Apeli i veprimtarit nga Amerika: Shaip Kamberi zëri i vetëm, por i fuqishëm në Parlamentin e Serbisë

Amerika

Apeli i veprimtarit nga Amerika: Shaip Kamberi zëri i vetëm, por i fuqishëm në Parlamentin e Serbisë

Nga: Hafiz Shala - New York Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 13:07
Hafiz Shala

Në njërën nga tre librat e mi të promovuar në gusht të këtij viti në Bibliotekën Kombëtare “ Pjetër Bogdani “në Prishtinë, z. Shaip Kamberi e kam quajtur, një Ramë Bllaca i vitit 1937 në shekullin 21. Sic e dini, Ramë Bllaca ishte i vetmi Deputet në Parlamentin e Serbisë i cili, duke e kundërshtuar Marrëveshjen xhentlemene me Turqinë për shpërnguljen e shqiptarëve për turqi, në foltore para Deputetëve e shqeu atë Marrëveshje, ndërsa paraprakisht e ndërtoi kullën e re në shenjë qendrimi të paluhatshëm nga Dardania. Sigurimi serb i organizoi pritë dhë para se të hyjë në fshatin e tij, Bllacë, e vranë.

Dardania Lindore duhet të jetë krenare me angazhimin e tij për të drejtat e nepërkëmbura të shqiptarëve, të cilët po rrezikohen të zhbëhen me forma e metoda të vjetra e të reja të politikave ultro-nacional shoveniste serbe të cilët, aty ku flitet shqip dhë aty ku lindin shqiptar, me deomos duhet të përzihen, të diskriminohen me  metoda raciste për t’ua shua shpresat që të jetojnë në trojet e tyre stërgjyshore, të cilët po rrezikohen ta ndajnë fatin e atyre të Nishit e Toplicës së vitit 1878. Z. Shaip Kamberi, duke i mbrojtur shqiotarët e Dardanisë Lindore në të vertetë po e mbron qeshtjen e shqiptarëve në përgjithësi si digë mbrojtëse e valëve të tërbuara serbe për të pushtuar edhe territore tjera, duke filluar nga Dardania (Kosova) me qëllim daljeje në detin Adriatik.

Zoti Kamberi, nuk ka dyshim sw është njëri ndër më të merituarit për të vazhduar deryrën e Deputetit të cilin po e mbron me devotshmëri, përkushtim dhë më pa luhatshmëri. Pasi me zotin Kamberi kemi pasur takime e veprimtari në Uashington DC në mbrojtje të asaj pjese të Dardanisë e qkeputur me dhunë, ftoj të gjithë organizmat politik, shoqëri civile dhe firma të tjera që t’i bashkojnë votat dhe pa hamendje ta votojnë numrin 13 zotin Shaip Kamberi.

Bashkohuni, sepse këtë po ua kërkojnë gjeneratat e reja në Dardaninë Lindore dhë jo vetëm ato. E gjithë shqiptaria e ka mendjen tek 17 dhjetori i zgjedhjeve në Serbi, ku jam shumë i bindur se nuk do të na zhgënjeni. Ju lutem bashkohuni, votojeni z. Shaip Kamberi edhe për mandatin e ardhshëm. Nuk është kërkesë për përqarje, por për bashkim kundër armikut tonë shekullor. Iu priftë e mbara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat