Vizita e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci në SHBA

Amerika

Vizita e ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedonci në SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:59
Foto nga vizita

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,me ftesë të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Washington, ShBA, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pritur në takime në Departamentin e Shtetit nga Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’ Brien, dhe të dërguarin e posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, takim me zëvendës-sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, dhe senatoren Joni Ernst.

O’Brien në platformën 'X' ka shkruar se SHBA-të vazhdojnë mbështetjen ndaj FSK-së.

“Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Kënaqësi takimi me ministrin kosovar të Mbrojtjen, Ejup Maqedonci sot dhe riafirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, sipas komunikatës së Ministrisë së Mbrojtjes, ministri Maqedonci ritheksoi që Qeveria dhe populli i Kosovës janë të vendosur palëkundshëm në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

“Me këtë rast, ministri e falënderoi Ndihmëssekretarin O’Brien për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, e në veçanti për mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Ata diskutuan për ambientin global të sigurisë dhe impaktin e tij në regjionin e Ballkanit perëndimor, si dhe për nevojën e fuqizimit të përpjekjeve të përbashkëta për t’u përballur me rreziqet dhe kërcënimet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i mbrojtjes i Republikës se Kosovës, Djup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, u takua ede me Ambasadorin Blerim Reka, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, si dhe me disa përfaqësues të shoqatave shqiptare, në zonën e Tri - Shteshit, kryesinë e Shoqatës Shqiptare - Amerikane të Zbatimit të Ligjit, Ndërkohë, ai në Shtëpinë e Vatrës në Bronx, u takua me kryetarin Elmi Berisha dhe me disa drejtuesit e Federatës PanShqiptare Vatra, si dhe me disa aktivist të dalluar të komunitetit shqiptar në Nju Jork.

Ministri, Ejup Maqedonci , gjatë këtyre vizitave ka qenë i shoqëruar nga Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju York, Ambasadori Blerim Reka, dhe anëtar të stafit diplomatik të kësaj konsulltae.

Dje, Ministri, Ejup Maqedonci , së bashku me ambasadorin Reka, dhe kryetarin e shoqatës "Atlantiku" komandat Gani Shehu, përfshirë disa isha luftëtarët e Batalionit Atlantiku - antarë të kësaj shoqate, Ahmet Bytyqin, babaii i tre djemëve të vrarë barbarisht nga shteti serbë, bënë homazhe te Memoriali i varrezave ku prehen tre dëshmorët e lirisë, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, në Yonkers New York.

Mbas homazhve ata mbajtën një takim(bashkëbisedim) në Bronx- NY, lokalin Çka ka Qellu.

“Babai i tre dëshmorëve të lirisë së Kosovës, Ahmet Bytyqi, ndjenjën e mungesës të tre djemve të tij nuk mund ta largoj asnjëherë, por është ngushllues fakti që jeta e tyre ishte e shkurtër nga vitet, por e pavdekshme nga pesha, heroizmi i tyre me lavde do të mbahet mend gjithmonë”, tha ministri Maqedonci.

Duke shtuar se: “Pikërisht për obligimin që kemi ndaj amanetit të dëshmorëve dhe të ardhmes së brezave të rnj, pas homazheve me kryetarin Gani Shehu dhe antarët e Shoqatës Atlantiku, trashëgimtare e Batalionit Atalantiku të UÇK-së, zhvilluam një bashkëbisedim, gjithnjë me temë qëndore vendin tonë dhe mundësinë e kontributit të Shoqatës Atlantiku në mbështetje të institucioneve tona, sepse vetëm bashkë jemi më të fuqishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat