A i ka marr Kosova masat e duhura ndaj kësaj epidemie që ka kapluar jo vetëm të gjithë globin?

Analiza

A i ka marr Kosova masat e duhura ndaj kësaj epidemie që ka kapluar jo vetëm të gjithë globin?

Nga: Bedri Elezi Më: 18 mars 2020 Në ora: 19:24
Bedri Elezi

1.Virusi covid 19 si pandemi e cila u shpall nga OBSH-ja, e cila njëherit ka prekur edhe Kosovën, dyshoj se i ka gjetur në befasi, jo vetem Kosovën por të gjithë globin. Në Kosovë vërehet se ka një perpjekeje për një mobilizim serioz për përballimin e kësaj situate, por vërhet se është duke munguar menaxhimi profesional dhe poashtu ka një lloj tendece të vazhdueshme për të përvetësuar sukseset. Ne besojmë se duhet koordinuar punët në menyrë profesionale e jo në dimension të meritokracisë. Për mometin numri I personave të infektuar nuk është i pa menaxhueshëm, por duhet të punohet në drejtim të sigurimit të informacioneve për kontaktet që kanë pasur personat e infektuar me personat e tjerë, e kështu të kontorllohen ata persona. Policia e Kosovës, Forcate e Sigurië së Kosovës a po bëjnë punën e duhur sa i përket tejkalimit të kësaj mase?

2. Sa i përket PK dhe FSK, për mometin besoj se janë duke kryer detyrat dhe detyrimet konform detyrave që kanë. Ne deri tani nuk kemi vërejtur se nga institucionet në fjalë nuk është vepruar në obligimet që kanë për rastet në fjalë. Ne mendojmë se egziston mundësia e angazhimit të PK dhe FSK në mënyrë të veçant për tejkalimin e situate, sidomos në pjesen teknike e saktesisht përdorimin e ifrastrukturës së tyre. Dihet po ashtu që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar gjendje të jashtëzakonshme e ndërsa zëvendëskryeministri i Koosvës, Haki Abazi, nuk e ka parë të nevojshme dhe duket si masë ekstreme, kjo nga presidenti,ka thënë Abazi a mendoni se është një “luftë”, për krenari, apo thjeshtë mos përfillja e qeverisë Kurti dhe Presidentit Thaçi?

3. Jemi dëshmitarë të përplasjëve mes Presidentit dhe Kryeministrit të cilët mendoj se janë duke e dëmtuar rëndë kredibilitetin e republikës së Kosovës, ngase veprimet e tyre mund të kenë edhe ndikim edhe në përceptimin e qytetarëve sidomos në shtetet mike të Kosovës. Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit duhet të kenë bashkpunim të ngusht e veçanarisht në situata të tilla dhe të verpojnë në mënyrë që interesi i qytetarëve të jetë në rend të parë. Sa i përket shpalljës së gjëndjës së jashtëzakonëshme ne mendojmë se paraprakisht duhet bërë një analizë e thukt nga një ekip apo komision profesional ngase duhet vlersohet edhe pasojat eventuale ekonomike. Në rendë të parë sigurisht se vjen siguria e qytetarëve, por edhe siguria ekonomike duhet kihet parasysh sepse Kosova është mjaft e ekspozuar para një situate të rëndë ekonomike. Po ashtu, Ministri i Punëvë të Brendshme, tashmë i shkarkuar nga Kryeministri Kurti, Agim Veliu, dje e kishte mbështetur presidentin Thaçi që të shpallte gjendje të jashtëzakonshme, por pse erdhi deri tek shkarkimi i tij?

4. Sa i përket zhvillimve të fundit në kualicionin qeverisës, ku edhe u shkarkua ministri i punëve të mbrendëshme, ka krijuar një situatë të re dhe shumë shqetsuese, ngase mund të kemi edhe rrezim të qeverisë, me çka Kosovës i hapen e probleme të tjera të cilat mund të kenë pasoja shumë të rënda, madje edhe ndoshta të pa riparueshme, sidomos nëse marrim parasysh zotimet e Kosovës në raport me SHBA-të për qështjën e përfundimit të dialogut. Partnerët e kualicionit duhet të kenë parasysh pasojat dhe përgjegjësinë politike që kanë në ketë rast. Kosova që prej vitit 1999 asnjër nuk ka qenë në një situatë kaq të rëndë të politikës së mbrendëshme, sidmos raportët në mes presidentit qeverisë dhe kuvendit, poashtu edhe dallimëve të thella të pozitë dhe opozitës.

Bedri Elezi- Drejtor për siguri në Institutin e Kosovës për Studime Nderkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat