Tubim për Paqen

Amerika

Tubim për Paqen

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Pak ditë më parë në një nga sallat prestigjose të OKB-së në New York, u mbajt Tubimi i Paqes, i cili shërben për të promovuar sigurinë globale të paqes, duke i kushtuar më shumë vemendje agjendës së paqes dhe sigurisë për gratë bazuar në rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurimit që përkujtohet çdo vit nga OKB.

Tubimi i Paqes shënoi 23 vjetorin e rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi paqen, barazinë gjinore, sigurinë dhe fuqizimin e grave.

Duke synuar kështu rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e rezolutës dhe ndikimin e saj për paqen dhe sigurinë globale. Për më tepër ky takim do të ofronte një platformë për zërat ndryshe duke i bashkuar në një thirrje për veprim kolektiv, drejt një bote më paqësore dhe gjithëpërfshirëse gjinore.

"Together, we can make a difference".

Përkujtimi i kësaj rezolute paraqet një mundësi reflektimi mbi punën e deritanishme dhe përparimit që duhet bërë akoma për të arritur barazinë gjinore, pasi të gjithë së bashku mund të bëjmë ndryshimin. Riorganizimi i kësaj rezolute të rëndësishme synon nxitjen për të vepruar dhe fuqizuar gratë që të marrin një rol aktiv në ndërtimin e një bote paqësore dhe të sigurtë. Ftesë për pjesëmarrje për këtë tubim pati edhe Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" në New York. Në përmbajtje të rezolutës flitet edhe për ndikimin e grave udhëheqëse në parandalimin dhe zgjidhjen e koflikteve të armatosura. Këtu mund të themi se edhe misioni i organizatës tonë i thotë Stop armëve, jemi kundër dhunës, kundër luftës e pro Paqes.

Si femra shqiptare që jetojmë e punojmë në SHBA, na shqetëson fakti se akoma nuk janë njohur botërisht masakrat e përdhunimet gjatë luftës në Kosovë edhe ndaj grave dhe vajzave nga makineria serbe. Si dhe ngjarjet e rënda që po ndodhin në familjet shqiptare, ku burri godet e vret gruan apo bashkëjetuesen në sy të fëmijëve të mitur, sikur ta ketë pronë e skllave të tij. Ligjet duhen parë e forcuar si në Shqipëri e Kosovë, për një jetë të qetë, në paqe e të sigurtë për nënat, gratë e fëmijët e pafajshëm, proçes që kërkon edhe ndërgjegjësimin e shoqërisë civile. Këto Ligje të zbatohen e kriminelët të marrin dënimin që u takon. h&p

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat