Shoqata “Mati” organizoi manifestimin për nder të pavarësisë së Shqipërisë

Amerika

Shoqata “Mati” organizoi manifestimin për nder të pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Beqir Sina - New York City Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Brooklin, New York: Shoqata “Mati” në Nju Jork, shoqata, më e re në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të muajit "Nëntori Shqiptar" mbajti të dielën në mbrëmje manifestimin për nderë të ditës së Flamurit, 28 Nëntorit. 

Kjo shoqatë e cila tre muaj më parë u regjistrua në shtetin e Nju Jorkut, duke mbledhur reth vetes të gjithë matjanët në zonën e Tri- Shteshit, me qëllimin e vetëm që të përçojë vlerat e trashgmnisë kulturore matjane, zgjodhi Nëntorin e Flamurit, për të festuar dhe kremtuar 28 Nëntorin, që njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Manifestimi i matjanve u mbajtë në lokalin “Siroccos” në Brooklyn- Nju Jork, dhe në të morën pjesë reth 250 matjan.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të ftuar nderi të kësaj feste ishin Z. Skëndër Kodra Prof.Dr. - President “The Albanian American Academy of Science and Arts”, si dhe ish nën Kryetari i Vatrës Asllan Bushati, dhe, presidenti i organizatës “ Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare”, marinsi Marko Kepi. 

Si dhe sponsori gjeneral i Shoqatës Mati, avokati Ylli Cakani i firmës prestigjoze të avokatures në Nju Jork, “The Cakani Law Firm, P.C”.

Salla e hijeshuar me ngjyrat kuq e zi, fillojë të mbushej përplot bashkatdhetarë të moshave të ndryshme. Erdhën aty për të festuar kuq e zi, të rinjë e të reja, fëmijë dhe të moshuar, gra e burra përplot gëzim, krenari e dashuri për Atdheun, i cili  pas një shekulli luftëra, përpjekje e sakrifica të mëdha, arriti të bëhet shtet më vehte, i lirë dhe i pavarur.

Në sfond të kësaj feste DJ -Learto Melesini, vendosi këngën e Esta Rukës “Mos e ndajë Zemren prej Matit”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më pas  intonimi i dy himnve kombëtare të të dy vendeve, Himni i SHBA-së, dhe Himn i Shqipërisë, shënojë hapjen e manifestimit dedikuar  28 Nëntorit Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Anjeza Sheme, e cila është edhe n/presidente e shoqatës "Mati" mbasi recitoi disa vargje për pavarësinë, përshëndeti me fjalë rasti manifestimin.

Ndërkohë, që fjala kryesore iu dha Avokat Hasan Metukut, një mbështetës në themelimin e shoqatës Mati, ai tha se jemi bashkuar sot për të kemtuar nje ditë të shenjtë. Nje ditë të bekuar, ditën e Flamurit, ditën e pavarësisë tonë kombëtare, 28 Nentorin! 

Metuku, ju kujtojë bashkëvendasve të tij, "se Flamuri që na ka bashkuar sot, na sjell kujtimin e sakrificave te paraardhesve tanë trima, bujar dhe fisnik që sakrifikuan gjakun dhe jetën e tyre që ne sot, të kemi identitetin tonë kombetar-shqiptar, dhe krenarinë kombëtare." 

Ndërkohë, ai duke revokuar 28 Nëntorin e 1912, tha se "Ne si Matjane kishim përfaqsuesin si trevë në firmosjen e Deklarates së Pavarësisë, Ahmet Zogun, i cili si ministër i brendshëm dhe përfaqsues në Kongresin e Lushnjes më 1920, dhe me vonë si President e Mbret, hodhi themelet e konsolidoj Pavarësinë e Shqipërisë. Mati, është treva që ka luftuar për liri dhe ka prodhuar për qindra vjet barutin, dhe pinjollët e këtyre familjeve, janë këtu me ne sot në këtë manifestim për të kremtuar . Mirënjohje ndaj tyre sot e gjithmonë."

 Prandaj si Matjanë, si Shqiptarë, kemi të drejtë të ndjehemi krenare, për kontributin në rrugetimin shekullor të Flamurit Kombëtar në procesin e Pavarësimit dhe në konsolidimin e shtetit Shqiptar, tha avokat Hasan Metuku. 

 Një nga bashkë/iniciatorët e krijimit të shoqatës, Mentor  Mata, që është zgjedhur edhe presidenti i Shoqatës "Mati" në Nju Jork, e quajti festimin e ditës së flamurit nga kjo shoqatë, bashkimin e matjanve në  “ Sofrën Matjane”, në festën e Flamurit.

 "Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare. Liria e arritur, është vlera jonë, pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.   Prandaj të festojmë së bashku, të këndojmë së bashku, të kërcejmë së bashku në një atmosferë kaq të bukur dhe të dashur kuq e zi, për festën më të madhe të kombit tone . Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen" tha presidenti i shoqatës Mati, Mentor Mata.

Ndërkaq, si bashkëthemelues i kësaj shoqate, me këtë rast ai ju drejtua bashkëvendasve të tij, duke thënë se në fund të Shtatorit ne filluam një aktivitet shumë domethënës për komunitetin Matjan në SHBA . Bëhet fjalë për disa takime ku një grup aktivistësh dhe  intelektualëve Matjan, themeluan Shoqatën më të re Shqiptare- Amerikane me qendër në Brooklyn, New York, Shoqatën  “Mati”;  "Emër, ky shumë i madh për t’u mbajtur duke ditur që Mati është Toka e mbretërve!!!  Shoqata Mati, doli nga një përpjekje për të frymëzuar dhe mbështetur komunitetin me një dëshirë që veprimet të flasin më shumë se fjalët."

 Ideja e krijimit të shoqatës, Mati, tha ai erdhi si një dëshië e bashkimit të matjaneve për të promovuar vlerat, traditat dhe kulturën Matjane. "Dëshira për këtë shoqatë ka lindur që me piknikët verore të organizuara nga Fatos Valteri me "Mati Piknik" për 3 vite me rradhë e deri me sot ku maturoi gradualisht në krijimin e shoqatës Mati. Puna e grupit nismëtar gjeti mbështetje e plotë nga 200 anëtar sa jemi tani, me synimin që vitin tjetër të dyfishojmë numërin e anëtarve. 24 Shtatori i këtij viti, dita kur u themelua shoqata jonë, në mbledhjet themeluese ku u aprovua emri i shoqatës (Mati), stema (Logo) e shoqatës, kuotat vjetore për anëtarësinë ($100), dhe u miratua statuti mbi të cilin u vunë themelet e organizimit institucional në vazhdim, dhe Shoqata u regjistrua ne New York, me datë 3 tetor 2023 nga Ylli Baku (arkatari i shoqatës), do të mbetet si ditë e shënuar për të gjithë matjan në Amerikë.         

  Fatos Valteri , një nga pinjollët e familjeve të mëdha matjane, Drejtor i Bordit të shoqatës Mati, tha se asnjëherë nuk është ndier më i lumtur sesa sot,që në kuadër të muajit "Nëntori Shqiptar", së bashku me familjen dhe babain e tij 93 vjeçar në mbrëmjen e manifestimit për nderë të ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, të festojmë si matjan  themelimin e Shoqatës “Mati” në Nju Jork, shoqatës më të re në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Presidenti i organizatës "Rrënjët Shqiptare" Marko Kepi, marinsi amerikan, duke përshëndetur festën e matjanve në kuadër të muajit "Nëntorit Shqiptar" në Amerikë, tha se ndërsa, Ismail Bej Qemali, i cili cilësohet si babai i kombit, duke qenë se ka kryer aktin më historik në të gjithë historinë e shtetit shqiptar, ishte ai që ngriti flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur duke i kërkuar fuqive ndërkombëtare ta njihnin këtë vendim. Ishtë pinjolli i matjanve që mblodhi fiset dhe bëri shtetin shqiptar, mbreti i të gjithë shqiptarve Ahmet Zogu.

"Matjanët ishin ata që i dhanë Shqipërisë, Princë dhe Mbret. Themeluan shtetin shqiptar, dhe jo vetëm, por Ahmet Zogu, kur formojë shtetin shqiptar nuk ishte i vetëm. Ai kishte me vete edhe 400 matjan - ushtar besnik që i qëndronin pas atij. Ato ishin kohë shumë të vështira, për shtetin e sapo krijuar shqiptar, dhe të vetmit e asaj periudhe me pushkë, trimëri, patriotizëm dhe mençuri ishin matjanët që i dolën zot vatanit. Kjo pjesë e bukur dhe krenare e historisë së kombit shqiptar, me bënë edhe mua që të jem i nderuar e krenar në festën tuaj që po mbahet në kuadër të muajit të pavarësisë së Shqipërise" tha Marko Kepi.

Më pas aktori i njohur i komunitetit Shaban Lajqi, ka performuar në një “copëz” skene të improvizuar të mjedisit të festës së matjanve, në lokalin "Siroccos" në Brooklyn, duke luajtuar rolin e Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit të qëndisur nga Marigon, (improvizuar për festën nga studentja Klea Metuku) dhe rapsodi Tom Gjergji, i cili luajti rolin e Isa Boletinit, dhe duke rikrijuar skenën e Pavarësisë 1912. 

Në fund manifestimi artistik e matjanve "zbuloi" edhe një talent me të vërtet të talentuar, në SHBA. Ishte, tetëmbëdhjetë vjeçari Nikolas Bushi, i pari dhe i vetmi deri tani në artin skenik Ventrilokuist, një Nga artet shumë pak të njohur ose aspak nga shqiptarët. Nikolas Bushi, është i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, ai është një sensacion i mediave sociale dhe një talent në rritje ventrilokuist në Amerikë. Ky ventrilokuist, shqiptar thuhet se është këngëtar, magjistar dhe argëtues tregjuhësh, së bashku me mikun e tij Chris (Mbreti i Kukullave) , i cili në mbrëmjen e së dielës në Brooklyn, i ftojë të gjithë pjesëmarrësit në manifestimin e Ditës së Flamurit nga matjanët,  të cilët u ngritën në këmbë duke vallëzuar e kënduar në korë, dhe duke u bërë  pjesë e gëzimit të kësaj feste me këngën "Xhamadani Vija Vija" së bashku me Nikolas dhe mikun e tij Chris (Mbreti i Kukullave).

Mbrëmja festive e organizuar nga Shoqata “Mati” për nder të pavarësisë së Shqipërisë në Brooklyn(NY) vazhdojë disa orë me këngë e valle festive kuq e zi, këngë e valle nga të gjitha krahinat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat