Tragjike, rreshteri i policisë në New York vret gruan shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Amerika

Tragjike, rreshteri i policisë në New York vret gruan shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Më: 3 janar 2024 Në ora: 10:35 Përditësuar në ora: 12:57 më 03.01.2024
Anëtarët e familjes Morgan

Detajet: Si e zbuloi policia vrasjen e katërfishtë në SHBA, pamje nga vendngjarja

Rreshteri në Departamentin e Policisë në Bronxville, Watson Morgan (49 vjeç) vrau gruan e tij Ornela Morgan (43 vjeç) dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Daily Mail raporton se pas vrasjes së tyre, polici vrau edhe veten.

Watson pritej që të dilte në pension gjatë muajit mars të këtij viti.

Të katër anëtarët e familjes janë gjetur të vdekur me plagë nga arma e zjarrit.

“Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me armë zjarri”, tha policia.

Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.

“Rreshteri Morgan nuk u paraqit për turnin e mbrëmjes mbrëmë dhe Departamenti ynë i Policisë kontaktoi Departamentin e Policisë Clarkstown në qytetin e tij të lindjes, i cili bëri zbulimin”, tha Policia e Bronxville në një deklaratë për CBS News.

Shqiptarja që u vra me dy fëmijët nga burri i saj amerikan në New York ishte nga Korça

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit. “The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA. Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeç me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.

Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.

Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje.

“Në këtë fazë të hetimit, mendohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten me armë”, deklaroi policia amerikane.

Një fqinj i viktimave tha se “familja ishte e përsosur, amerikanë perfekt”.

“Kurrë nuk e mendoja që ai të bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë këtu jashtë, ndërsa nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë”, tha fqinj i familjes.

Tragjedia e familjes së 43 vjeçares shqiptare në SHBA, deklarohet Policia - çka u gjet në vendin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ndodhi në SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown, në periferi të New York City.

Policia e ClarkstoWn raportoi të shtunën se banori i New City që ishte rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville Sgt i Policisë Bronxville Watson Morgan, 49 vjeç, me sa duket vrau gruan e tij, Ornela 43 vjeç (nga Shqipëria) dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç. Policia beson se më pas ai vrau veten.

Katër trupat u zbuluan nga policia e New Yorkut pak pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

Komuniteti në Clarkstown është shumë i tronditur pasi të gjithë e përshkruajnë familjen Morgan, një familje model me fëmijë shembullorë dhe prindër të përkushtuar.

“Z. Watson Morgan ishte i punësuar si rreshter në Departamentin e Policisë në Bronxville (NY). Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri. Në vendngjarje u gjet një pistoletë. Ky hetim është një incident i izoluar dhe publiku nuk është në rrezik”, bën të ditur policia në një deklaratë.

Watson, 49 vjeç, filloi karrierën e tij me Departamentin e Policisë së Nju Jorkut në vitin 2000 përpara se të bashkohej me forcën në Bronxville 7 vjet më vonë. Ai u gradua në rreshter në vitin 2016.

Sipas mediave amerikane që i referohen një zyrtari të shkollës, të dy djemtë ishin aktivë në Boy Scouts dhe në sportet e të rinjve, studentë të pëlqyer dhe të mirë. Ai tha se familja kishte qenë shumë e përfshirë në shkollë dhe aktivitete në komunitet. Liam ishte në klasën e pestë në Laurel Plains Elementary në New City; Gabe ishte një nxënës i klasës së shtatë në shkollën e mesme Felix Festa në West Nyack. Ornela Morgan ishte një mësuese e shkollës së mesme në Bronx.

Departamenti i Policisë Clarkstown – Byroja e Detektivëve njofton se do të vazhdojë të hetojë dhe kujtdo që ka informacion në lidhje me këtë incident i kërkohet t’ia japë atë policisë.

Rreshteri i policisë në New York vret gruan shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten

Një tragjedi ka ndodhur në New York të SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown.

Policia vendase raportoi të shtunën se rreshteri i policisë, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela Rora 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, më pas vrau dhe veten.

Të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri, tha policia dhe të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Ndërsa, hetuesit gjetën një pistoletë në shtëpi.

Departamenti i Policisë Clarkstown njoftoi se hetimet do të vazhdojnë dhe kushdo që ka informacion në lidhje me këtë tragjedi i kërkohet t’ia tregojë policisë.

Tragjike, shqiptarja dhe dy fëmijët e saj vriten nga bashkëshorti në SHBA

Ornela Morgan, shtetase shqiptare me orgjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj 10-12 vjeç janë vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj amerikan, në SHBA.

Ky i fundit pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten.

Prej disa vitesh Ornela Morgan (Rori) jetonte në New York, bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan, i cili ishte polic.

Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë, ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat