Flamuri kuq e zi u ngritë në Staten Island 

Amerika

Flamuri kuq e zi u ngritë në Staten Island 

Nga: Beqir Sina Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Qindra shqiptar marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në 111 - vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipëris,  rrugën “Ismail Qemali” kryqëzimin e Blvd Father Capodanno dhe Seaview Avenue më 26 nëntor 2023.

STATEN ISLAND, N.Y. -- I ftohti  në bregun e oqeanit nuk i pengoi qindra shqiptar nga zona e Tri-Shtetshit, që të mblidhen së bashku për të marr pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit për nder të 111 - vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në rrugën “Ismail Qemali” kryqëzimin e Blvd Father Capodanno dhe Seaview Avenue më 26 nëntor 2023. 

Ceremonia e ngritjes së flamurit u organizua nga "Xhamadani Foundation" me kryetar z. Agim Kotaj, veprimtari Shpetim Qorraj, Shoqata “Shqiptare Amerikane" në Staten Island New York me kryatar z. Naser Nika,  Shoqata "Kraja" me kryetar Sami Kanaqi, Shoqata "Malsia e Madhe" me kryetar Shaqo Gjokaj, si dhe Shoqata Shqiptaro-Amerikane "Skenderbej" me kryetar Imer Lacaj.

Ceremonisë,  iu bashkuan edhe zyrtar të lart vendor si këshilltari David Carr-it, presidenti i bashkisë së qytetit Staten Island, Vito Fossella, Asambleisti Michael Tannousis, Asambleisti Sam Pirozzolo, Senatorja e Shtetit Jessica Scarcella-Spanton dhe përfaqësuesi nga zyrat e Prokurorit të Qarkut Richmond Michael McMahon si dhe Asambleisti Charles Fall.

I ftuar special nga vendlindja ishte Fatmir Gjeka deputeti shqiptar nga Mali i Zi, Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të zi, si dhe Imami nga Ulqini Imam Astrit Nika, i cili e bekoi festën dhe e përshëndeti me një fjalë rasti.

Këtë ceremoni e moderojë Linda Doda-Kavaja nga Shqipëria, e ardhur enkas me ekipin e gazetarve nga Shkodra, gazetarin e mirënjohur Ramazan Çekaj e tjer.

Himni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara,  dhe  Himni Kombëtar Shqiptar, shënuan hapjen solemne të ceremonisë së ngritjes së flamurit për nder të 111-vjetorit të pavaresisë së Shqipërisë.

Ndërsa, bekimin e dha  Imam Astrit Nika, nga Ulqini, i cili edhe e përshëndeti me fjalë rasti këtë ceremoni .

Në emër të organizatorve përshëndetën Agim Kotaj nga Fondacioni “Xhamadani”, aktivistii Shpetim Qorraj, i dalluar për kontrubutin e tij, në komunitetin shqiptar, si dhe ideatori e iniciatori i vendosjes së emrit të rrugës “Ismail Qemali”,  Naser Nika, Kryetari i Shoqatës, “Shqiptare Amerikane" në Staten Island New York , po ashtu dhe nënkryetarja e Shoqatës Kraja Venera Gjenashaj.

Përshëndeti këtë ceremoni Imami i njohur shqiptar Tahir Kukaj i cili është përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në Policinë e Nju Jorkut ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin.

Skena madhështore e kësaj feste cila ishte e stolisur me një sërë postera , në dy anët e saj shfaqeshin dukshëm dy portretet e Ismail Qemalit, - “Babait” të pavarësisë së Shqipërisë , ndërkohë që në çdo vend ishte vendosur flamuri amerikan, flamuri shqiptar dhe ai i Kosovës.

Qindra pjesëmarrës shumica fëmijë të rinjë e të reja ishin, të veshur Kuq e zi, ndërsa ata mbanin flamujt shqiptarë, dhe amerikanë, dëgjuan me vëmendje një sërë folësish që ndanin mesazhe uniteti dhe lirie, mes tyre edhe fjalimet e disa zyrtarëve të zgjedhur lokal.

"Është kaq e rëndësishme për ne zyrtarët e zgjedhur nga ju që të bashkohemi për të njohur këto momente historike dhe këto ngjarje që përkujtojnë historinë tonë të përbashkët," tha këshilltari i distriktit Mid-Island, David Carr. 

Ai tha se :”Është një nga arsyet pse isha kaq krenar që bashkë-sponsorizova dhe prezantova ligjin që emrojë rrugën Ismail Qemali, pikërisht këtu në Bulevardin Father Capodanno dhe Seaview Avenue. Sepse doja që ky vend të ishte një pikë takimi për komunitetin shqiptar këtu në Staten Island, dhe jam shumë i lumtur që shoh pas disa muajsh tani që është bërë kështu, pasi kemi pasur disa ngjarje këtu që nga ajo ditë qershori ku festuam të gjithë së bashku.”

Shumë nga zyrtarët dhe përfaqësuesit e qytetit , (senati i Shtetit, Asambleja, dhe Këshilli Bashkiak) dorzuan me rastin e festës së pavarësisë Çertifikata Mirënjohje , me logon zyrtare  për disa individë të shquar nga komuniteti shqiptar në Staten Island, të cilët thanë ata kanë mbështetur jo vetëm komunitetin shqiptar, por komunitetin e Staten Island në përgjithësi. 

Në radhët e të nderuarave me certificate nga Pirozzolo ishin edhe përfaqësues të Cafe Latte, pronari i të cilit i ndjerë,  Senad “Sammy” Demiri, i cili së fundmi humbi një betejë me kancerin në mushkëri,  në moshën 51 vjeç, në muajin tetor

“Unë e di dhe kam arritur të njoh atë  dashurinë dhe respektin tuaj për Amerikën,. Por, edhe atë krenarinë  tuaj kombëtare që keni për Flamurin Kuq e zi, për traditat, kulturën e historinë, veshjet folklorike shumëngjyrshe dhe të bukura, këngët e vallet tuaja, respektin që keni për familjen e tjera. Andaj gjithmonë ne si emigratë në Amerikë, e dimë se kemi ardhur në këtë vend të madh, në vendin më të madh në historin e botës. Por kjo nuk do të thotë se ju dhe ne e harrojmë atë se nga vijmë”, tha Fossella, duke ju referuar edhe origjinës së tij Italia.

“Gjyshërit tuaj, stërgjyshërit tuaj sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Shumë prej nesh mblidhemi nga e gjithë bota, në këtë vend të madh , së bashku, për të thënë se liria dhe pavarësia duhet të mbeten përgjithmonë, dhe mënyra se si ju dilni sot për të festuar këtë  ditë të pavarësisë na bën të gjithëve një”, shtoi Fossella.

Duke u mbledhur edhe një herë në këtë shesh aty pranë rrugës “Ismail Qemali Way” komuniteti shqiptar në Staten Island festoi  Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë- 28 Nëntorin, me fjalime, recitime, pjesë skenike, këngë e valle nga Shqipëria, Kosova e trevat shqiptare.

Dhjetra të rinj të veshur me veshje tradicionale shqiptare vallëzuan nën performancat e këngëtarëve të ndryshëm, teksa i shikonin familjet, të zgjedhurit dhe personalitetet. 

Në një moment, një grup valltarësh të Ansamblit Autokton Rugova, shfaqën me aftësitë e tyre të performancës së shkëlqyer në kërcim ashtu edhe në muzikë, me borinë dhe daullen e tyre, trimërinë duke ofruar një ritëm edhe për kërcimtarët e rinj që u bashkuan me ta përpara skenës.

Në këtë festë për nderë  të ngritjes së flamurit 111 - vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në rrugën “Ismail Qemali” kryqëzimin e Blvd Father Capodanno dhe Seaview Avenue më 26 nëntor 2023 u shfaqen me preformancën e tyre edhe këngëtarët Valdet Luka, një ndër këngëtarët e mirënjohur dhe shumë  i dashur për Diasporën, Silvana Rusi, e të tjerë këngëtarë që iu bashkuan kësaj feste, me grupet e valltarve si Grupi Barbana e Grupi Rugova, duke  sjell një atmosferë festive me aromë shqiptare që nuk do të harrohet kurrë.

Ngritja flamurit kuq e zi krah flamurit Amerikan u bë nga fëmijet Ronan dhe Bren Qorraj nga Kosova dhe Liyana Perashi, vajza  nga Kraja në praninë e Krytarit të Staten Island-it  z.Vito Fossella ,Asamblisti i New Yorkut z.Sam Pirozzolo , Senatorja e shtetit të New York-ut znj.Jessica Scarcella-Spanton,  Këshilltarit z.David Carr , Përfaquesit e zyre së prokurorit të Staten Island Michael McMahon znj.Lisa Thompson , Asamblisti z.Michael Tannousis , Ministri nga Mali i zi z.Fatmir Xheka 

Imami i Ulqinit z.Astrit Nika z.Naser Nika,z.Agim Kotaj , Shpetim Qorraj, z. Ruki Ajdari e shumë të tjerë qe u gjenden aty afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat