rajon, por fitoi admirimin e shumë mbrojtësve të të drejtave njerëzore në botë. Për aktivitetin e saj humanitar Natasha Kandiq është dekoruar me shumë Çmime e Tituj Ndërkombëtarë, Në nëntor të vitit 2012 Insttuti Kosovar i Paqes i ndau Çmimin për “Paqen”. 

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA përkrah aktivisten e të drejtave të njeriut Natasha Kandiq, e cila një ditë më parë u përball me avokatin e Ratko Malldiq në pallatin e Drejtësisë në Beograd, nën akuzën për fyerje dhe shpifje në Beograd sepse mbrojti shqiptarët. Ndërkohë që sipas gazetës Telegrafi, Vuçiç ka pranuar që Radoiçiç ishte në grupin terrorist që vrau rreshterin e policisë së Kosovës në Banjske të Zveçanit. Natasha Kandiq, ka ngritur zërin për të drejtat e njeriut ndaj kirmeve serbe në Kosovë, duke sakrifikuar jetën e saj, prandaj edhe Organizata “Shpresë & Paqe” që angazhohet për të drejtat e gruas dhe fëmijëve në SHBA, vlerëson e përkrah humanisten dhe shkrimtaren Natasha Kandiq për quximin e saj dhe dëshmitë e saj të vërteta në mbrojtje të shqiptarëve për krimet serbe në Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. (h & p) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat