Policja shqiptare në ShBA: As në market nuk shkoj pa armë me vete

Amerika

Policja shqiptare në ShBA: As në market nuk shkoj pa armë me vete

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur dje në SHBA.

Një sulm me armë zjarri brenda një salle lojërash dhe një restoranti ka lënë të vrarë 22 persona dhe mbi 60 të tjerë të plagosur.

Siç raportojnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në Lewiston, Maine. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë dhe të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk është kapur.

Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit.

Erida Caudill në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se në SHBA as në market apo dyqane nuk lëviz pa armë.

Mes tjerash theksoi se kjo gjë nuk ndodh me familjarët e saj, pasi ata nuk e mbajnë armën.

“Unë nuk shkoj as për të blerë ushqime as për një lojë futbolli pa armë. Shqiptarët e tjerë nuk e marrin armën me vete. Në Shqipëri nuk e mbaj armën”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat