Përgënjeshtrim!

Amerika

Përgënjeshtrim!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 nëntor 2023 Në ora: 20:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc.  në New York, në faqen e saj të interrnetit në Facebook, ka bërë Përgënjështrim të deklaratës së atyre që i quan të vetëshpallurëve “Bordi i drejtoreve” të SHSHA “Skenderbej” Inc.

Në mënyrë të detajuar në 12 pika kryesia e kësaj shoqate ka bërë “Përgënjeshtrimin” të cilin ja ka drejtuar Kozeta Zylos , si autore thotë Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc.  në New York, e dekleratës  në datën 3 Nëntor 2023, botuar në gazetën Dielli nga editori i saj Sokol Paja . 

Ky është përgënjeshtrimi i plotë : 

1. Përgënjështrimi: Me datën 3 Nëntor 2023, Kozeta Zylo në FB e saj, ka postuar një deklaratë në emër të Shoqatës Shqiptaro -Amerikane “Skenderbej” Inc.”, e cila hedh baltë dhe akuza të rreme mbi Presidentin e Shoqatës Shqiptaro- Amerikane “Skenderbej” Inc. Deklarata është firmosur nga një grupi i vetëshpallur si “Bordi I drejtorëve”, dhe përbëhej nga dy persona, Bashkim Shehu dhe Mark Qehaja, të cilët nuk kanë asnjë kompetencë apo funksion në shoqatë. Faton Zogiani si person i tretë, nuk ka ekzistur as në listën e anëtarësisë së shoqatës. Ai kishte dhënë dorëheqjen, më 1 Dhjetor 2021, pa revokim. Vetëshpallja e “drejtoreve” bie në kundërshtim të plotë me statusin (By Laws) të shoqatës, dhe nuk ka asnjë bazë ligjore.

Përmbajtja e deklaratës, është një shpifje, disinformim i anëtarësisë, komunitetit dhe publikut, në tërësi. Ai është një provokim dashakeqës që i bëhet institucionit të shoqatës tonë, dhe ka qellim të përçarës të anëtarësisë së saj. Anëtarët e shoqatës nuk janë pjesë e atij grupimi të paligjeshëm, të ashtuquajtur “drejtore”. “Bordi i drejtorëve”nuk ka asnjë lidhje me Shoqaten Shqiptaro -Amerikane Skenderbej” Inc. Shoqata drejtohet nga Presidenti i saj z. Imer Lacaj , i zgjedhur me parimin një anëtar një vote, që me 3 Prill të vitit 2022. Ai ka punuar me përkushtim dhe devoteshmëri për të realizuar misionin e saj, dhe me një përfaqësim dinjitoz në komunitetin shqiptar. Aktivitetet e larmishme si patriotike, kulturore dhe sportive që janë organizuar nën drejtimin e z. Imer Lacaj, të kryesisë së shoqatës dhe me pjesëmarrjen e anëtarëve të saj, kanë ngritur prestigjin e shoqatës në një nivel të merituar, më shumë se më asnjëherë më parë. Kështu, janë organizuar rreth 30 aktivitete gjatë vitit 2022-23, që me punën e palodhur të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve, kanë qenë, më cilesorët në historinë e shoqatës. Aktivitetet, si festimi i 100 vjetorit të marëdhënjëve Shqiperi-SHBA, festimi i 5 vjetorit të shoqatës,koncerti fundvitit 2022, apo 15 vjetori i Pavaresise së Republikes së Kosovës, kanë lenë mbresa të pashlyera në diasporën shqiptare. Shoqata, u formua në vitin 2017, u organizua në vitin 2019 dhe u konsolidua përfundimisht në vitin 2022, nën drejtimin e Presidentit z. Imer Lacaj. Ata që nuk e durojnë dot suksesin e tjetrit, filluan të vjellin vrer kundër Presidentit dhe kryesisë që ai drejton , filluan shpifjen me akuza të paimagjinuara. Ata u ngritën si një forcë destructive për të mohuar punën e bërë nga anëtarët e shoqatës për vitet 2022-20.

Shoqata është një institucion, i themeluar nën seksionin 701(a), të organizatave jofitimprurëse , dhe është njohur nga departamenti i shtetit të New Yorkut, me 28 Shkurt 2019. Sipas dokumentave të Departamentit të shtetit të NY, themeluesit e saj figurojnë z.Bashkim Shehu, z.Mark Qehaja dhe z.Imer Lacaj. Ajo funksionon në bazë të statusit të saj (Bylaws) për organizatat jofitimprurëse me anëtarësi, në mënyrë demokratike, ku respektohet fjala dhe vota e lirë në zgjedhjen e organeve drejtuese të saj, si dhe respekton mendimet e kunderta. Shoqata është e përfshire në programet e lehtësimit të pagesës së taksave (Tax Exemption) nën seksionin 501(c) (3) të kodit të IRS, dhe në përputhje me ligjet e shtetit të NY , seksionin 405, kapitulli 35NPC, për rregullat ligjore të funksionimit të shoqatave jofitimprurese.

2. Themelimi dhe delegimi i kompetencave : Më 13 prill 2019, “Drejtorët” (Board of directors) ose themeluesit e shoqatës, z.Bashkim Shehu, z.Mark Qehaja dhe z.Imer Lacaj , thërrën në një takim në Manhattan të gjithë anëtarësinë e shoqatës. Në këtë takim, anëtarësia miratoi unanimisht statusin e shoqatës (By Laws), ku u përcaktuan rregullat me të cilat do të funksiononte dhe organizonte veprimtarinë e saj organizata.

Pas miratimit të statusit (Bylaws) themeluesit, z. B.Shehu, z.M.Qehaja dhe z I.Lacaj, me vullnetin e tyre të lirë deleguan kompetencat që kishin, si board , tek kuvendi dhe kryesia. Ata kanë marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara nga kryesia e shoqatës, që nga ajo ditë dhe në vazhdim.

Që me 13 Prill 2019, bordi i drejtorëve(Board of directors) nuk është mbledhur asnjëherë dhe nuk ka bërë asnjë takim dhe si rrjedhim nuk është njohur nga anëtarët e shoqatës. Që atë ditë, me 13 Prill 2019, Kryesia e shoqatës (Executive Board) ka drejtuar veprimtarine e shoqatës dhe organizuar aktivitetet e saj. Emrat e tyre I përkasin historisë së formimit të shoqatës.

Në status theksohet se: Kuvendi i shoqatës përbëhet nga të gjithë anëtaret aktiv. Kuvendi është organi më i lartë vendimmarrës , i cili zgjedh Presidentin çdo 2 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Kuvendi miraton kryesinë si organ i vetëm ekzekutiv për organizimin dhe ndjekjen e aktiviteteve të përditëshme, të shoqatës. Statusi(by Laws) i shoqatës ka mbi 4 vjet që përdoret dhe rregullat e tij janë zbatuar me përpikmëri si nga ish kryetari z,Mark Qehaja i zgjedhur me 8 dhjetor 2019, ashtu edhe kryetari, z.Imer Lacaj i zgjedhur me 3 Prill 2022, dhe vazhdon të zbatohet në të gjithe veprimtaritë e përditshme të shoqatës.

3- Perse përdoret emri i shoqatës ne këtë deklaratë të rreme? Sqarim: Me datën 5 Prill,2023, z,Bashkim Shehu, meqense kishte access në bankën e shoqatës, përvetësoi të gjitha fondet, në shumën prej $14,183.44 duke shkelur rendë besimin e kryesisë dhe gjithë anëtarësisë së shoqatës. Ai pretendoi se ka pasur shpërdorime të fondeve. Duke përvetësuar kuatizacionet e anëtarësisë së shoqatës dhe të taksapaguasëve amerikane, ai jo vetëm që pengoi zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës, por kreu një akt të shëmtuar dhe të paprecedent, duke ofenduar rëndë të gjithe antarësinë e shoqatës.

Pra, arsyeja kryesore që në deklaratë përdoret emri i shoqatës , justifikimi dhe përvetësimin e parave. Ata veprojne sikur, janë vetë shoqata. Përdorimi i emrit të shoqatës në ketë deklaratë, bie në kundërshtim të plotë me të gjitha ligjet e organizatave jofitimprurese të NY. Në kuvendin e shoqatës me 2 Prill 2023, Bashkim Shehu i kërkoi kuvendit që të krijohej “grupi i themelimit” gjë që kuvendi nuk e miratoi, pasi nuk mund të krijohen struktura drejtuese paralele dhe që binin në kundërshtim me statusin e shoqatës. Pas kësaj ata “ringjallën” “Bordin e drejtorëve”, dhe bashkë me fondet, sajuan edhe kompetenca të tjera deri në shkarkimin e Presidentit, që bie në kundërshtim të plotë me statusin e shoqatës.

4-Logo: Logo e shoqatës është përdorur në mënyrë të paligjëshme. Vula e shoqatës është fallsifikuar nga “Drejtoret”. Vula origjinale e shoqatës iu është dorëzua Kryetarit të zgjedhur me datën 3 Prill 2022, z. Imer Lacaj, nga ish Kryetari z,Mark Qehaja. Ajo është në përdorim exclusive i Presidentit, sipas vendimeve të kryesisë dhe Kuvendit. Fallsifikimi i vulës ka konseguenca ligjore.

5. Fondet e shoqatës: Pretendimet e Bashkimit për shpërdorime fondesh, u vlerësuan seriozisht dhe u morën masa konkrete për të sqaruar anëtarët dhe Bashkim Shehun. Për këtë qëllim, më datën 18 Prill 2023, u mblodh Kryesia dhe me 4 Qershor, 2023, u mblodh kuvendi shoqatës, për të analizuar gjendjen financiare. Në këto takime u analizua me detaje çdo hyrje e dalje e fondeve nga banka e shoqatës, të shpenzimeve dhe pagesave, duke shpjeguar me detaje dhe argumentuar me fatura dhe dokumenta fizik, çdo transaction financiar. Nga analiza dhe sqarimet e bëra konkludoi se, NUK ka asnjë abuzim ose shpërdorim të fondeve nga persona ose grup personash, jashtë interesave të shoqatës. Kuvendi vendosi që z.Bashkimi Shehu të vinte fondet në dispozicion të anëtaresisë së shoqatës. Ai, edhe pse premtoi perpara gjithë Kuvendit se do t’i kthente fondet në bankë, të nesërmen nuk e mbajti fjalën e dhënë para gjitheve dhe vazhdoi t’I mbaë fondet Akoma si peng.

Pretendimi për abuzime me fondet ishte lojë e djallëzuar . Kur e panë se variacioni i akuzave për shpërdorim fondesh nuk kishte sukses, ata “ringjallen drejtorët” dhe tani deklarojne që “Drejtoret” komandojnë shoqatën dhe veprimtarinë e saj. Qëllimi i tyre është: Duke akuzuar të tjerët padrejtësisht për abuzime, mbulojnë pikërisht veprimin e shëmtuara të përvetesimit të fondeve të cilat z, Bashkim Shehu ka bërë . Sot “Ata” , “Drejtoret”, pretendojne se janë shoqata, dhe institucioni i ligjeruar nuk existon.

6-Publikimi i deklaratës: Deklarata disinformuese e postuar në FB e Kozeta Zylos, ka befasuar shume anëtarë dhe simpatizantë të shoqatës. Kozeta Zylo ka pothuajse 2 vjet që nuk shkruan asgjë për aktivitetet e shoqatës së ligjëshme dhe të miratuar nga Departamenti i Shtetit të NY. Papritmas, poston një deklarate të firmosur nga grupi I drejtoreve. Ҫfarë e shtyn Kozeten Zylon, të postojë një deklaratë me përmbajtje të tille në FB e saj? Ajo I mbësht “drejtoret” e paligjeshm, që u ringjallen pas 4 vjetesh, edhe pse e di që B.Shehu ka përvetesuar fondet e shoqatës në menyrë të paligjeshme. Ajo e di mirë se “Drejtoret” e kanë mbaruar misionin e tyre që me 13 Prill, 2019, se ka qene aty . Me postimin e kësaj deklarate Kozeta Zylo ka shkelur rëndë parimin e medias që ti shërbejë të vërtetës. Kjo ndodh sepse Kozeta ka pasur një qëllim. Ajo ka kohë që punon për ta shkatërruar frymën demokratike në shoqatë. Në ditën e zgjedhjeve të 3 prillit 2022, ajo doli hapur kundër statusit të shoqatës, kundër Kuvendit dhe kryesisë, duke dhunuar psikologjikisht anëtarët e shoqatës. Ajo intimidoi zgjedhësit dhe u bëri presion për të mos votuar. Ajo tentoi të griste edhe listën e votueseve. Kozeta Zylo, bllokoi foltoren e shoqatës për një kohe të gjatë , dhe u largua vetëm nga ndërhyrja e anëtarve të shoqatës nga podiumi, të cilët prisnin rradhën e fjalimeve të tyre.

Përpjekejet e saj për të sabotuar zgjedhjet demokratoike të 3 Prillit, dështuan . Kjo është arsyeja që ajo përkrah dhe mbështet “ringjalljen” e paligjëshme të “drejtoreve” pas 4 vjetësh. Atë që nuk e beri dot në zgjedhjet e 3 Prill-it 2022, tenton t’a bëëj tani me ndihmën e “drejtorëve”. Kozeta Zylo, demonstron hakmarrje idesh, veçanarisht ndaj kryetarit të shoqatës z. Imer Lacaj, i cili e ka kritikuar për kultin e individit te saj, egoizmin dhe përpjekjet që ajo ben ne perpjekje te percarjes së shoqatës. Kozeta Zylo dhe “drejtoret” e vetëshpallur e konsiderojnë vetëveten mbi ligjin, mbi kuvendin dhe kryesinë e shoqatës. Ata kerkojne ta kenë shoqatën si “Toke e xanme” të tyre, dhe nuk njohin dhe respektojne vendimet e anëtarëve. Për ta, nuk ka status, nuk ka Kuvend dhe as kryesi. Kjo është e papranueshme nga anëtarësia e shoqatës sonë.

7. Bisedimet: Nuk ka pasur asnjë përpjekje për t’u rregulluar “mes veti”. Pohimet e “drejtorëve” janë të pavërteta dhe të sajuara. Takimet me ndermjetës, i ka organizuar Presidenti i shoqatës z. Imer Lacaj, por pa sukses.

8.Sekretarja: Përdorimi i emrit të sekretares së shoqatës, është një tjetër akuzë, pa as më të voglin bazë. Ajo ka mbështetur qëndrimet e saj parimore dhe ka treguar vendosmëri për të qenë trasparente. Sekretarja ka ndjekur me kompetencë, parimet e drejtesisë, të fjalës e votës së lirë, të cilët “drejtoret” nuk i duan. Sekretarja ka qenë dhe është përçuese e vendimeve të Kuvendit, kryesisë, dhe asnjeherë nuk e ka parë kontributin e saj, nën interes personal.

9- Këshilltari drejtoreve z. James Mandel e ka ndihmuar shumë shoqatën, por “drejtorët” janë të pasinqertë me të.

10. Kompetencat dhe koncepti antidemokratik: “Drejtoret” nuk kanë kompetence të shkarkojnë asnjë anëtar të kryesisë, aq me tepër Presidentin e shoqatës. Ky është një përceptim antidemokratik. Si mund të dalin dy vetë ‘’drejtore” mbi vendimet e votës së lirë të kuvendit të shoqatës? Presidenti i shoqatës z. Imer Lacaj, është zgjedhur nga kuvendi mbi parimin demokratik një anëtar një votë, dhe Kuvendi është organi i vetëm vendimmarrës për ketë qëllim. Ҫdo pretendim tjetër është një mision i pamundur, një ëndërr e parealizueshme dhe që nuk bëhet realitet.

11. Vula e shoqatës: Vula originale e shoqatës i është dorëzuar Presidentit të zgjedhur me 3 prill 2022, z. Imer Lacaj, nga vetë ish kryetari i shoqatës Mark Qehaja. Ajo vulë do të dorëzohet vetëm, aty, ku ish kryetari Mark Qehaja e ka marre kur u zgjodh me 8 Dhjetor, 2019 dhe kryetari z.Imer Lacaj u zgjodh, me 3 Prill, 2022, pra në Kuvendin e shoqatës. Aty do ti dorëzohet tek kryetari i ri, i cili do të dalë nga zgjedhjet e reja.

12. Pretendim absurd dhe egoist: Kozeta Zylo nuk është në grupin e themelimit të shoqatës dhe nuk ka marrë pjesë në asnje mbledhje për themelimin e shoqatës.

13.Vetëperjashtimi: Kuvendi i Shoqatës nuk ka përjashtuar asnjë anëtar, por në qoftë se ata mohojnë statusin e shoqatës dhe nuk zbatojnë rregullat e tij , personat janë të vetëpërjashtuar.

Kryesia e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat