Një fshat i peshkimit me borë në Grenlandë, një shpend grabitqar në qiellin e Spanjës dhe një treshe aktorësh që përgatiten për një shfaqje të operës në Kinë, përbëjnë të gjithë fituesit e çmimeve në garën e ‘National Geographic’ të fotografisë së vitit 2019.
Gjykuar nga një panel ekspertësh fotografish dhe stafit të National Geographic, gara vjetore pranoi mijëra fotografi në tri kategori të ndryshme: Natyra, Qytetet dhe Njerëzit, shkruan CNN.
Weimin Chu u emërua fitues i Çmimit të Madh dhe mori vendin e parë në kategorinë e Qyteteve për imazhin e tij mahnitës “Winter Grönland”, i cili tregon fshatin shumëngjyrësh të peshkimit të Upernavik, në veriperëndim të Grenlandës, i mbuluar me borë.
Sa i përket kategorisë së Njerëzve, Huaifeng Li mori vendin e parë me një fotografi të bukur, të titulluar “Showtime”, e një grupi të aktorëve që po përgatiten për një shfaqje të operës
në Licheng County në Provincën Shanxi të Kinës.Fotografja e pavarur thotë se kaloi gjithë ditën me interpretuesit për të shkrepur të duhurën.
Ndërkohë, Tamara Blazquez Haik mori vendin e parë në kategorinë e Natyrës për imazhin e saj, të quajtur “Tender Eyes”, që përshkruan një shpend grabitqar që rrethon qiellin në Monfragüe National Park në Spanjë.