Mesazh Urimi për Ushtrinë e Kosovës nga Këshilli Shqiptar Amerikan, nga SHBA

Amerika

Mesazh Urimi për Ushtrinë e Kosovës nga Këshilli Shqiptar Amerikan, nga SHBA

Nga: Beqir Sina Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 20:33
Mesazh Urimi për Ushtrinë e Kosovës nga Këshilli Shqiptar Amerikan, nga SHBA

NEW YORK : Këshilli Shqiptar Amerikan, nga SHBA, i është drejtuar me një mesazh përshëndetës : Presidentit të Kosovës z. Hashim Thaqi, Kryeministrit Ramush Hardinaj, Kryeparlamentarit Kadri Veseli, Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Rrustem Berisha, dhe mbarë popullit të Kosovës me rastin e mandatimit të sotëm në Kuvend, të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të shtetit të Kosovës.

Nuk kemi ndier kënaqësi, krenari dhe gëzim më të madh - kur sot zyrtarisht, në ekranin e televizorit nga SHBA, pamë që është bërë Formimi i Ushtrisë së Kosovës, me uniformën dhe simbolet e saj -

“Kosova, shënoi sot një prej ditëve më të rëndësishme në histori, ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, shkoi në vend gjaku dëshmorëve të rënë në luftën për liri, dhe së fundi sakrifica u kurorëzua me formimin e Ushtrisë së shtetit të Kosovës, po ashtu edhe ëndrra e gjithëve u bë realitet për të gjithë shqiptarët ku do që ndodhen,” :

“Urime Ushtria e Shtetit të Kosovës!

E gëzofsh Ushtrinë e Kosovë,! I përjetshëm dhe i paharruar gjaku i dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët!”, thuhet në mesazhin e urimit të Këshillit Shqiptar Amerikan, nga SHBA, z. Haxhi Dauti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat