Donald Trump dhe Partia Republikane në SHBA

Analiza

Donald Trump dhe Partia Republikane në SHBA

Nga: Shpend Salihu Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:09
Shpend Salihu

Zhvillimet e kohëve të fundit në rrafsh global, e sollën botën në kriza të ndryshme...përfshirë hiperinflacionin e më pas recesionin ekonomik global, pandemi në nivel global, rritjen e shkallës së anarhisë dhe rrymave me një anë narciste dhe leniniste të kahut të majtë si dhe rrymat neunaciste të krahut të djathtë. Gjatë qeverisjes së Barack Obamës, ndodhën shumë gafa në rrafsh global siq janë:

Reduktimi i parakohshëm i trupave amerikane në Afganistan

Reduktimi i trupave Amerikane në Irak, si dhe rrëzimi i Sada Museinit i cili më parë ishte aleat i madh i SHBA-ve, gjatë luftës së viteve 80-ta Irakonaniane ku me ndihmën e Sada Museinit, SHBA arritën të ndalonin sekularizmin dhe hegjemoninë e Iranit në krye me Ajet Ollah-Homeinin dhe të mbajmë balancin në Lindjen e Mesme

Tendenca për rrëzimin e Asadit në Siri si dhe Sada Museinit në Irak, gjatë administratës të Barack Obamës e fuqizoi rolin e Kalifatit Islamik si dhe grupe terroriste islamike siq janë Al Qaeda, fronti Allnusra, Madi( krahu i djathtë i lëvizjeve islamike në Irak) të cilat arritën të përmbysnin Nuri Almalikin i cili ishte krah pro-amerikan. Tendenca për rrëzimin e Asadit e rriti ndikimin e Kalifatit në Siri si dhe e fuqizoi Rusinë në Siri.

Gjatë administratës të Barack Obamës, dështimi i një qasjeje më prative në drejtim të Turqisë, Amerikanët e humbën ndikimin në Turqi dhe Rusia e mori nën ombrellën e vet shtetin Turk.

Gjatë administratës së Obamës, u bllokuan dhe u prolonguan shumë procese për mbylljen e kaptinës së Ballkanit, dhe gjetjen e një solucioni të qëndrueshëm për zgjidhje permanente të problemit Ballkanik dhe vendosjen dhe fuqizimin e ndikimit Amerikan

Këto dhe shumë dështime të analistave dhe kabinetit të Barack Obamës, ndikuan që shteti Amerikan të zhytet në kollaps dhe potenca e ndikimi Amerikan në rrafsh global, të bie si dhe sentimenti anti-Amerikan të rritet.

Për kundër kësaj, gjatë mandatit të Donald Trump dhe Partisë Republikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën:

Të rrisnin mirëqenien e kompanisë Amerikane, të rrisin numrin e të punësuarve në 1,400,000 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të arrinë marrëveshje armiqësie mes Koresë Jugore dhe Veriore.

I ulën tensionet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës për çështje të Krimesë, dhe për kundër asaj që Rusët ishin armiq dhe nival të SHBA-ve, Donald Trump e kuptoi në filozofinë e doktrinës së tij politike që për hir të sigurisë globale duhet bashkëpunuar me Rusinë për zgjidhjen e problemeve në rrafsh global.

Duke iu falënderuar Donald Trump dhe Partisë Republikane, kompanitë e fuqishme si Hally Berton dhe degët e saj si dhe shumë kompani tjera Amerikane, arritën që të depërtojnë në rrafsh global, duke arritur të depërtojnë edhe në tregjet, ku më parë nuk kishin arritur si në Rusi, Kinë e shumë vende tjera duke rritur sendimentin pro-amerikan te popullata e këtyre shteteve, duke arritur të rrisin rolin e fuqishëm Amerikan në treva të ndryshme, dhe duke i promovuar vlerat e demokracisë dhe moralit Amerikan, e përmes kësaj edhe duke rritur arkën buxhetore të Thesarit Amerikan.

Duke iu falënderuar presidencës së Donald Trump dhe Partisë Republikane, Shqipëria,Maqedonia dhe Mali i Zi, u futën në NATO dhe polarizimet, tensionet e fërkimet ndërmjet Kosovarëve dhe Serbëve arriten të ulen si dhe shumë shpejt pritet një zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e kjo është meritë e Presidentit Donald Trump dhe kabinetit të tij qeverisës.

Duke iu falënderuar Donald Trump dhe kabinetit të tij roli dhe funksioni i Ushtrisë Amerikane, shërbimeve sekreteve, dhe agjencioneve të zbatimit të ligjit në SHBA u rrit dhe përkundër tendencave të rrymave anarkiste, majtiste dhe të supremarcistëve të bardhë, shteti Amerikan arriti shpejt të vendosë konturat e sistemit të sigurisë nacionale në SHBA, dhe të ruaj kohezionin ndër-etnik,racial dhe social në SHBA, dhe të vie deri tek uniteti popullist në SHBA

Duke iu falënderuar Donald Trump dhe kabinetit të tij, shumë shtete Evropiane e kuptuan se prezenca si financiare, e korporatave dhe e ushtrisë Amerikane është mëse e nevojshme për garantimin e sigurisë së shteteve Evropiane, dhe shumë shtete Evropiane arritën të rrisin bashkëpunimin ekonomik, ushtarak dhe tregtar me SHBA-në

Duke iu falenderuar Donald Trump gjendja e COVID 19 është duke u menaxhuar mirë, dhe pritet që deri kah mesi i vitit të ardhshëm të prodhohet vakcina anti- COVID 19

Duke iu falenderuar Donald Trump dhe kabinetit të tij, u rrit lufta e pakompromis kundër terrorizmit islamik, dhe çdo forme të radikalizmit, ekstremizmit ose fundamentalizmit politik, ose fetar në SHBA dhe rrafsh global,

Gjatë vitit të kaluar kishim surplus buxhetor në SHBA, dhe presidenca e Donald Trump, për herë të parë në histori të SHBA, fillojë të jep ndihma sociale dhe medicinale për shtresat e rrezikuara sociale në SHBA, edhe pse deri më tani dihet se SHBA në aspekt të kategorive sociale ishin shtet konzervativ, por për herë të parë u aplikua rendi liberal i sistemit social, tek shtresat e rrezikuara sociale në SHBA,

Mos të harrojmë se investime finansiare në Kosovë dhe pjesën dërmuese të Ballkanit, vijnë nga partia Republikane dhe se me mijëra Shqipëtar që punojnë në KFOR, dhe në misione në Lindjen e Mesme me kompanit kontraktuese Amerikane, janë kompani nën ombrrellën e Republikanëve. Ri-marrja e mandatit të dytë Presidencial nga ana e Donad Trump, do e rris fuqinë Amerikane në aspekt global. Andaj sipas meje duhet votuar Donald Trump për mandatin e dytë Presidencial në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat