Avokati amerikan flet me shifra, zbulon sa i kushton shqiptarëve “ëndrra amerikane”

Amerika

Avokati amerikan flet me shifra, zbulon sa i kushton shqiptarëve “ëndrra amerikane”

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 10:08
Gary Yerman

Avokati Gary Yerman ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians” ku ka treguar se sa mund t’i kushtojë një shqiptari, “ëndrra amerikane”.

Ai tha se një shqiptar i cili do të fillojë këtë proces dokummentash do duhet të paguajë dikur te 8-20 mijë dollarë për avokatin.

“Nëse vini këtu me një vizë turistike dhe jeni duke kërkuar për një punëdhënës dhe doni të nisni këtë proces, kostoja për një avokat dhe tarifat e aplikimit variojnë nga 8000 dollarë deri në 20.000 dollarë mesatarisht.

Ky është një proces me tre hapa dhe shumica e avokatëve ju lejon të paguani me këste. Ju bëni një pagesë fillestare për të nisur procesin. Ndoshta pas një viti në fazën e dytë, ju duhet të bëni pagesën e dytë”,-tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat