Edmond Smajli, piloti në SHBA, viziton Kosovën me uniformën e një piloti ushtarak i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Amerika

Edmond Smajli, piloti në SHBA, viziton Kosovën me uniformën e një piloti ushtarak i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga: Beqir Sina Më: 7 tetor 2023 Në ora: 17:09
Foto nga takimi

Në Kosovë oficieri(Pilot) i Aviacionit Ushtarak të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës – First Lieutenant në USAF. Edmond Smajli, me uniformën e një piloti ushtarak i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, u takua me Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani, dhe në Prekaz, shtëpinë e Adem Jasharit, u takua me Bac - Rifat Jasharin. Gjeneral Xhevat Gashi, dhe Dr. Naim Dedushaj, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit Global të Biznesit Shqiptar të Diasporës.

Lajmin e vizitës së Edmond Smajlit në Kosovë, nëpërmjet rrejteve sociale , Facebook, Tweeter, “X”, LinkedIn, dhe Instagram, llogarinë e tij private, e bëri babai i tij Ismet Smajli, një aktivist i njohur nga Dallasi - Teksasi, i cili publikojë dhe fotografitë e takimeve dhe vizitave të djalit të tij First Lieutenant Edmond Smaijli, piloti nga Kosova, në SHBA.

“Deri para shtatë vitesh djali jonë Edmondi, shkruan ai për çdo vit, vinte për pushime në atdhe. Ndërkohë, kësaj radhe, pas kaq vitesh, Edmondi ynë vjen në Kosovë, ndryshe nga herat tjera, tashmë si oficier (Pilot) i Aviacionit Ushtarak të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës – First Lieutenant në USAF.

Duke folur për takimin me Presidenten e Kosovës, Znj. Vjosa Osmani - Sadriu, në statusin e tij ai shkruan se akoma pa arritur në vendlindjet tona Edmondi, u mirëprit nga kryetarja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani dhe stafi i saj i mrekullushem.Pritja e oficierit të Aviacionit Ushtarak të SHBA-ve, ishte shumë e përzemërt.

“Në këtë takim te zgjatshem.Zonja Presidente shprehu kënaqësinë për pritjën e Oficerit te ri, i dëshmuar me arritjet e tija në shtetin tonë mik, ku jeton- Amerikë, të cilit i uroj shumë suksese edhe në të ardhmën. Në të njëjtën kohë, edhe Edmondi, u ndje shumë i lumtur dhe se, këto momente do mbesin edhe për shumë kohë, si frymëzim, në kujtesën e tij.”

Ndërkaq, për takimin në odën e Jasharjve, të pilotit me uniformën ushtarake, në Prekaz, Ismeti shkruan “Me Bacin Rifat!… i cili na priti jashtë dyrve te oborrit, duke thën se priste me deshir qe te takoi pilotin e ri shqiptar.”

Familja Jashari do të jetë përjetësisht frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin LAVDI!!

Vizitën në shtëpinë e Legjendës së Shqiptarisë e Adem Jasharit, kanë lënë komentetet e tyre, dhjetra persona. Njëra prej tyre, Edite Curri Osmani, la mesazhin e saj “ Sa foto te bukura, sa mesazh i mire, krenari edhe per ne nga udherrefyesi i lirisë baca Rifat me pilotin e ushtrise me te forte ne botë!”. Ndërsa, një aktivist nga SHBA, Simon Qafa , shkroi “Kombi ynë kurr ska me mbet pa burra. Brez mbas brezi”

Gjeneral Xhavit Gashi, I cili është njohur me suksesin e shqiptarve në akademinë West Point, në kohën kur ai shërbeu në ambasadën e Kosovës, në Ushington, si Atshe ushtarak, ndau sot në llogarinë e tij në Instagram setin me fotografi nga takimi me pilotin amerikan Edmond Smajli, duke lënë edhe një shënim : “Sot kam pasur nderin dhe kënaqësinë të takoj mikun tim të dashur Ismet Smaijli dhe të njihem për herë të parë me djalin e tij, tani Pilot - oficer në Aviacionin Ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, First Lieutenant Edmond Smaijli. Edmondi rrënjët i ka nga familja e cila është e njohur për punë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare nga komuniteti shqiptar në Texas. Faleminderit Edmond për shërbimin tuaj në Aviacionin Ushtarak të SHBA-ve. “

Ndërsa, ai shtonë “Jam i sigurt se me talentin, guximin dhe vendosmërinë tuaj, do të vazhdoni të na bëni krenar edhe më shumë. “

Gashi : Keep up your great job young oficer! Proud of you!

“Besoj se një ditë do t’ia shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Edmont Smajli.

Edmondi është nga Klina dhe jeton në Dallas –Texas, është djali i veprimtarit të njohur të komunitetit shqiptar në Teksas, Ismet Smajlit, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Bizneseve Shqiptare në Diasporë. Ai është pjesë e atyre hqiptarëve që vazhdojnë të jenë të suksesshëm në vendet ku studiojnë, punojnë dhe jetojnë. Këtu në SHBA, falë mundësive që të jep ky vend I bekuar ata janë bërë shembull edhe të integrimit, por edhe punës së suksesshme.

Shtatorin e vitit 2019, ai bëri betimin për në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, Universitetin Aeronautik i Embry-Riddle, në Daytona Beach– Florida, për të cilën u tha se është një shenjë dallimi dhe një ngjarje që përcakton jetën.

Sipas, një video nga ceremonia e diplomimit në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, familja Smajli nga Dallasi, njoftonte se do ta shënonte në kalendarin e saj edhe datën 23 shkurt 2019, si ditën e madhe të një gëzimi tjetër familjar për ta ndarë këtë gëzim edhe me komunitetin shqiptar në SHBA, shkruajnë mediat shqiptare.

Gjatë ceremonisë të fillimit të këtij rrugëtimi të ri, si pilot i kësaj sfide të madhe, Mondi është shprehur: “Megjithëse rrugëtimi im sapo ka filluar, dua të falënderoj Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle, që më dha këtë mundësi të artë, pa të cilën studentët si unë do ta kishin shumë të vështirë të realizonin ëndrrat e tyre”, dhe shton, se “besoj se një ditë do t’ia shpërblej këtij vendi për atë çka ka bërë për Shqipërinë, por edhe për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”.

(Arkiva - Shtator 2020) SHBA : Toger Edmond Smajli -i Klasit të 2-të, në Flotën Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara

14 Shtator 2020 “Edmond Smajli - Dita e Festimit Zyrtar të Komisionerit - Edmond Smajli Commissioned Officer Celebration Day”


Sot komuniteti Rockwall festoi një moment historik dhe, të veçantë për familjen dhe mbarë komunitetin e Bashkisë Rockwall. Edmond Smajli, një i diplomuar në Shkollën e Mesme Rockwall, dhe djali i pronarit të restorantit “Luigi's" Ismet "Mario" Smajli, u gradua si Toger i klasit të Dytë në Forcat Ushtarake Ajrore të Shteteve të Bashkuara, shkruan gazeta locale Blue Ribbon News , raporton Bota sot, nga New York.

Po simbas shtypit vendas thuhet se Edmondi u njoh për këtë arritje këtë pasdite, gjatë ceremonis zyrtare në praninën e anëtarve të familjes, Smajli, dhe zyrtarve të lart të ushtrisë dhe bashkisë, me proklamatën e dorzuar nga Gjykatësi i Qarkut Rockwall David Sweet dhe Kryetari i Bashkisë Rockwall Jim Pruitt, duke e nderuar atë edhe me datën 14 Shtator 2020 si “Edmond Smajli - Dita e Festimit Zyrtar të Komisionerit - Edmond Smajli Commissioned Officer Celebration Day”.

"Kjo është me të vërtetë një arritje e jashtëzakonshme për familjen tonë, dhe komunitetin tonë" tha babai i tij Ismet “Mario” Smajli, një activist i njohur shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

"Jam shumë krenar për tim bir. Jam shumë krenar të shoh fëmijën tim më të madh të gatshëm për t'i shërbyer këtij vendi të madh, që një ëndërr e bëri realitet. Jamë shumë i lumtur, së bashku me familjen time ,kur shohë në këtë ceremoni kaq shumë personalitete të nderuara nga komuniteti ynë, dhe Bashkia Rockwall, këtu të mbledhur së bashku sot për të festuar këtë moment të veçantë, kur djali ynë merr gradën Toger i  klasit të Dytë në Flotën Ushtarake Ajrore të SHBA ”, citohet të ketë thënë Ismet “Mario” Smajli.

Edmondi, u rrit në Rockwall dhe u diplomua në Shkollën e Mesme Rockwall RHS në 2015. Pas shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet e larta, duke u diplomuar me një diplomë Bachelor në Aeronautikë nga Universiteti Aeronautik i Embry-Riddle në Daytona Beach, Florida. Atje ai fitoi vlerësimin e instrumentit të tij dhe grumbulloi më shumë orë kohë fluturimi, duke u diplomuar nga Embry-Riddle në maj të vitit 2020.

Edmondi, është gjithashtu një i diplomuar i Akademisë së Forcës Ajrore ROTC Detachment 157, dhe u diplomua në pjesën e tretë të lartë të Fluturimit të Uiski, si dhe në kampin total. Në Mars 2018, ai fitoi një të drejtën pilot dhe në Maj 2021, ai do të marrë pjesë në Trajnimin Pilot të Universitetit në Randolph, Texas në Bazën e Përbashkët të San Antonios.

“Gjëja më e mirë që do të ndaj me të gjithë sot!”, Ismet “Mario” Smajli,  “është, se sot, djali im Edmond Smajli i diplomuari në Shkollën e Mesme Rockwall, merr Gradën Toger i klasit 2-të në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Togeri Smajli u pranua në programin pilot të FA, dhe do të hyjë historinë e shqiptarve të Amerikës, kur për herë të parë kemi një djalë të ri Pilot të Forvace Ajrore të Shteteve të Bashkuara, një Amerikano-Shqiptar! që ishte duke ndjekur një kriter zyrtar, ku vetëm 3 nga çdo 1000 aplikantë pranohen në këtë program”.

Ajo që e bën me krenar Toger Smajlin dhe familjen, e mbarë komunitetin është se dita e sotme u shpall një ditë zyrtare e kremtimit me Gradën Toger i klasit 2-të në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, të Edmon Smajlit,  nga Gjykatësi i Qarkut Rockwall dhe Kryetari i Bashkisë së Rockwall në shpalljen zyrtare.

Ky është momenti më i bukur i kësaj Bashkie, dhe komunitetit, që shpresojnë se çdo Rockwallian të bashkohet me ne për të shprehur krenarinë dhe mirënjohjen tonë të përzemërt ndërsa Toger Edmond Smajli vazhdon rrugën e tij drejt “uljes” në karrigen e kabinës së avionit luftarak të Shteteve të Bashkuara.

Edmondi, do të jetë neser duke fluturuar me avionin luftarak më të përparuar të fluturakve modern ushtarak, si një pjesë e Forcave Ajrore  Amerikane, nga më të mëdhat në planet, dhe që përfaqëson vendin më të madh në planet, si një bir nga qyteti më i madh brenda shtetit më të madh.

Kjo është një punë e madhe.

Mirëpo thuhet se asnjë nga këto nuk do të ishte kurrë e mundur nëse Ismet “Mario” Smajli, nuk do të kishte ikur nga Kosova dhe të mbërrinte në SHBA në  vitin 1988. Restoranti i tij “Luigis” është një element kryesor i kulturës së komunitetit të Rockwall dhe një histori e vërtetë e suksesit të ëndrrave amerikane, që kthehen në realitet.

“Pra, këtu është një histori edhe më e madhe, dhe është një histori amerikane, me të cilën të gjithë mund të jemi krenar. E gjitha është e lidhur me këtë ditë që të gjithëve na bën krenar” tha Kryetari i Bashkisë Rockwall Jim Pruitt, duke shtuar se:

“Unë kurrë nuk e kam parë Marion (Ismetin) më krenar dhe më të lumtur sesa ishte sot. Ishte thjesht një moment i jashtë -zakonshëm, emocional që të isha në këtë ceremony. Djali i tij Edmondi është një brez i ri i Shqiptar Amerikan dhe tani do të kontribojë në rradhët e Foracve Ajrore Ushtarake të SHBA,  në mbrojtjen e vendit tonë dhe aleatëve tanë nga kërcënimet që i vijnë”.

E mahnitshme!

Më në fund Kryetari i Bashkisë Rockwall Jim Pruitt,, citohet të ketë thënë në këtë ceremony: ”Unë mendoj se mund të flas me siguri për secilin prej nesh ,duke thënë se ne si një komunitet jemi jashtëzakonisht krenarë që po dërgojmë një pilot të ri luftëtar në trajnim dhe se ne i duam dhe mbështesim pronarët e bizneseve tona të vogla dhe familjet e tyre në çdo mënyrë që të mundemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat