Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues në SHBA

Amerika

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues në SHBA

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 08:32
Ky kamp po synon të seleksionojë futbollistët më të mirë

New York (17 nëntor, 2023) : Federata e Futbollit e Kosovës në kuadër të punës së saj me zbulimin e talenteve të reja dhe seleksionimit të tyre për ekipet kombëtare, ka për të filluar këto ditë  në Nju Jork kampin treditor, me futbollistët të Diasporës shqiptare.

Ky kamp, thuhet se po synon të seleksionojë futbollistët më të mirë, të cilët në të ardhmen do t’i bashkohen ekipeve kombëtare zinxhir të Kosovës.

Kampi i organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës thuhet se ka për tu mbajtur në fund të këtij muaji.

Image
Ky kamp, thuhet se po synon të seleksionojë futbollistët më të mirë

Drejt Atlantikut  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojë  kontingjenti i trajnerëve të kombëtareve të grup moshave, të cilët qëllim kanë identifikimin dhe zbulimin e talentëve shqiptarë në SHBA, e të cilët një ditë mund të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në grupmoshat përkatëse, thotë njoftimi.

I cili shton se Seleksionimin e talentëve të rinjë do ta bëjnë trajnerët aktual të kombëtareve Adil Maliqi përzgjedhës i U19, Arbnor Morina U17, Ilir Nallbani U15.

Kampi do të jetë i hapur më 28 nëntor, në Orangeburg të New York-ut dhe pjesë e tij do të jenë futbollistët e lindur në vitin 2005, 2006 dhe 2007, ndërsa me 29 nëntor, në po të njëjtin vend, në ditën e dytë të kampit do të jenë të mirëpritur gjeneratat 2008 dhe 2009.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në kampin seleksionues i cili do të mbahet në SHBA, duhet të dërgojnë një kërkesë tek përfaqësuesi i FFK-së për Amerikë, Mars Podvorica.

Kontakti:

Email:[email protected]

Numri i telefonit: +19173926026

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat