Në Nju Jork promovohen verërat e Kosovës - “Stone - Castle”, dhe "Kosova Wine", si dhe çokollatat Amël

Amerika

Në Nju Jork promovohen verërat e Kosovës - “Stone - Castle”, dhe "Kosova Wine", si dhe çokollatat Amël

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 12 dhjetor 2018 Në ora: 19:23
Teuta Sahatqija

NEW YORK CITY : Promovimi i 3-të Vjetor i Verës, eshte një pritje festive më elegante e vitit, e mbajtur në Manhattan qytetin e Nju Jorkut. Ajo eshtë një mundësi e mrekullueshme për të provuar varietet të madh të verërave qe vine nga Kosova, me prodhime kosovare me nje tradite te lashte mijera vjecare. Ku tashmë prodhuesi më i madh në Ballkan e rajon i verës së Kosovës, “Stone - Castle” nga Rahoveci, me pronar Rustem Gecin, i cili per disa vjet ka hyrë i lencensuar në tregun amerikan, në shumë lokalë në zonën e Tri-Shteshit, (NJ, NY, CT) dhe, eshte lider ne disa nga lokalet njujorkeze mbjatjen te eventeve te ndryshme te komunitetit shqiptar .

Eventi i 3të me rradhë u mbajtë në kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadores Teuta Sahatqija, me stafin e saj (Albana Bylykbashi, Lulzim Krasniqi, Butrint Ymeri, Innes Demiri, e tjer), dhe, kësaj rradhe në lokalin e njohur në zemër të qytetit - lokalin “Ben & Jack Steakhouse” në Nju Jork, me pronar shqiptar .

Në këtë pritje të organizuar në Nju Jork, mbrëm janë promovuar mbi 30 lloje të ndryshme të verërave  me pjesmmarjen e dy prodhuesve më të mëdhënjë të verërave kosovare “Stone Castle” - "Kalaja e Gurit" , dhe Kosova Wine - “Vera e Kosovës”, si dhe çokollatat e Kosoves, Amël.

Në pritjen e fundvitit e quajtur “Season’s Greeting Wine Testing” edicionin e III-të, në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të akredituar në Kombet e Bashkuara, përfaqësues të diasporës shqiptare, përfaqësues të bizneseve amerikane dhe shqiptare, artistë, gazetar dhe veprimtar të komunitetit shqiptar dhe amerikan, muzika Jazz gjatë gjithë kohës ishte pjesë e saj, me Jaz Master Guitarist Faton Maculla dhe Pat Bianchi në Organo.

Ndërkohë, mjeshtri i fotografisëartisti Ilir Rizai, Televizioni Kultura Shqiptare, dhe TV 21, percollen me kamerat e tyre eventin festiv.

Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Tetuta Sahatqija duke uruar mirëseardhjen të pranishëmve tha se festat e fundvitit janë mundësi e mirë për të promovuar para miqve të Kosovës, verërat e Kosovës dhe produktet e tjera:

Në fjalën e saj Ambasdoria Sahatqija, tha se ishte e nderuar si mikpritese me stafin e saj që te shënoi festimin e festave të vitit, me kete event.

“Ky është viti i tretë që ne po festojmë me ju në festat e fund-vitit me një gotë verë kosovare,” tha ajo duke shtuar se: “Jam e lumtur t'ju përfaqësoj me krenari ju prodhuesit Kosovarë të Verës nga Lugina e Rahovecit: "Kalaja e Gurit" dhe "Kosova-Verë", si dhe çokollata artizanale "Amel" nga Prishina”.

Më pas ajo kujtojë se Panairi i parë kosovare e verës u mbajt në dhjetor të vitit 2016, dhe menjëherë pas saj mbasi kishte shijuar verën e Kosovës, ish Ambasadori Japonez Yoshifumi Okamura, në Kombet e Bashkuara, ndërsa diskutonte Raportin e UNMIK-ut, vendosi në mënyrë simbolike një shishe vere “Cabernet Sauvignon” prodhim i gjigandit kosovar të verërave “Stone Castel” nga Rahoveci, në krye të tribunës së Këshillit të Sigurimit.

Ambasadori Okamura e përshkroi prodhimin e verës së Kosovës me shishen e verës si histori suksesi të produkteve të Kosovës, që erdhën nga toka e djegur e luftës në vitin 1999 në Kosovën e lirë e të pavarur - vendin në zhvillim me njerëzit që punonin në paqe për një të ardhme më të mirë.

Është, fakt kujtojë Ambasadorja Teuta Sahatqija, se kjo ngjarje menjëherë u bë e njohur për të gjithë në diplomacinë anembanë botës, me vendosjen e Kosovës dhe prodhuesve të saj të verës në hartën botërore të verërave.

“Informacioni i panjohur për shumë veta është se njerëzit e Kosovës prodhuan verëra të cilat kan mijëra vjet në histori. Në Rahovec, që është një Lugina e madhe e Kosovës, ku ju mund të gjeni amfora të lashta të verës, artefakte historike që tregojnë verën dhe tokën që e prodhon produktin e saj Vreshtarinë e famëshme. Por, nga zbulimet arkeologjike ju mund të vizitoni edhe materiale të gjendura në balt, dru dhe gurë ku janë të gdhendur vreshat me rrush dhe llojet e verërave kosovare.

Mbasi Kosova ka kombinimin e përsosur të temperaturës, tokës, ujit, që rrushi duhet të bëhet verë e shijshme përmes njohurisë historike dhe teknologjisë moderne.

Sahatqija, theksojë në fjalën e saj se përveç verërave të shijshme, në këtë pritje me rastin e festave të fund-viti po promovonin edhe çokollatat artizanale Amel, që e bën kombinimin e përsosur me Verë e Cokollatat e Kosovës, të gjitha prodhime vendore bio.

Mirëpo, përveç sukseseve në fushën e verës dhe të çokollatës, Republika e Kosovës këtë vit kishte shumë suksese të tjera, si dhe sfida për të pritur vitin e ri - 2019.

Në fund të vitit kemi bërë përmbledhjen e ngjarjeve, sukseseve, sfidave dhe gjërave që jemi mirënjohës.

“Ne jemi shumë mirënjohës, për vendet mike të Kosovës, për ju Ambasadorët, për diasporën e shquar që mbajti gjallë shpresat tona për një të ardhme më të mirë në kohën më të vështirë dhe vazhdojmë të japim ndihmën në kohë të mira. Ne jemi mirënjohës që Kosova po bëhet pjesë e rëndësishme e komunitetit global duke i dhënë përsëri vlerën e shtuar sportit, muzikës, novacioneve, sigurisë dhe stabilitetit”.

Në emër të stafit të Misionit të Kosovës në Nju Jork, në emrin e saj Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Ambasdorja Tetuta Sahatqija, u uroi të gjithë të pranishmeve me një gotë ver : “ Gëzuar Hanukkah, Gëzuar Krishtlindjet, Gëzuar Vitin e Ri “ , dhe çdo festë tjetër që ju mund të festoni. Ne të gjithë ju dëshirojmë shëndet, më shumë prodhim të verërave, lumturinë dhe dashurinë”.

Le të sjellë viti i ri 2019 paqen në vendet, në shtëpi për refugjatët, prosperitet dhe zhvillim për njerëzit, mirëkuptim dhe harmoni.

Ju lutemi të shijoni verërat dhe çokollatën tonë të shijshme dhe t'ju shohim vitin e ardhshëm në edicionin e katërt së verës Kosovare ! tha ambasdorja Teuta Sahatqija mikpritsja e ketij eventi “Season’s Greeting ëine Testing” edicionin e III-të ne Nju Jork.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat