Në moshën 81-vjeçare, ka ndërruar jetë Lumteri “Lydia” Bardha

Amerika

Në moshën 81-vjeçare, ka ndërruar jetë Lumteri “Lydia” Bardha

Nga: Beqir Sina Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 08:37
Lumteri “Lydia” Bardha

Në Royal Oak -,Detroit MI, u  nda nga jeta më 25 dhjetor 2023, e rrethuar nga familja e saj e dashur Lumteri “Lydia” Bardha, bashkëshortja e aktivisitit të njohur të komunitetit shqiptar Ekrem Bardha, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në SHBA.

Lidia si i thërrisnin asaj  lindi më 27 dhjetor 1941 nga prindërit babai i saj Selman dhe nëna Bykë Zagari, nga Kolonja.

Lidia do të të kujtohet për ata që e njohën në jetën shoqërore,  për shpirtin e saj të madh, ndjenjën e përulësisë, mençurisë dhe respektin e saj  për të tjerët. Ajo kishte gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën e saj dalluar për bujarinë. Zemërbardhë e bujare ajo ishte e hapur për të gjithë, gati t'u jepte një dorë ndihmëse atyre në nevojë, sa herë lypej.

Lumturie"Lidia " ishte gruaja  e Ekrem “Eric” Bardhës. aktivisitit të njohur të komuniteti Konsulli i Nderit i Shqipërisë në SHBA.  Valentinës dhe Antonit. Motra e kujdesshme e Sal S. Zagarit, dhe e ndjera Beti Bushati.

Një nënë e përkushtuar e katë fëmijëve dy djemve dhe dy vajzave Verës, Ganiut, Ilirit dhe Donikës Ajo ishte gjyshja Serenës, Aleksandrit, Biankës.

Familja Bardha të enjten (e datës 28 dhjetor,) në A.J. mbajti funeralin në Shtëpin e funeralit Desmond & Sons (Kapela Vasu, Rodgers & Connell), 32515 Woodward Ave., Royal Oak, 48073.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat