Mision i munguar i medias

Amerika

Mision i munguar i medias

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Anëtaret e Organizatës se Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA u takuan së bashku për të dhënë opinionet e tyre rreth krimit që ndodhi në familjen shqiptare, ku bashkëshorti vrau gruan e tij me pagesë në sy të fëmijëve të mitur. Ajo që lëndon është se edhe një 14 vjeçare nga Maqedonia, Liridona Ademaj 30 vjeç dhe një 22 vjeçare nga Italia që u vranë nga familjarët apo partnerët e tyre u varrosën në një ditë.

aktivistet kërkojnë që këto raste të njihen si femicid, që do të thotë të vrasësh një grua për shkak të gjinisë së saj. Në disa emisione u fol se media shqiptare e teproi me vëmendjen që i dedikoi kësaj tragjedie. Apo çfarë i duhet medias shqiptare që shkon në Kosovë për këtë ngjarje. Mendojmë se sensibilizimi që media i bën këtyre fenomeneve dramatike ka ndikim pozitiv. Ishte një mision i munguar i medias shqiptare, mënyra më e mirë për të dalë në pah fytyra e vrasësit e për të parandaluar krimet e dhunën. Duhet të ndihemi të falënderuar nëse edhe mediat në Kosovë do të veprojnë me të njëjtin ritëm, pasi jemi një komb, një gjak, paçka se dy shtete e hallet së pari duhet ti "qajmë" e ti zgjidhim mes nesh. Dhunë ndaj grave ka patur edhe gjatë viteve në komunizëm por media ka qenë nën censurë, sot media është e lirë dhe e pavarur.

Një term tjetër që kemi hasur është feminicidi që nënkupton përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore. Sipas raportit më të fundit të UNODC vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 89000 femicide në mbarë botën.

Ilir Havolli psikolog në Kosovë gjatë një interviste thotë: "Kur një individ kryen një krim plotëson kënaqësinë e tij psikologjike, rrit adrenalinën dhe plotëson epshin e tij. Ai qysh para krimit e quan fajtore viktimën, përgatit rastin dhe e vret ose të tjerë njerëz kanë ndikuar tek ai që ajo është fajtore. Ai është një person keqdashës i pasigurt për shoqërinë"...

Ja si e përshkruan dhunën fizike një nga anëtaret e organizatës: "Dhunimet deri në vrasje janë mos edukim i mirë i fëmijëve që në start nga prindërit e tyre e pastaj nga shoqëria apo rrethi ku jeton. Po qe se do të rriteshin ata fëmijë me dashuri, respekt e kulturë nuk do të kishin ardhur deri te këto gjëra të pa pëlqyeshme që po ndodhin në shoqërinë tonë e aq më tepër tek populli ynë. Duhet që në çdo institucion arsimor të ketë psikolog që ata të punojnë me fëmijët që rriten në një familje ku ka dhunë e mos respekt në çift, se ai fëmijë kur rritet bëhet një dhunues apo një vrasës". Më poshtë kemi opinionet tona dhe përkrahëseve të kësaj kauze, disa prej të cilave biseduan online në Zoom.

Ing. Merita Shkupi aktiviste, bashkëthemeluese e Organizatës së Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA: "Kjo ngjarje i indinjoi të gjithë si gratë ashtu edhe burrat sepse nuk kish ndodhur kurrë një vrasje e tillë e kurdisur aq poshtërsisht në sy të fëmijëve të mitur. Arsyet e vërteta akoma nuk po dalin qartë por fakti që krimi është bërë me aq gjak të ftohtë na dëften se ky njeri është pervers. Këto dhunime kaq të egra e të përsëritura ndaj grave në shekullin 21 tregojnë se drejtësia deri më sot ka qenë shumë e butë ndaj dhunuesve. Ata meritojnë varjen në litar".

Flora Selfo aktiviste, SHBA. Ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, dekoruar nga Senatorja Nathalia Fernandez në Neë York: "Jam shumë dakort me parafolëset. Solidarizohem totalisht me kërkesën e tyre që vrasësi i Liridonës të ndëshkohet me dënim kapital. Dhe jo vetëm vrasësit e Liridonës por të gjithë burrat që vrasin gratë e tyre të marrin dënimin kapital".

Lindita Zoraqi një nënë, një motër në SHBA: "Është e tmerrshme, shumë keq. Po nuk u ndërgjegjësuan njerëzit për veten e tyre është e vështirë.... Shoqëria bën punën e saj, por është gjithçka e programuar".

Sanije Vojka aktiviste, SHBA. Ish e persekutuar politike nga regjimi komunist në Shqipëri, gëzon titullin Presidencial Shqiptar "Pishtar i Demokracisë", dekoruar nga Senatorja Nathalia Fernandez në Neë York: "Si mund të dhunosh e të vrasësh një nënë, nga një nënë që je krijuar, nga ajo që ke marr jetë...Dhunimi i grave duhet urgjentisht të marë fund. Shteti duhet urgjentisht të veprojë me ligje dhe të vendosë drejtësi për dhunën ndaj grave".

Z. Balla aktiviste SHBA, unë me tim vëlla u rritëm me prindër të divorcuar. Babai ishte i dhunshëm. Vrasja e Liridonës dhe mbetja e fëmijëve të tyre jetim më pikoi në shpirt. Nuk di çfarë të shtoj, jam shumë e tronditur. Dënim maksimal për kriminelët. Arjana Keta aktiviste SHBA, këto janë plagë që nuk mbyllen kurrë. Çdo lloj dhune do ta quaja krim. Aq më tepër për vrasjen e një nëne... Ata që e realizuan të marrin dënimin kapital".

Fatmira Huta aktiviste SHBA, vetëm qenie njerëzore nuk mund të quhen. Ata janë kriminelë të lindur. Sa për dënimin bashkohem me Znj. Merita Shkupi, kur thotë se kriminelët meritojnë të varen në litar. Emi Zoto aktiviste SHBA, unë bashkohem me parafolësen kur thotë, se nëpër shkolla duhet të vendosen psikologë. Ndërsa për vrasësit, jam për dënimin me vdekje". Moza Dajçi gazetare SHBA, duke u ndalur tek rasti i vrasjes së Liridonës më shqetëson fakti që shorti për gjykim i ra prokurores serbe, jo pse unë jam me origjinë nga Kosova, por nëse këtë dosje do e merrte në shqyrtim një prokuror shqiptar do të ishte më e pranueshme. Ndërsa për vrasjet, dhunimet, përdhunimet do të përdor termin femicid dhe kriminelët në litar". Etj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat