Artin e saj përmes baltës e ka nisur me një skulpturë të vogël ku paraqitet një vajzë që qëndis flamurin kombëtar.
Llambrini Dëna është një skulptore e njohur në Berat e cila ka përjetësuar traditën shqiptare me anë të skulpturave.
Një tjetër teknikë shumë e veçantë e saj është puna me anë të zajeve të lumit. Një nga punimet që ka tërqeur vëmendje është pasqyrimi i eksodit e Kosovës.
Punimet e Llambrinisë janë një pikë referimi për të gjithë turistët e huaj që vizitojnë Beratin.
Në punët e saj Llambrini Dëna i ka dhënë gjithmonë përparësi figurës së gruas dhe madhështisë së saj.