Bektashinjtë në Uashington DC: Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mori pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Aktit Ndërkombëtar të Lirive Fetare

Amerika

Bektashinjtë në Uashington DC: Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mori pjesë në shënimin e 25 vjetorit të Aktit Ndërkombëtar të Lirive Fetare

Beqir Sina, New York Nga Beqir Sina, New York Më 19 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Foto nga vendngjarja

WASHINGTON DC: "Ndërsa përkujtojmë 25-vjetorin e Aktit Ndërkombëtar të Lirisë Fetare (IRFA), ne riafirmojmë angazhimin e fortë dhe të qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për të avancuar lirinë fetare për të gjithë, kudo," thuhet në një deklaratë të Departamenti Amerikan i Shtetit, Komisioni Ndërkombëtar mbi Lirinë Fetare në Washington, me rastin e këtij jubileu.

Liria e fesë ose e besimit është një vlerë bazë amerikane.

Njëzet e pesë vjet më parë, kur Presidenti Clinton nënshkroi në ligj Aktin Ndërkombëtar të Lirisë Fetare, ai vuri në dukje: "Kur promovojmë lirinë fetare, ne promovojmë gjithashtu lirinë e shprehjes, ndërgjegjes dhe shoqërimit, dhe të drejta të tjera të njeriut".

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Në prag të Nëntorit, me ftesë të Institutit të Paqes të Shteteve të Bashkuara (USIP) dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Kryeshenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i shoqëruar nga udhëheqësi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të Kryegjyshatës, profesor Arben Sulejmani, morën pjesë në forumin e organizuar me rastin e 25-vjetorit të Aktit të rëndësishëm Ndërkombëtar të Lirisë Fetare (IRFA).

Ky përvjetor i Aktit IRFA paraqiti përkushtimin e fortë amerikan rreth lirisë fetare, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në mbarë botën dhe për të dëgjuar nga udhëheqësit vizionin dhe promovimin e lirisë fetare ndërkombëtare.

Image
Foto nga vendngjarja

Gjatë forumit u paraqitën kontribute nga liderët e qeverisë, procesin e krijimit të legjislacionit IRFA, ashtu edhe në zbatimin e tij në të gjithë administratat. Ndër pjesëmarrësit që përshëndetën këtë aktivitet ishin edhe: ish-përfaqësuesi i IFRA, Frank Wolf ; ish-senatori, Don Nickles; ish-kryetarja e Komisionit të SHBA-së për Lirinë Fetare Ndërkombëtare (USCIRF), Katrina Lantos Swett; Ambasadori i Përgjithshëm për Lirinë Fetare Ndërkombëtare, Rashad Hussain si dhe të gjithë ish-ambasadorët At-Large për Lirinë Fetare Ndërkombëtare si: Robert Seiple, John Hanford, Suzan Johnson Cook, David Saperstein dhe Sam Brownback.

Pas paraqitjes dhe përshëndetjeve të dhe diskutimit me drejtuesit e qeverisë IRFA, aktiviteti vijoi me një pritje dhe bashkëbisedim me Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj për të vijuar me një diskutim me zërat jetësorë të shoqërisë civile nga e gjithë bota, rreth përvojave të tyre, të partneritetit me SHBA, mbi lirinë fetare ndërkombëtare.

Gjatë vizitës në SHBA, Kryegjyshi Botëror Bektashian, krye shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i shoqëruar nga udhëheqësi i zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare të Kryegjyshatës, profesor Arben Sulejmani, takuan Ambasadorin At-Large, Rashad Hussain, i cili kishte dijeni rreth çështjeve problematike dhe sfidave me të cilat përballet Kryetari i Komunitetit Bektashi në Maqedoninë e Veriut, Prof. Arben Sulejmani dhe gjithë komuniteti bektashian i atjeshëm, për mos trajtimin e barabartë para ligjit dhe drejtësisë.

Në këtë takim, Kryegjyshi, Dede Edmond Brahimaj e falënderoi ambasadorin për kujdesin qe ky zyrtar amerikan për liritë fetare dhe për gatishmërinë për vazhdimësinë e partneritetit.

Dyshja Diplomatike Botërore Bektashiane, ndër të tjerët, takuan miqtë e tyre të vjetër ish-ambasadorët At-Large, në veçanti patën takim me miqtë e bektashinjve, përfshirë ambasadorin Sam Brownback, të cilit i shprehën mirënjohjen për vizitën që ai pati bërë në Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Me ambasadorin Brownback u përmend përparimi i bërë si dhe u zhvilluan biseda për çështjet të tjera që zhvillohen tutje. Takimi me Ambasadoren Susan John Cook, me të cilën u drekua, solli në tryezë kujtime nga e kaluara, kohën kur ajo shërbente në administratave të Presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama.

Zonja Cook pranoi një falënderim të posaçëm nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj për urimin që Presidenti Obama i bëri Teqesë Bektashiane të Detroitit për përvjetor, dhe punën e palodhur të klerit bektashi shqiptar në Amerikw Baba Rexhebit dhe Baba Arshiut.

U përmend nga ajo se kur kishte parë Presidentin Obama në ballinën e revistës bektashiane Urtësia, ishte befasuar dhe, i kishte bërë me dije se është nder i madh që një president amerikan të paraqitet në ballinën e një reviste me baza islame, më pas ambasadorja Susan John Cook e kishte njoftuar Presidentin me bektashizmin, gjë që rezultoi me fletë urimin për përvjetorin e Teqesë Bektashiane të Detroitit.

Një takim u zhvillua me Prof. Katrina Lantos Swett, presidente e Fondacionit për Liritë Fetare Lantos, ish-kryetare e Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Liritë Fetare Ndërkombëtare (US Commission for International Religious Freedom).

U diskutua raporti i vitit 2016, që ishte në nivelin botëror si shkelje e të drejtave të Komunitetit Bektashian ne Maqedoninë e Veriut dhe Teqeja Harabati Baba, ku janë shkelur të drejtat humane dhe religjioze, natyrisht qe kjo do ta ndihmojë edhe vetë vendimin e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg të Francës, që me 12 Prill 2018 vendosi vendimin në të drejtë të Komunitetit Bektashi kunder Shtetit te Maqedonise se Veriut; Ku aplikanti i parë është Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si Kryegjyshi i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me seli ne Tiranë-Shqipëri dhe Aplikanti i dyte është Arben Sulejmani, Kryetar i Komunitetit Bektashian të Maqedonisë, Gjyshata Bektashiane e Maqedonisë me seli në Teqenë Harabati Baba në Tetovë. I rikujtuan udhëtimin e gjatë diplomatik dhe takimin e prof. Sulejmanit me të në Bruksel , në një përvjetor të UE së bashku me Anëtarin1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat