Të dielën (5 nëntor) ndërrohet ora dhe akrepat lëvizin nga e "prapa" 60 minuta

Amerika

Të dielën (5 nëntor) ndërrohet ora dhe akrepat lëvizin nga e "prapa" 60 minuta

Nga: Beqir Sina Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

E diela e parë e këtij muaji (5 nëntor 2023) shënon ndryshimin e orës në të ashtuquajturën “Ora diellore”. Kështu që akrepat do të i lëvizim 60 minuta mbrapa në orën dy të mesnatës, dhe vendosjen e tyre në orën 1 të pasmesnatës.

Lindja dhe perëndimi i diellit do të jenë rreth 1 orë më herët më 5 nëntor 2023 se një ditë më parë. Në mëngjes thuhet se do të ketë më shumë dritë.

 Kjo lëvizje e akrepave bëhet dy herë në vjet në pranver në “ orën verore” dhe në vjesht në orën dimërore. Në të dy rastet bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit. Si pasojë, nata do të jetë më e gjatë dhe dita më e shkurtër, në këto pesë muaj dimri.

Ora dimërore do të zgjasë deri të dielën e parafundit të muajit mars 2024, kur akrepat do të kthehen në atë që thirret tashmë ora verore.

Vendimi për ndryshimin e orës, i cili quhet quhet gjithashtu Fall Back dhe Winter Time, u mor në vitin 1966 me synim minimizimin e konsumimit të energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e energjisë diellore.

Ora e diellore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shumica e Shteteve të Bashkuara respektojnë kohën e diellore, praktikën e vendosjes së orës me një orë përpara në pranverë dhe një orë prapa në vjesht

Pra; kur ka ditë më të gjatë gjatë ditës, në mënyrë që mbrëmjet të kenë më shumë dritë dite dhe mëngjeset të kenë më pak. 

Përjashtimet në ndryshimin e akrepave për të u përshtatur me orën dielllore përfshijnë disa shtete : Arizonën (me përjashtim të Navajove, të cilët respektojnë kohën e kursimit të ditës në komunitetin Navajo), Hawaii, dhe territoret jashtë SHBA atë të Samoa Amerikane, Guam, Ishujt Mariana Veriore, Porto Riko dhe Ishujt e Virgin , janë shtete që nuk e ndryshojnë orën me lëvizjen para  ose prapa.

Akti i ashtuquajturvUniform Time i vitit 1966 krijoi sistemin e orës uniforme të ditës në të gjithë SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat