Vrasja e Liridona Ademaj, reagimi i disa grave e vajzave, aktivisteve shqiptare para Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Amerika

Vrasja e Liridona Ademaj, reagimi i disa grave e vajzave, aktivisteve shqiptare para Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 dhjetor 2023 Në ora: 07:11
Foto nga vendi i ngjarjes

NEW YORK (9 dhjetor 2023) Vrasja e Liridona Ademaj, sollli dhe regimin e disa grave e vajzave, aktivisteve shqiptare të cilat u tubuan para Konsullatës së Kosovës në Nju Jork

Ka qenë nisma e grave "The F'Oda Summit", e cila është një nismë për fuqizimin e vajzave dhe grave, e cila filloi në fillim të këtij viti në Kosovë, dhe bazën e saj e ka në Nju York, ajo që mblodhi një grup me vajza e gra, aktivistë të komunitetit, të mbajnë një tubim mbështetës(Rally), dy javë pas vrasjes së Liridona Ademaj në Kosovë.

Pas vrasjes së Liridona Ademajt në Kosovë në një rast të dhunës në familje, të shtunën u mbajt një tubim në cep të rrugës 42 dhe 2nd Ave nga F'Oda, një grup për mbrojtjen e grave.

Ky tubim u mbajt të shtunën në mesdrekë, në një trotuar i rrethuar nga barrikadat e policisë, pikërishtë mes rrugës 42th St. dhe 43th St., Avenye-ja e 2-të, e cila është një nga rrugët kryesore të çonë për nga ndërtesa e OKB-së, në New York.

Reagimin e të rinjëve e të rejave shqiptar të shprehur në këtë tubim e mbështetën edhe Kryetari i KKD-së, zoti Mark Gjonaj, ish këshilltari i bashkisë së Nju Jorkut, si dhe aktivisti Gjek Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës, dhe kryetari i shoqatës Ulqini, Xhemo Lanica.

I ftuar nga Tirana, në këtë tubim ishte edhe Adriatik Llapaj - kryetar i lëvizjes politike, "Shqipëria Bëhet".

Ky bashkim i ngritjes së zërit megjithse simbolik, u mbajt pra zyrave të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Reagimi i tyre, u shpreh edhe në fjalime, dhe thirrjet e tyre për drejtësi tani. Ishin një grup me vajza e gra që mbanin në duar pankarta në të dy gjuhet, anglisht dhe shqip, që bënin thirrje, duke kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, gruas, Nënës së dy fëmijve, e cila u vra mbrëmjen e 29 Nëntorit në periferi të Prishtinës, me një skenar si në filmat mafjoz.

Aktivistët e komunitetit që ju bashkuan grave e vajzave të nismës F’Oda, kërkuan dënimin dhe ndaljen për çdo rast të dhunës ndaj gruas, si në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare, nga se në një pankart të tyre shkruhej : “ Janar/Nëntor, janë 1465 raste të raportuara të dhunës ndaj grave”.

“F’Oda summit ishte organizata që organizojë këtë tubim me moton “Ndal femicidit” - (vrasja e një gruaje nga një mashkull)”. Ndërsa, themeluesja dhe udhëheqsja e kësaj nisme në SHBA, Djellza Pulatani, e drejtojë atë.

Në ndërkohë gratë e vajzat mbanin pankarta ku shkruhej “Denonco dhunën”, “Drejtësi sot për Liridonën’,”Gratë janë e ardhmja jonë - Ndalni vrasjet”- “ Nuk ka Paqe, pa sigurinë e Grave”-“Dhunuesit dhe vrarësit e Grave, në Burg”,“Poshtë patriarkati” dhe “Nuk ka paqe pa çlirimin e grave”.

Në krye të këtij tubimi paqësor qëndronte një studente, e cila mbante një poster të madh me fotografin e 30 vjeçares Liridona Ademaj Murselit, e vrarë më 29 nëntor.

Liridona Ademaj u vra dhjetë ditë më parë nga një ekzekutor që dyshohet të jetë paguar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili fillimisht e denoncoi ngjarjen si grabitje të armatosur.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Njoftimet nga Kosova, thonë se Naim Murseli, së bashku me dorasin Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, kanë dalë në një seancë fillestare gjyqësore, ku ndaj tyre është caktuar nga një muaj paraburgim si të dyshuarit e kësaj vrasje .

"Këta të vrasin natën e të qajnë ditën", shkruante pankarta e mbajtur nga Djellza Pulatani, organizatorja e protestës paqësore.

Themeluesja e F’Oda-s, Djellza Pulatani, iu drejtua turmës të shtunën duke folur fillimisht për veten e saj dhe për atë se çfarë e shtyu të themelojë nismën F’Oda në SHBA.

Për ju që nuk më njihni, tha ajo unë quhem Djellza Pulatani, një studente që ndjek studime ndërkombëtare dhe teologji në Universitetin Fordham. Megjithatë, pasioni im më i madh qëndron në mbrojtjen e kauzave të të drejtave të njeriut. Më shumë se një vit më parë, qëndrova pikërisht në këtë terren për të protestuar kundër përdhunimit të urryer në grup të një vajze 11-vjeçare në Prishtinë. Ai moment na lidhi të gjithëve në një synim të përbashkët për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave në vendin tonë. Pas asaj proteste, ndjeva nevojën për të ndërmarrë veprime konkrete për vajzat e Kosovës, duke çuar në themelimin e F'Oda, nisëm kjo , e cila u u pritë mirë edhe në Kosovë, duke e parë atë si një nismë për fuqizimin e vajzave verën e kaluar në Kosovë, dhe për nxënësit e shkollave të mesme.

Dhe kështu, tha ajo; “Së bashku me vajzat e tjera ne synuam të krijonim një hapësirë ku vajzat të ndjeheshin të sigurta, të dëgjuara, të vlerësuara dhe të respektuara. Ne donim të krijonim një forum ku ata mund të shkëmbenin përvojat e tyre dhe të trajtonin çështje kritike brenda komuniteteve të tyre. Një temë e përsëritur ishte kuptimi i përhapur se gratë dhe vajzat shpesh vinin në pozitën e pasme të burrave në jetën e tyre, duke u trajtuar si qenie dytësore”.

Ndërsa, duke folur për vrasjen e Liridonës, në Prishtinë, Djellza, tha se : “Sot, ne qëndrojmë këtu pas vrasjes së Liridona Ademajt, e cila ka ngjallur zemërim tek secili prej nesh. Ndërsa mendoja se çfarë të ndaja me ju në këtë ditë shumë të trishtuar, reflektova mbi nocionin e të qenit të gruas një njeri dytësor. Vrasja e Liridonës shërben si shembull tragjik i kësaj. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, e trajtoi atë jo vetëm si një njeri dytësor, por si të mos ishte aspak njeri”.

Më tej ajo dha një paraqitje të shkurtër se kush ishte Liridona sepse u shpreh ajo shpesh harrojmë personin që qëndron pas rastit.

Ajo ishte një grua 30 vjeçare nga fshati Rracaj i Kosovës, e cila ishte shpërngulur në Suedi, ishte nënë e dy fëmijëve, një vajzë, një motër dhe një shoqe. Ajo ishte një individe punëtore me dy biznese të sajat. Por, mbi të gjitha, ajo ishte një qenie njerëzore me ëndrra, qëllime dhe aq shumë jetë për të jetuar.

Më 29 Nëntor ajo jetë, ajo e ardhme iu hoq mizorisht asaj. Një vit më parë, gjatë protestës të fundit, ne kënduam vazhdimisht këngën “E ardhmja është e saj". Pra, sot e ardhmja i takonte edhe Liridonës. Megjithatë, në një akt egoist, frikacak dhe të tmerrshëm, ajo e ardhme iu vodh pa mëshirë. “Hajdutët” e tmerrshëm të asaj të ardhmeje nuk duhet të fshihen, emrat duhet t'ua dimë: Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla. Le ta ndjejnë këta burra peshën e tërë Kosovës për krimin e tmerrshëm që kanë bërë, tha Djellëza.

Për këtë vazhdojë ajo “Është e domosdoshme që ne të kuptojmë se vdekja tragjike e Liridonës nuk është një incident i izoluar; është një manifestim i një sistemi patriarkal të rrënjosur thellë. Jeta e saj u konsiderua e padenjë, duke bërë që vetë personi që i ishte besuar kujdesi, dashuria dhe mbrojtja e saj tinzanisht veprojë për t'ia hequr asaj të drjetën për të jetuar.

“Ndërsa mund të jetë e lehtë të etiketosh autorin si psikopat, veprimet e tij janë të ndërthurura me një sistem që sistematikisht nënvlerëson dhe hedh poshtë jetën e grave. Ky sistem jo vetëm që lejon por mundëson në mënyrë aktive femicidin” shprehet ajo.

Duke shtuar, se “dua të jem i qartë duke thënë se dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm një çështje shqiptare, ajo është një plagë në çdo cep të botës” Në shoqërinë tonë patriarkale, të jesh grua do të thotë të kesh frikë të ekzistosh. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhunën në familje, përdhunimin apo edhe vrasjen, gratë nuk janë të sigurta në asnjë sferë të globit”.

Në psikikën kulturore shqiptare, ne kemi qenë të kushtëzuar të besojmë se burrat janë mbrojtës të gruas, tha gjatë fjalës së saj Djellëza, detyrë që ia ka ngarkuar gruas një fuqi më e lartë. Pra, unë ju bëj një pyetje të gjithëve: Çfarë ndodh kur njeriu i caktuar për t'ju mbrojtur “paguanë” dikë që t'i japë fund jetës tuaj? A nuk e thyen kjo themelin e atij besimi? A duhet të ndihen gratë të sigurta në një sistem që lejon mizori të tilla?

Në vazhdim ajo tha se “Që të ndodhë ndonjë përparim domethënës, së pari duhet të pranojmë se sa thellë është ngulitur patriarkati brenda secilit prej nesh. Nga ky ndërgjegjësim, ne duhet të punojmë kolektivisht drejt ndryshimit të mentalitetit që toleron çdo formë dhune ndaj grave. Është detyrë që të bashkohemi, të kërkojmë drejtësi për çdo viktimë të dhunës me bazë gjinore dhe të përpiqemi për një të ardhme ku asnjë grua nuk do të jetojë me frikë thjesht për shkak të gjinisë së saj.”

Ndër të tjera themeluesja e nismës F’Oda tha se : “Përballë tragjedisë së Liridonës, shfaqet një fener shprese. Narrativa mbi dhunën me bazë gjinore po ndryshon, me gratë që pohojnë gjithnjë e më shumë veten kundër një sistemi patriarkal që është historikisht duhet t’i përkas së kaluarës. Ndërsa tani, bisedat mbi barazinë gjinore po fitojnë vrull, po sfidojnë stereotipet dhe po nxisin një mjedis ku të mbijetuarat ndihen të fuqizuar për të folur.”

Ajo me zë të lart me këtë rast i dha një faleminderim të të gjitha grave e vajzave Policisë së Kosovës, dhe vlerësojë dekleratat e udhëheqësve të Kosovës: “ I përgëzoj oficerët e policisë së Kosovës për kapjen e shpejtë të të tre të dyshuarve në rastin e Liridonës. Veprimi i tyre i shpejtë dërgon një mesazh të fuqishëm se autorët e dhunës me bazë gjinore do të mbajnë përgjegjësi. Kjo jo vetëm që kontribuon në drejtësi, por gjithashtu ndërton besimin brenda komunitetit, duke vepruar si një pengesë kundër dhunës në të ardhmen. E përgëzoj veçanërisht kryeministrin Kurti për “nxitjen” e tij të zjarrtë që dha pas ngjarjes kur tha se të gjithë ne të kemi prioritet mbrojtjen e grave dhe vajzave.”

Ndërsa “qarkullojmë” në këto sfida, le të marrim frymëzim nga qëndrueshmëria e atyre që thyejnë heshtjen u shpreh ajo “ Gratë në mbarë botën po udhëheqin ndryshimin duke folur hapur, duke kërkuar drejtësi dhe duke sfiduar normat shoqërore. Duke i mbështetur këto zëra, ne mund të punojmë drejt një shoqërie ku të gjithë, pavarësisht nga gjinia, mund të jetojnë pa frikë dhe dhunë.”

Së bashku, ne duhet të përdorim elementet e aktivizmit bazë dhe të punojmë me zell brenda komuniteteve tona për të çrrënjosur nocionet e idealeve seksiste. Ndërsa ne e bëjmë këtë, është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme që të mbajmë veten, qeverinë tonë dhe sistemin tonë ligjor përgjegjës për t'i dhënë viktimave drejtësinë që meritojnë. Shkelësit duhet të dënohen për krimet e tyre dhe të drejtat dhe mbrojtja e grave dhe vajzave duhet të kenë përparësi, pavarësisht se çfarë vendi dhe kohe ndodhin, tha Djellëza Pulatani.

Drejtësi për të gjitha viktimat (femrat) kudo!.

Nuk do të heshtim më, zërat tanë do të tingëllojnë të vërtetë. Nuk do t'i harrojmë kurrë sakrificat e kaq shumë njerëzve. Ne nuk do t'i harrojmë kurrë gratë e vajzat që ua morën jetën. Nuk do të të harrojmë kurrë Liridona, tha presidentja "The F'Oda Summit", Djellëza Pulatani, e cila është themeluese e një nismë për fuqizimin e vajzave dhe grave.

Që nga koha e Kodit Etik tradicional shqiptar, Kanuni i Lek Dukagjinit,” një libër ky i botuar edhe në anglisht nga Gjonlekaj-Publishing, thuhet se burrat shqiptarë perceptohen si mbrojtës të familjes. “Aktet e dhunës të vuajtura nga gratë shqiptare në duart e partnerëve dhe bashkëshortëve të tyre janë të pakuptueshme në këtë kontekst,” tha Gjek Gjonlekaj, ish-korrespondent i Zërit të Amerikës, Shërbimi i Gjuhës Shqipe.

Për ata që e morën jetën e saj peng per të fituar ca para, tha Gjonlekaj, e bënë edhe më të keq këtë akt barbar, sepse, sikur të ishte kjo vrasje diçka morale, edhe ndoshta do të vihej në dyshim. Por, të gjithë ata që e përcollën këtë vrasje, në mënyrë absolute kan thënë se kjo nuk ka të bëjë me moralin e saj”.

Përndryshe, ai Liridonën simbas shtypit e cilësoi atë të ishte një grua e shkëlqyer, dhe që dihej se ishte e tillë, pra ishte nënë me dy fëmijë , pranë tyre edhe në momentin më të tmerrëshëm të asaj nate të fundit të jetës së saj. kur ata i ranë “pas qafe” me revolver, tha ai.

Gjonlekaj, tha se gruaja e sidmos nana shqiptare në tër historin e saj është parë dhe e shquar vetem për shëmbullin e së mirës, në familjen dhe shoqërinë shqiptare :“Gruaja shqiptare, është ajo që ka duruar edhe dhimbje të mëdha, ka sakrifikuar dhe duruar të gjitha dhimbjet e mëdha, në gjithë historinë e saj, në Shqipëri , Kosovë e trevat shqiptare,”

Më thënë të drejtën , vrasja e një gruaje te ne shqiptarët është me të vërtët një dhimbje e jona kombëtare. “Një këngë e njohur në Kosovë thotë “ Nusja jonë kurr nuk vritet” Pra, me vra nusen, nënën, vajzën femrën shqiptare, është akti më barbar.Dhe duhet të jete absolutisht i dënueshëm”, tha Gjonlekaj. 

Madje, megjithëse Europa, i ka ndërruar ligjet e saj për këto vrasje, unë mendojë se të ai që kryen këtë akt, simbas traditës sonë shqiptare meritonë dënimin me vdekje.

Këtu Gjonlekaj, kujtojë se Kanuni i Lek Dukagjinit, thotë se “Gruaja mund të vritet vetëm në se kape në “flagrance” ose “Corps delights”.

Duke marrë parasyshë ate se çfarë u shkrua, pas kësaj ngjarje të tmerrshme në shtypin anemaban botës, ku u prek edhe nderi i gruas shqiptare, tha ai mund të them po ashtu si dhe u tha më parë nga parafolset, se femrat shqiptare, janë nderi ynë, që vetëm na nderojnë kudo dhe kurdo heré.

Me këtë rast ai ka marrë si shembull edhe disa emra të njohur, sotë në të gjithë botën, të femrës shqiptare duke na kujtuar disa prej tyre: Ritą Ora, Dua Lipa, Ermonela Jaho, apo edhe Mira Murati, që po udhëheq teknologjinë e inteligjencës artificiale në të gjithë botën.

Gjek Gjonlekaj, ish-korrespondent i Zërit të Amerikës, Shërbimi i Gjuhës Shqipe, përfundojë duke thënë se : “Andaj në përfundim më duhet të them, se ky rast me vrasejen e Liridona Ademaj, është per ne të gjithë shqiptarët e sidomos ne në diaspor, t’a nderojmë dhe të reagojmë si komunitetet për këtë vrasje makabër. Dhe, të tregojmë që shqiptarët duhet të luftojnë kundra këtyre lloj vrasjve, duke bërë thirrje të ndalet dora e krimit ndaj grave, kriminelet të dënohen seriozisht, në baza të ligjeve.”

Ish-anëtari i Këshillit të bashkisë së Nju Jorkut, dhe aktivisti kryesor i komunitetit, Mark Gjonaj i dha energji turmës me fjalët e tij dhe duke brohoritur "Ne jemi pak, por flasim për shumë". “Sot i japim zë ata që nuk kan zë, dhe ngrihemi në mbrojtje të atyre që vuajnë në heshtje”, tha Gjonaj.

Në mesin e folësve në këtë tubim ishin edhe kryetari i shoqatës Ulqini, Xhemo Lanica, si dhe avokati nga Tirana Adriatik Llapaj - kryetar i lëvizjes politike, "Shqipëria Bëhet”, dhe aktivistet e bashkë organizatoret e këtij tubimi Drita Dreaj, Beti Tola, Fiona Shehu, Dezarat Murati, e tjer.

Dita Dreaj, partnerja e F’Oda dhe drejtuesja e podcast-it të Vajza + Gra, recitoi një poezi që ia kushtoi frikës që lidhet me “thjesht të jesh grua”.

“Ne nuk do t’heshtim deri në frymën e fundit do të rezistojmë” shkruhhej në pankartin e Beti Tola. “Dhuna me bazë gjinore nuk është çështje shqiptare”, tha aktivistja e komunitetit Beti (Bedrije) Tola e cila e vendosi atë në kontekstin e normave gjinore shqiptare dhe stigmës sociale që rrethon divorcin. Sipas njoftimeve të policisë dhe lajmeve, thuhet se Liridona Ademaj kishte bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Policinë e Kosovës.

"Naim Murseli, ti nuk mund të fshihesh. Ti ke shkaktuar femicid” thërriste Fiona Shehu.

Megjithatë, organizatorët besojnë se çështja shkon përtej drejtësisë në kuptimin e rreptë ligjor. Ajo lidhet drejtpërdrejt me barazinë gjinore dhe drejtësinë sociale. Rasti i Liridona Ademajt nuk është një rast i izoluar i dhunës me bazë gjinore, por përkundrazi përforcon rëndësinë e një bisede globale, për të cilën tha Dora Nano, një nga partneret e F'Oda, besojnë se ka filluar të fitojë disi tërheqje. "Është brenda zërit tonë kolektiv që ne të gjejmë forcën për ndryshim," tha Dora, studente e Filmit dhe Dokumentarit në NYU.

Në qershor, UNDP publikoi një raport që tregon se paragjykimet gjinore mbeten të rrënjosura në dekadën e fundit.

Simbas raportit thuhet se “Një lidhje e prishur midis përparimit të grave në arsim dhe fuqizimit ekonomik", janë shkaqet e stagnimit të cituar në raportin e agjencisë. Autorët shkruajnë se “Pavarësisht prevalencës së vazhdueshme të paragjykimeve ndaj grave, të dhënat tregojnë se ndryshimi mund të ndodhë”. Studentët e Fordham dhe Përfaqësuesit e Qeverisë Studentore të Fordham University, Fiona Shehu dhe Desara Murati , shprehën mendimin se “Liridona mund të kishte qenë cilado nga gratë në jetën tonë” dhe “mënyra për ta trajtuar këtë çështje është të fokusohemi në të qenit avokate të ndryshimit”.

Një numër folësish vunë në dukje kontrastin e fortë midis grave shqiptare me arritje të jashtëzakonshme në botën e muzikës dhe teknologjisë, dhe vrasjeve të dhunshme si ajo e Liridona Ademajt që ka tronditur komunitetin.

Në këtë tubim foli edhe këngëtari Edon Molla.

Lorik Berisha, student i degës së Mjekësisë në Shkollën Mjekësore të Nju Xhersit, tha se “ne duhet të kalojmë nga ky akt i pakuptimtë në mbrojtjen aktive të barazisë gjinore”.

Tubimi ishte i nxitur nga vrasja makabër e 30 vjeçares, Liridona Ademaj, në Kosovë, dhe u shoqërua me këngën "I'm a Woman" e kompozitorëve të famshëm Jerry Leiber dhe Mike Stoller, e kënduar për herë të parë në 1962 nga Christine Kittrell, dhe mbyllë me thirrjet e fuqishme të “dirigjuara”, nga Mark Gjonaj dhe Djellza Pulitani : “Duam drejtësi, sot”, “Poshtë patriarkati” dhe “Nuk ka paqe pa çlirimin e grave”,“Pa paqe, nuk ka siguri”.

Me pankarta në duar dhe thirrjet e tyre të vazhdueshme pjesëmarrësit kërkuan drejtësi, jo vetëm në rastin e Liridonës, por për çdo rast të dhunës ndaj gruas në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare.

Tubimi “FOda Kundër Femicideve” u ndoq nga kalimtarët e shumtë, njujjorkez dhe turistë të huaj të cilët qëndruan dhe u interesuan për atë se përse po mbahej kjo protestë .

Nisma F’Oda, e cila organizojë këtë aktivitet, tha se do të presë Samitin e dytë për nxënësit e shkollave të mesme në verën e vitit 2024. Ndërsa grupi F’Oda, i udhëhequr dhe themeluar nga studentja e Frodham Universty në Bronx Nju Jork, Djellza Pulatani, e mbylli tubimin duke thënë se ajo dhe vajzat e tjera do të vazhdojnë të luftojë kundër të gjitha formave të pabarazisë gjinore, ngase ky është misioni i tyre, që të përqendrohet në fuqizimin e vajzave si dhe në pajisjen e tyre me burime dhe lidhje për të fuqizuar të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat