Shqiptarët “pushtojnë” edhe Nju Jorkun në Ditën e Flamurit, Times Square është “veshur” kuqezi

Amerika

Shqiptarët “pushtojnë” edhe Nju Jorkun në Ditën e Flamurit, Times Square është “veshur” kuqezi

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 09:27
Times Square është “veshur” kuqezi

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë festohet në mbarë botën. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe qendrën më të famshme botërore, Time Square në Nju Jork.

Flamuri kuqezi dhe urimet për pavarësinë u ndezën në ekranet gjigante në sheshin e Nju Jorkut, duke ngjallur entuziazëm te shqiptarët, por edhe kuriozitet tek të huajt.

I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, i cili e preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.

Image
Times Square është “veshur” kuqezi

“Nuk ka ndjesi më të bukur se të shikosh flamurin shqiptar të valëvitej në zemër të Amerikës. Sot ishte sheshi i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe jam i lumtur të mirëpres komunitetin shqiptar, një komunitet që ka pasur sukses dhe është integruar këtu. në Amerikë Gëzuar Festën e Flamurit të gjithëve”, tha ambasadori Bushati.

Ndërkohë dje, në ditën e Pavarësisë, ambasadori Ervin Bushati është nderuar me titullin “Qytetar Nderi i Bronksit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat