Senati miratoi, një diplomat i ri për Europën në Departamentin e Shtetit

Amerika

Senati miratoi, një diplomat i ri për Europën në Departamentin e Shtetit

Nga: Beqir Sina Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:32
James C. O’Brein

Vota në Senat për James C. O’Brein shënon edhe mbarimin e mandatit si zëvendësuese në këtë post të diplomates Yuri Kim, ish-Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri

WASHINGTON D.C.: Senati Amerikan me një votim 67 pro dhe 31 kundër miraton më në fund emërimin e James O’Brien si Ndihmës-Sekretar të Shtetit (Për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike).

O’Brien që ka shërbyer dikur si ndihmës i afërt dhe këshilltar i ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright është nga njohësit më të mirë të rajonit të Ballkanit në Departamentin e Shtetit.

Duke pasur në vemendje gjithmonë të kaluarën e diplomatit O’Brrein me Ballkanin perendimor, përkatësisht cështjen e Kosovës komuniteti shqiptar shpresonë që nën drejtimin e tij do të ketë ndryshime në punën në mos përbërjen e ekipit të diplomatëve që merren me Ballkanin. 

Zyrtarja që ka mbajtur këtë post përpara tij, Karen Donfried, nuk ka pasur shumë njohuri të drejtpërdrejtë për këtë hapësirë gjeopolitike.

Vota në Senat për James C. O’Brein shënon edhe mbarimin e mandatit si zëvendësuese në këtë post të diplomates Yuri Kim, ish-Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri

Kush është O’Brien

Në biografinë e zotit James C. O’Brien, mësojm se ai në profesion është një avokat dhe diplomat amerikan që ka shërbyer për më shumë se tre dekada në diplomacinë e qeverisë amerikane.

O’Brien e ka filluar karrjerën e tij diplomatike duke shërbyer më parë në Departamentin e Shtetit, duke filluar me postin e tij si avokat-këshilltar në vitin 1989, ndryshimet e mëdha në kampin socialist të Ballkanit.

Më vonë, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm presidencial për Ballkanin, me përgjegjësi për politikën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së në këtë zonë.

Përveç kësaj, z. O’Brien ka vepruar edhe si Zëvendës Drejtor i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit dhe si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Madeleine Albright.

Nga këto pozicione, ai ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje; dhe udhëzoi mbështetjen e SHBA-së për Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila ndihmoi në sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Më tej, ai finalizoi marrëveshjet për të kontrolluar armët e shkatërrimit në masë në ish-Bashkimin Sovjetik.

O’Brien negocioi gjithashtu marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për bashkëpunim shkencor me Kinën; promovoi rregullore të shëndosha mjedisore të tregtisë ndërkombëtare për materialet e rrezikshme dhe të riciklueshme; dhe punoi për t’i bërë partneritetet publike-private dhe përgjegjësinë sociale të korporatave një element qendror në politikën e jashtme amerikane.

O’Brien mban një diplomë B.A. nga Kolegji Macalester në St. Paul, Minesota, një diplomë master nga Universiteti i Pittsburgh dhe një J.D. nga Shkolla Juridike Yale.

James C. O’Brien aktualisht është me gradën më të lart si Ambasador, në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, dhe ka shërbyer në tre administrata amerikane në Departamentin e Shtetit, ndersa emrimin më të lart në karier e arriti si i dërguari special presidencial për pengjet amerikane.

O’Brein është një ish-diplomat karriere i Departamentit të Shtetit është dhe fitues i çmimeve të shumta për performancën diplomatike që nga viti 1989 deri në 2001, ku ai shërbeu si Këshilltar i Lartë i ish-Sekretares Madeleine Albright, dhe Zëvendës Drejtor kryesor i Planifikimit të Politikave dhe i Dërguar Presidencial për Ballkanin, në administratën e presidentit Clinton.

Ai drejtoi një program të madh dhe të suksesshëm sanksionesh dhe këshilloi për një sërë çështjesh, duke përfshirë negociatat e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore dhe mjedisore, tranzicionin post-sovjetik të Rusisë dhe Ukrainës, si dhe iniciativat për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat përgjegjës për krimet e luftës, përfshirë ata në ish Jugosllavi.

Pas largimit nga qeveria, në administratën e Obamës, ai ishte personi Kryesor dhe Zëvendës Kryetar i firmës Albright Stonebridge Group, një firmë ndërkombëtare këshilluese, sidomos për çështjet diplomatike firmë e themeluar nga ish sekretarja e shtetit Medeline Albight.

Lidhur me Ballkanin ai ka punuar në Deapartamentin e Shtetit kur ndodhën ndryshimet e mëdha në rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, dhe shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në vitin 1992, James C. O’Brien ishte një punonjës i ri që punonte në zyrën e Këshilltarit Ligjor pak të njohur në Departamentin e Shtetit, ku dha raportet e para të shtypit amerikan, që përshkruanin mizoritë dhe spastrimin etnik në Bosnje. 

Megjithëse Ballkani nuk ishte fusha e tij dhe ai kishte qenë në atë vend për vetëm tre vjet, O’Brien u prek aq shumë nga rrëfimet sa filloi të pyeste se çfarë dinin Shtetet e Bashkuara për pretendimet për gjenocid në luftrat e ish Jugosllavisë.

I diplomuari në Fakultetit Juridik të Yale më pas filloi të lobonte për të bërë diçka për Ballkanin. “Të gjithë thanë se ishte e pamundur sepse ishte shumë e ndërlikuar,” kujton ai. “Por kuptova se vërtet duhet të bëjmë diçka.”

Por thuhet se ai me një grup të vogël punonjësish të rinj, në departamentin e shtetit, O’Brien filloi të eksploronte opsionet. Puna e tyre prodhoi idenë dhe mekanizmin për të ngritur atë që tani është Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë, një organ i mandatuar ndërkombëtarisht për të paditur dhe gjykuar ata që janë përgjegjës për të gjitha mizoritë e kryera në luftrat e ish-Jugosllavisë(Kroaci, Bosnje, Kosovë).

Për përpjekjet e tij, O’Brien, qysh kur ishte vetëm 30 vjeç, u emërua së fundmi këshilltar special i presidentit Clinton dhe sekretarit të shtetit për “promovuar” demokracinë e brishtë në Ballkan. Ai u transferua në një zyrë që e ndante vetëm një korridor nga Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright.

Ai u bë i dërguari i parë i SHBA-së që u kthye në Jugosllavi që nga rrëzimi i Slobodan Millosheviçit,në një dekade të marrëdhënieve të vështira midis Beogradit dhe Uashingtonit, ku ra të takohet me Presidentin e parë serb “post Millosheviq” Vojislav Koshtunica.

Diplomati i karrjeres James C. O’Brien, i cili ka një reputacion për “energjinë e pakufishme”që i vë në lëvizje gjërat duke bërë atë që quhet “breaking status quon”, tani nëse e miraton Seanti, mbas emrimit të presidentit Biden, ai do të detyrën merr detyrën më të “vështirë” në Departamentine Shtetit, qeverinë amerikane, për Ballkanin. Mbasi ai vjen në një nga momenetet më delikate të politikës amerikane, për Ballkanin dialogun Kosovë / Serbi, ku duhet të planifikojë se si diplomacia amerikane mund të mbështesë dhe stabilizojë demokracinë e re më të brishtë të Europës.

Ai ka thënë : “Është interesante të vizatohen paralelet, të lexosh për rënjen e “perandorive diktatoriale” dhe më pas të shohësh rënien e komunizmit, rënjen e Millosheviçit, dhe të lexosh për betejat e baballarëve themelues amerikanë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat