Edita Shkreli, gjyqtarja e parë shqiptare në New York

Amerika

Edita Shkreli, gjyqtarja e parë shqiptare në New York

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 11:29
Edita Shkreli

Shqiptarja Edita Shkreli, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur gjyqtare në New York, Gjykata Civile në Bronx.

Shkreli ka punuar fillimisht si avokate, ndërsa tashmë është bërë gjyqtarja e parë shqiptare në New York.

Që më shumë se tetë vjet ajo punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains, kryesisht lidhur me rastet komerciale, të divorceve dhe të tjera.

Edita është edhe pedagoge në New York Law School, që nga viti 2019.

Ajo është me prejardhje nga Shkodra por jeton në Amerikë qysh prej moshës 13-vjeçare, kur familja e saj kishte migruar atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat