“Bab” Tahiri i Kosovës: (Tahir Curran Kërrnaja) 21 - vjetori i vdekjes - Në kujtim të një legjende të diasporës shqiptare në Amerikë

Amerika

“Bab” Tahiri i Kosovës: (Tahir Curran Kërrnaja) 21 - vjetori i vdekjes - Në kujtim të një legjende të diasporës shqiptare në Amerikë

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 29 tetor 2023 Në ora: 17:51
Nga nji foto ne demonstraten e Detroitit ,1985

Shkas për të përkujtuar këtë figurë të diasporës shqiptare, në SHBA, është bërë sot rrjeti social Facebook, i cili në memorien e tij, po na bën të mos harrojmë disa ngjarje nga më të rëndësishmet të jetës tonë të përditshme. Në "Facebook, se your memories", llogarinë personale(sina beqir), fejsbuku, përcillte sot një fotografi me Babë Tahirin, e bërë ajo para dyerve të Vatrës, (kohë ajo kur na ishte një Vatër shqiptarësh në Amerikë) , në qershor 1999, ditën kur vatranë, patriot, atdhetar, nacionalistët shqiptar, antikomunistët ish të arratisurit, u mblodhën për të festuar lirinë e Kosovës, ashtu si e kishin traditë ata të mblidheshin në shtëpinë e Vatrës në Bronx - New York.

Tahir Curran Kerrnaja, ose si e njohën shqiptarët e Amerikës, “Bab’ Tahiri i Kosovës, kujtohet edhe sot nga nacionalistët e patriotët dhe nuk harrohet asnjëherë në Amerikë. Babë Tahiri, i cili vdiq 5 shtator, dhjetë ditë më pas me ndihmën e miqve të tij në SHBA, që mbuluan shpenzimet u varros në varrezat e qytetit në Prishtinë në lagjen Dragodan. Ndërsa, një grup i patriotëve dhe atdhetarëve, ish të arratisurve - antikomunist të përbetuar, anëtar të Vatrës, përfaqësues nga partitë e organizata nacionaliste në SHBA, shkuan në Kosovë, në varrimin e atdhetarit, veprimtarit dhe patriotit të madh Tahir Curran Kërrnaja, i cili gjatë gjithë jetës së tij me një vullnet të pashoq dhe prej guximtari u përkushtua dhe punoi për çështjen shqiptare.

Për aktivitetin e Babë Tahirit, ka shkruar gjerësisht gazeta shqiptaro amerikane Illyria, në Nju Jork, teksa vend të posaçëm zë në librin "Shqiptarët e Amerikës" të botuesit Vehbi Bajrami. Tahir Kërnaja, i njohur nga shqiptarët si “Babë Tahiri”, ose njeriu i demonstratave në Shtetet e Bashkuara për Kosovën dhe të drejtat e tyre në trojet etnike, është dhe figurë qendrore e librit :” KOSOVO Path to Freedom – KOSOVA: Rruga e Lirisë ” i autorit Sergio Bitiçi.

Image
Shtëpia e tij ku ka lindur në Kerrnaje, Tropojë

Një serë shkrimesh mbi jetën dhe aktivitetin e Tahir Curran Kerrnajes, janë bërë nga studiues, shkrimtar, gazetar dhe aktivist e bashkëluftëtar të "Babë Tahirit", në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë profesor Sami Repishtin, studiuesin Idriz Lamaj, Frank Shkreli, ish - drejtor i VOA ( Zërit të Amerikes) , për Euro Azinë, dhe shkrimtarin Rexhep Dedushaj, e tjerë.

Një nga miqtw më të afërt zoti Sergio Bitiçi, me foto dhe pikturat vepër e tij, e kujtojë Tahir Kërnajën në 20 vjetorin e vdekjes, me një titull që ai shkruante se: " Asht titulli që përdorte Tahiri, si refren për shumë shkrime që kemi shkrua për shumë viktima të komunizmit e heronj të kombit."

"Sot asht 20 Vjetori i varrimit të Tahir Kerrnajës në Prishtinë, do të shkruante një vit më parë z, Bitiçi, "Tahir Kerrnaja: "Jam ushtar i thjeshtë i Shqipnisë Etnike."

Më tej zoti Bitiçi, shkruante se : "Kur vizitova Antonio Belluscin (2011),në Frascineto (Frasnitë),Calabria pata nderin me shkrue nji koment në librin e Bibliotekës Bellusci ku "shfaqa vetëm një fraksion të ndjenjave për Papas Antonio Bellusci si patriot dhe punëtor i zellshëm për kombin. Ndoshta ka qenë De Rada, por në jetën time kam vetëm Tahir Kerrnajën, i cili po ashtu ka punua vetëm për interesin e drejtë të kombit. Bellusci me dedikimet e veprat e tij ka pasuruar kulturën e historisë tonë kombëtare."

Image
Tahir Curran Kërrnaja

Në ndërkohë që në fund të shkrimit të tij zoti Sergio Biitiçi, bëhet fjalë për 20 vjetorin e vdekjes (5 shtator 2020) thotë : "Tahir Kerrnaja asht nismëtari the themeluesi i këtij aktiviteti patriotik, që meriton plotësisht vendin e tij në historinë e Shqipnisë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat