Rreshteri amerikan vrau gruan shqiptare dhe dy fëmijët, mikja e Ornelës rrëqeth me fjalët

Amerika

Rreshteri amerikan vrau gruan shqiptare dhe dy fëmijët, mikja e Ornelës rrëqeth me fjalët

Më: 5 janar 2024 Në ora: 10:13
Anëtarët e familjes Morgan

Para dy ditësh, një rreshter amerikan i cili ishte në prag pensioni, ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare Ornela Morgan, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në New York.

Të enjten në emisionin “Shqipëria Live” ka qenë në një lidhje direkte shoqja e Ornelës, Enkolana Çekaj e cila është shprehur e habitur, pasi çifti ka pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë për konflikte mes tyre. Këtë verë ata shkuan me pushime për të festuar 15-vjetorin e tyre në një ishull dhe një lajm i tillë ka ardhur si një shok për të gjithë.

Një pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Kur ke folur për herë të fundit me Ornelën.

Enkolana Çekaj: Në fund të nëntorit për ditën e falënderimeve me disa tekste. Më tha që më ka marrë malli për ty.

Enkolana shprehet se ka pasur shumë shoqëri me Ornelën, kanë konsumuar shumë dreka së bashku dhe kanë kaluar mirë me njëra-tjetrën.

Enkolana Çekaj: Jam shumë e habitur sepse nuk ka pasur asnjë shenjë. Kanë qenë shumë të lumtur, kanë shkuar këtë verë me pushime për të festuar 15-vjetorin e martesës. Djemtë kanë qenë në Shqipëri, edhe kur kam ndenjur me ta kanë qenë shumë familje ideale që shpresoje të kishte një familje se ajo. Të dy fëmijët kanë qenë fryt i kësaj martese. Këtë verë kanë qenë me pushime në një ishull afër, por edhe në Shqipëri kanë qenë disa herë së bashku me fëmijët. Këtë verë fëmijët shkuan vetë në Shqipëri sepse kishin shumë qejf të rrinin me gjyshen, gjyshin, dajën që kanë në Shqipëri.

Përsa i përket bashkëshortit të Ornelës, Enkolana shprehet se e ka takuar, kanë qenë të ftuar tek dasma e saj. Madje dhe ajo ka qenë tek pagëzimi i fëmijëve të saj edhe në kishë edhe në festë.

“Burri im ka bërë më shumë muhabet me të, por nuk na ka rënë diçka në sy”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat