Në moshën 62 vjeçare u nda nga jeta Ukë Gjonbalaj

Amerika

Në moshën 62 vjeçare u nda nga jeta Ukë Gjonbalaj

Nga: Beqir Sina Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 00:32
Ukë Gjonbalaj

Sot, në datën 25 nëntor 2023, në një spital në Staten Island - New York, i rethuar nga familja ndërroi jetë veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ukë Gjonbalaj, 62 vjeç.

Lajmin e dha e para familja e tij, bashkë me informacionin për funeralin që mund ta gjeni këtu më poshtë.

Familja Gjonbalaj, shkruajti se me pikëllim të thellë, njoftojmë komunitetin, miqtë, shokët dhe dashamirët se sot, më datën 25 Nẽntor 2023, në New York, si rrjedhojë e një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më i dashuri ynẽ

UKĚ (ALI) GJONBALAJ

Uka, lindi 1 Janar 1961 dhe pasë një sëmundje të pashërueshme u nda nga jeta të shtunën në 25 Nẽntor 2023

Familja Gjonbalj, njoftojë se Funerali për më të dashurin e tyre do të jetë në 26 Nẽntor 2023 duke filluar nga ora 1:00PM gjerẽ nẽ 700PM.(Adresa e funeralit 184 Canal street, Staten Island, NY.)

Varrimi do të bëhet të Hënen ne Ora 11:30AM, nẽ: Jersey Garden Memorial , adresa 13 Conover Road, Millstone NJ

Vdekja e herëshme e Ukës e tronditi familjen të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën tashmë të ndjerin, çka është duke u shprehur në çdo postim edhe në ngushëllimet e shumta në rrjetet sociale, ku është shpërndar lajmi mbi vdekjen e tij.

Ngase ai ishte shumë aktivë në komunitetin shqiptar, ai është edhe një nga bashkëthemeluesit e Fondacionit "Plavë e Guci" i cili është dhe vendorigjina e tij.

Në ndërkohë, për disa vjet Uka, ka qenë edhe një anëtar i Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane, të udhëhequr nga ish kongresistin Joe Dioguardi, por ai është parë të jetë i pranishëm për të kontribuar me çdo shoqat dhe organizat të komunitetit shqiptar në SHBA.

Prej se erdhi në Nju Jork ai ju bashkëngjitë vatranëve patriot e atdhetar, ndërsa deri në vdekje qendrojë si një vatran i devotshêm - .

Punojë dhe dha një kontribut të madh edhe në vendlindjen e tij Vuthajt, sa herbshkonte atje, madje edhe duke ndihmuar ndodnjë familje në nevojë, ose në aksionet për infarstrukuturën e vendlindjes nga diaspora vuthjane.

Ai qe një nga ata që nuk e harrojë kurrë Kosovën që e shkollojë dhe e mbajti në "gjirin" e saj. Kosovën, e donte aq shumë, si të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Çamërinë.

Uka pa duke iu bashkuar në çdo veprimtari e kontribut komunitetit shqiptar, komunitet me të cilin për më shumë se tre dekada Uka, dhe do të shquhej për virtyte të larta intelektuale, shpirtin e tij patriotik, e atdhetar, demokrat i flakët, bujar e human, dhe një aktivist i dalluar në çdo aktivitet të komunitetit shqiptaro-amerikan, jo vetëm në zonën e Tri-Shteshit, ku jetonte, por i bashkohej ndonjher ne aktivite edhe komunitetit shqiptar në Çikago, Boston, Florida, Washington, dhe Detrioit .

Të pikëlluar; bashkëshortja Sebahati , djemtẽ Hartini dhe Loriku , motrat, Kadirja,!Ajshja dhe Hyrija me familje, nipat dhe mbesat, tẽ afẽrmit si dhe tẽrẽ vẽllazẽria GJONBALAJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat