Mandati 2023-2027 i KKD/ Mark Gjonaj i shqiptarve të Amerikës, rizgjidhet Kryetar

Amerika

Mandati 2023-2027 i KKD/ Mark Gjonaj i shqiptarve të Amerikës, rizgjidhet Kryetar

Nga: Beqir Sina Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Këshilli i ri Koordinues i Diasporës pati mbledhjen e tij të parë më datë 18 Dhjetor 2023.

Gjatë këtij takimi u zgjodhën strukturat e reja të këtij këshilli si dhe u prezantuan anëtaret e rinj pas përfundimit të mandatit të parë.

Për këtë mandat të dytë, rizgjidhet kryetar Mark Gjonaj, përfaqësues i komunitetit shqiptar në SHBA, nën kryetare Anxhela Paparizo, përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Kanada dhe sekretare Ira Londo përfaqësuese e komunitetit shqiptar në Greqi

***

Deklaratë e plotë për Shtyp e KKD

Dita Kombëtare e Diasporës mbledh Këshillin Koordinues të Diasporës me kryesi të re

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës dhe Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve më 18 dhjetor, u zhvillua mbledhja e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku këtë herë ka përkuar edhe me mandatin e dytë të këtij këshilli.

Me pjesëmarrje nga qeveria shqiptare dhe institucionet mbështetëse, diskutimet e gjata janë mbyllur me shumë pozitivitet e vullnet të palëkundur për rienergjizimin e organeve të Diasporës, me zgjidhjen dhe realizimin e çështjeve të rëndësishme.

Mbledhja u hap nga Kryetari i Këshillit, z. Mark Gjonaj, i cili duke i uruar suksese anëtarëve të zgjedhur për herë të parë, u ndal tek rëndësia e diasporës shqiptare në fusha të ndryshme të vendit dhe angazhimin që duhet të kenë anëtarët e këtij Këshilli në forcimin e marrëdhënieve të Diasporës me institucionet shtetërore shqiptare.

Të pranishëm në mbledhje Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Artemis Malo dhe Zv/ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Besart Kadia. Ministri Igli Hasani ka falënderuar anëtarët duke theksuar se “Këshilli synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me diasporën shqiptare si dhe i siguroi ata për mbështetjen e plotë në veprimtarinë e tyre”.

Ministrja e Kulturës, znj. Elva Margariti, në fjalën e saj prezantoi projektet dhe angazhimin që ka kjo ministri për diasporën shqiptare.

Lavdrim Krrashi, Kryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin, ndër të tjera u ndal në të drejtën e votës duke theksuar se ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë parashikuar të drejtën e diasporës për të votuar dhe si ligjvënës janë angazhuar në dhënien e kontributit në drejtim të mundësimit dhe përmirësimeve ligjore që i shërbejnë interesit të diasporës sa i takon votimit nga jashtë vendit.

Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe z.Ilirian Celibashi, i cili në fjalën e tij siguroi bashkëpunimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të realizuar votën e diasporës.

Znj. Romina Kuko theksoi rëndësinë e regjistrimit të adresave të diasporës shqiptare dhe punën që po bën Ministria e Brendshme për të thjeshtuar procedurat e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania.

Në pjesën e dytë anëtarët u njohën me aktivitetet e institucioneve shtetërore të diasporës si dhe diskutuan për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli, me qëllim krijimin e një bashkëpunimi më të afërt mes institucioneve shtetërore me komunitetet shqiptare kudo në botë.

Në pjesën e fundit janë miratuar ndryshime të rëndësishme në Rregulloren e Këshillit dhe janë zhvilluar zgjedhjet për mandatin e ri të kryesisë. Anëtarët zgjodhën si kryetar z. Mark Gjonaj, nënkryetare znj. Angela Paparizo si dhe sekretare znj. Ira Londo.

Këshilli Koordinues për Diasporën falenderon njëzëri të gjithë anëtarët dhe kryesinë e mandatit të mëparshëm për kontributin e tyre.

Anëtarët e Këshillit Koordinues për mandatin 2023-2027 janë si më poshtë:

Mark Gjonaj – Kryetar – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Anxhela Paparizo – Nënkryetare – Kanada

Ira Londo – Sekretare – Greqi

Anila Hyka Smorgrav – Francë

Ardian Lekaj – Holandë

Besmir Rrjolli – Itali

Brikena Muharremi – Britani e Madhe

Drita Gjongecaj – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Emina Cunmulaj – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ermal Sulaj – Greqi

Lazim Destani – Gjermani

Mirela Mezani- Zvicër

Rosario Peta – Itali

Sezar Jakupi – Australi

Vaxhid Sejdiu – Zvicër

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat