Mijëra polakë në Nju Jork, marshuan në paradën e 86-të vjetore të “Ditës Pulaski”

Amerika

Mijëra polakë në Nju Jork, marshuan në paradën e 86-të vjetore të “Ditës Pulaski”

Nga: Beqir Sina Më: 2 tetor 2023 Në ora: 09:14
Foto nga vendi i ngjarjes

NJU JORK - Parada e 86-të vjetore e Ditës Pulaski u mbajtë sot të dielën, (më 1 tetor 2023 ) në bulevardin rruga”Fifth Ave.” në New York City, në itinerarin shoqërues të Paradës nga rruga 46th St. deri në 57th St.

Tema e Paradës së këtij viti simbas organizatorit ishte zgjedhur : “Festimi i Polonisë dhe Amerikës në Mbrojtje të Lirisë”

Në këtë paradë që zgjati më shumë se 4 orë morën pjesë mijëra polako-amerikanë, të cilët marshuan kuq e bardhë, në rrugët e Nju Jorkut, duke përfaqësuar nxënësit e studentët polakë në shkollat e zonës, organizatat e shoqatat e këtij komuniteti dhe klubet amatore sportive, grupet folklorike të vallëzimit popullor, polak të suksesshëm dhe filantrop e biznesmen si dhe përfaqësues nga të gjitha famullitë polake të zonës së Tri-Shtetshit.

Këtë vit, përfaqësues të qeverisë polake dhe anëtarë të shquar të komunitetit polak, gjithashtu, i bënë homazhe trashëgimisë së vendit të tyre.

Përfaqësues të qeverisë polake dhe anëtarë të shquar të komunitetit polako - amerikan po ashtu parakaluan së bashku me grupet e marshuesve, duke bërë me këtë rast homazhe trashëgimisë , historisë e kulturës polake në Amerikë, ku mendohet se jetojnë e punojnë rreth 20 miljon pokak, kryesisht në Chikago, New York dhe New Jersey.

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda, tha se është i mbushur me krenari dhe nder të jashtëzakonshëm që po merrte pjesë në këtë ngjarje historike, duke shënuar herën e parë që një president polak merr pjesë në një rast kaq të rëndësishëm. Televizioni shtetror polak tha se presidenti i polonisë ndihet shumë krenar që përfaqëson kombin dhe trashëgiminë e pasur të të gjithë komunitetit polak në këtë ditë të rëndësishme.

Presidenti Andrzej Duda së bashku me Ministrin e Kulturës, Piotr Glińśki, iishin edhe “Grand Marshall” si të ftuar nderi, nga Polonia ndërsa morën pjesë edhe në Meshën e së Dielës në Katedralen e Shën Patrikut , në zemër të qytetit të Nju Jorkut, dhe më pas iu bashkuan marshuesve në Avenue 5 në krye të paradës në 5 Ave. nga Rrugët 46th St. deri në 57th St., së bashku me autoritetet e Nju Jorkut, kryetari i bashkisë dhe senatori Chuk Schumer.

Një ditë para oaradës të shtunën, Ministri i Kulturës i Polonisë së bashku me ambasadorin e republikës së Polonisë në Washington, morën pjesë në ngritjen ceremoniale të flamurit polak në Bowling Green në qendër të distriktit financiar në Manhattan si pjesë e përurimit të Muajit të Trashëgimisë Polake në SHBA.

Gjatë fjalës së tij, Gliński , theksoi rëndësinë e komunitetit polak dhe kontributin e tij në rifitimin e pavarësisë së Polonisë.Ministri i bëri thirrje diasporës polake që të forcojë aleancën me Amerikën dhe të ndihmojë në “ruajtjen e kursit aktual të vendit të tyre drejt sovranitetit”.

Ndërsa, Presidenti Andrzej Duda, nga ana tjetër, tha para gazetarve në hyrje të paradës duke folur për një intervistë për kanalin ndërkombëtar të televizionit polak, TVP Polonia, “se polakët në Shtetet e Bashkuara kujdesen për zhvillimin e vetëdijes historike kombëtare. Presidenti theksoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara në politikën historike të përgjegjshme do të promovojë historinë polake në Amerikë.”

Parada Pulaski është një nga paradat etnike më të vjetra dhe më të mëdha në NYC.

Që nga viti 1937, komuniteti polako-amerikan i Nju Jorkut ka nderuar gjeneralin Casimir Pulaski, një aristokrat polak dhe hero të Luftës Revolucionare Amerikane. 

Parada mbahet çdo vit të dielën e parë të tetorit dhe përkon ngushtë me 11 tetorin, Ditën e Përkujtimit të Gjeneralit Pulaski, një kremtim kombëtar i vdekjes së tij në Rrethimin e Savanës.

Për polako-amerikanët, kjo paradë është më shumë se thjesht një procesion; është një simbol i unitetit, trashëgimisë dhe krenarisë kulturore.

Në fund të paradës në segmetein mes 56th St. dhe 57 th. St. ishin vendosur një grup i komunitetit kinez, të cilët mbanin flamujt amerikan dhe flamujt e fushatës së Presidentit Donald Trump, ndërsa, në një strishe të madhe ata kishin shkruar : “ Kinezo - Amerikanët “luftojnë” për Presidentin Trump”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat