SHBA/ Historike: Pesë shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale në New York dhe New Jersey

Amerika

SHBA/ Historike: Pesë shqiptarë fitojnë në zgjedhjet e përgjithshme speciale në New York dhe New Jersey

Nga: Beqir Sina Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 15:26
Violeta Berishaj

NEW YORK/ NEW JERSEY: Zgjedhjet e përgjithshme speciale në SHBA/Nju-Jork dhe Nju-Xhersi, kan përfunduar, ndërkohë që pesë shqiptarë kanë fituar duke bërë histori në emigracionin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zgjedhjet e fituara vetëm në New York dhe New Jersey, nga 5 kandidatët shqiptaro amerikan janë Ditë të mira për mbarë komunitetin shqiptar në SHBA.

Fitorja e këtyre pesë shqiptarve vetëm në zonën e Tri-Shteshit, portretizimin e të cilëve kemi në plan në vijim, e fillojmë me Violeta Berisha, kryetare e minibashkisë Fairview në New Jersey.

Violeta Berisha është nga Puka, (e lindur në Itali) tregon ish-gazetari i Zërit të Amerikës, Gjek Gjonleka, por megjithëse është e lindur në Itali dhe e rritur në Amerik, shkollën për mësuar shqip e mori nga prindërit shqiptar, që e mësuan atë të flasë në shtêpi vetëm shqip.

Ngaqë e njifte mirë këtë familje, Gjonleka, kujtojë është arratisur nga Shqipëria, në kohën e sundimit komunist, për arsye që tashmë dihen. 

Babai i saj si pjestar i njërës prej atyre mijëra famijeve shqiptare - anti komuniste, të cilat ngase nuk e duronin dotë, dhe, nuk mund të pajtoheshin kurrësesi me regjimin komunist të vendosur në Shqipëri, pas Luftës së Dytë Botërore, u arratisën dhe u vendosën,  këtu në SHBA. Familja Berisha, pas arratisjes nga Shqipëria u vendosën në Kosovë, dhe më pas kaluan si emigrant në Itali, Belgjik, derisa në 1980, erdhën në SHBA, ka thënë Gjonleka.

Ndërsa, ka folur për familjen e saj, Gjonlekaj ka thënë se nëna e Violetës, është nga Malësia, fisi Camaj: “ Babai i saj Mili Camaj, ishte një puntor i rregullt, në vendlindje, i cili vidq heret nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërsa, ajo vet vazhdoi jetën , duke punuar, edukuar e shkolluar fëmijët e saj, deri sa arritën në suksese. 

Demokratja Violeta Berishaj duke u shpallur fituese në zgjedhjet e përgjithshne në New Jersey, të martën më 7 nëntor 2023, ka hyrë në historinë e minibashkisë Fairview si gruaja e parë pas 129 vjetëve, që zgjidhet kryetare bashkie, dhe, në historinë e diasporës shqiptare, si shqiptarja e parë femër në Amerikë, që zgjidhet kryetare një bashkie.

Ish-anëtareja e Këshillit Bashkiak të bashkisë së qytetit Fairview, qytet i vogël ky me 10 mijë banorë dhe me një buxhet vjetor 22 miljon dollar u shpall fituese, të martën mbasi kandidati republikan u tërhoq nga gara , dhe emri i tij u fshi nga lista e kandidatve.

Berisha, përballjen më të fortë e kishte katër muaj më parë, në primaret e partisë demokrate në qershor. Pikërisht kur ajo mundi të fitojë brenda partisë së saj, me një tjetër ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, duke pasuar kështu ish kryetarin me mandat të kufizuar Vincent A. Bellucci, i cili për arsye moshe u tërhoq bashkia duke ja lëshuar vendin e tij kandidatëve të tjer.

Ajo kandidoi gjatë zgjedhjeve paraprake dhe të përgjithshme si një kandidate e moderuar, duke e fokusuar pjesën më të madhe të kandidaturës së saj në përpjekjet e saj për të rritur mirëqenjen e qytetarve, trajtimin e sigurisë , krimit dhe arsimit.

Violeta Berisha, është “fjalë për fjalë” si thotë populli “një në njëqind vjet” pasi u zgjodh kryebashkiakja e parë femër e qytetit Fierview në Nju Xhersi.

Shtypi lokal zgjedhjen e Violeta Berishës e quajti një votim historik, zgjedhjen e saj për kryebashkiake , një gruaja e parë e zgjedhur në këtë detyrë në këtë bashki.

Berisha ka bërë thirrje gjatë fushatës për rritjen e fondeve për punësimin e më shumë qytetarve, mirqenjen , arsimin sigurinë dhe zhvillimin e qytetit.

 Violeta Berisha, mbajti një fjalim rasti, në natën e fitores, një fjalim ky entusiast që u pëlqye shumë dhe u duartrokit disa herë nga të pranishmit dhe nga vet ish kryetari i bashkisë Belluci, si dhe bashkëpuntorët e saj që e ndoqën me vëmendje fjalimin “energjikë”.

Gjatë fjalimit Violeta Berisha, tha se ajo shërbeu në këtë bashki për mandatin e kaluar si këshilltare me nder dhe përgjegjësi të lart, duke premtuar se : "Unë vetëm mund të shpresoj të vazhdoj punën e mirë që kemi bërë së bashku me kyetarin parardhës, dhë këshillin bashkiak . Përkatësisht, atë që kemi bërë përgjatë viteve në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview, duke vazhduar me ngritjen e standarteve të jetës së qytetarëve dhe në shërbimin e tyre,si në shëndetësi, arsimim dhe sigurinë e qetësinë në këtë bashki.”

Violeta Berisha është një shqiptaro amerikane  e pashembëlltë. Një kryetare bashkie që nuk do t'i harrojë kurrë rrënjët e saj të thella, nga vendi i shqipeve Shqipëria(Puka). Gjë që Berisha, nuk e la pa permendur edhe në fillim të fjalimit të fitores, të martën mbrëma dhe në një pronocim të posaqëm për tekevizionin tonë , dhe  të fotografive në natën e fitores me shqiptarët dhe flamurin shqiptar, para gazetarve dhe kamerave amerikane.

Duke folur për Bota sot ajo tha se: “ Sot, është një ditë historike për komunitetin shqiptar, që jeton e punon në bashkinë tonë, por duke iu bashkëngjitë me fitoret e tjera, edhe për të gjithë diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Ndërsa ajo po ju drejtohej përkrahësve të saj, amerikan dhe shqiptar, në fjalimin tipik elekoral në SHBA, ju drejtua grupit të shqiptarve që mbanin me flamurin kuq e zi, : “Vëllezër dhe motra shqiptarë , jam jashtëzakonisht krenare që mbaj statusin tim si shqiptaro amerikane, dhe u zgjodha për kryetare bashkie”

Berisha më pas vazhdojë duke ju drejtuar të gjithë mbështetsve të saj duke vlerësuar dhe faleminderua ata për kontributin e tyre. Ndihmën në mbështjen që i dhanë asaj të bëhet krytare bashkie, duke thënë se nuk e dinte se ku do të ishte pa atë mbështetjen e atyre që i dhanë gjatë kësaj fushate: 

“Vërshimin e mbështetjes dhe dashurisë që më keni dhënë gjatë kësaj fushate, fushatës së pakontestueshme që është vërtet përulëse dhe zemërgjerë të shohësh për atë që kemi arritur. “ tha ajo.

Ne treguam se kemi një nga komunitetet më të mirë përreth neshë. Unë do të doja të them faleminderit gjithë komunitetit dhe atyre që më mbështeten por edhe atyre që nuk më mbështeten .

Për fitoren time  me këtë rast dëshirojë të faleminderojë dhe familjen dhe prindërit e mi,  ish kryetarin e bashkisë dhe këshilltarët e zgjudhur.

Duke folur për kryetarin që u “vetë pensionua” duke i hapur rrugën të tjerve Violeta Berisha tha se : “Është e vështirë për çdo lider të largohet nga ky pozicion, veçanërisht ai që ka qenë pjesë udhëheqese e këtij komuniteti për kaq shumë kohë, duke e lënë këtë qytet të fortë dhe të gatshëm për arritje të reja .”

Unë shpresoj që me stafin tim  si kryetare bashkie dhe këshillin bashkiak të mund ta bëjmë qytetin tonë, bashkinë banorve të Fairview, një bashki nga më të mirat për të jetuar në New Jersey.

Ajo tha se puna e saj në krye të bashkisë patjetër që do të reflektojë në mënyrat se si bashkia dhe këshilli bashkiak e ka mbikëqyrur këtë qytet dhe do ta mbikqyrë në këtë mandat katër vjecar.

Ndërkohë, që përcolli faleminderime për këshilltarët Steve, dhe kolegëve të tij, të këshillit, Russell dhe John, për ndihmën gjatë gjithë kësaj fushate. dhe fitoren e tyre.

“Unë jam gati të punoj me ju të gjithë për të siguruar një të ardhme më të bukur për Fairview. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm këtu dhe jam krenare që jam kryebashkiake e juaj, duke ju siguruar që ne do të kemi një rritje të madhe këtë vit.”

Në një intervistë për gazetën lokale Daily Voice , Violeta Berisha ka thënë : 

1. Çfarë ju bëri të vendosni të kandidoni?

Doja të kisha një zë të “lartë” dhe të isha pjesë e përmirësimit të qytetit tim.

2. Cila ka qenë arritja juaj më e madhe? 

Së bashku me kryetarin dhe këshillin aktual kam punuar për të mos siguruar rritje të taksave bashkiake për 3 nga 4 vitet e fundit dhe kam krijuar një suficit të lartë rekord komunal. Kam ndihmuar në sigurimin e granteve për përmirësimin e parqeve dhe gjithashtu një përmirësim krejt të ri të pamjes së rrugëve në rrugën kryesore të Fairview Anderson Avenue) - faza e fundit që fillon së shpejti me pak kosto për taksapaguesit. Kam punuar gjithashtu me zyrtarë të shkollës për të ndërtuar një shkollë të mesme të re moderne në përpjekje për të reduktuar  madhësive të klasave.

3. Cila ka qenë pjesa juaj e preferuar e fushatës? 

Më pëlqen të bëj fushatë dhe të dëgjoj shqetësimet e banorëve. Unë punoj për t'iu përgjigjur me zgjidhje sa me te shpejte

4. Si mund të ndihmojë zgjedhja e juaj? 

Zgjedhja ime për kryetare bashkie është për të ndihmuar në nxjerrjen e mesazhit tonë që dhamë gajtë fushatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat