U zbërthye më në fund? Teoria e re për enigmën e buzëqeshjes së Mona Lizës!

Art

U zbërthye më në fund? Teoria e re për enigmën e buzëqeshjes së Mona Lizës!

Më: 29 prill 2020 Në ora: 22:27
Mona Liza

Buzëqeshja misterioze e Mona Lizës është konsideruar ndër shekuj një enigmë e madhe. Si kritikët, ashtu dhe historianët janë përpjekur të depërtojnë në misterin e pikturës më të famshme te Leonardo da Vincit.

Me kalimin e kohës, ajo është rrethuar gjithmonë nga teori befasuese. Kështu disa pretendojnë se lëkura e saj pak në të verdhë është shenjë e paaftësisë së mëlcizë për të kthyer karotenin në vitamin A, velloja e lehtë mbi ballë fsheh mungesën e një linje flokësh; është thënë po kështu se buzëqeshja e saj thuajse e trishtë është pasojë e një dobësimi muskular; dhe gusha  e fryrë, tregon sipas disave probleme me tiroiden për shkak të mungesës së jodit, që besohet të ketë qenë pasojë edhe e dietës ushqimore të kohës.

Por së fundi disa mendojnë se modelja e da Vincit, Lisa Gherardini kishte lindur një fëmijë dhe gusha e fryrë ishte dëshmi e tiroiditit postpartum, që më pas është bërë kronike. Hipotiroidizmi, sipas këtyre zërave, është arsyeja përse buzëqeshja e saj nuk është e plotë, sepse thone se në raste të tilla muskujt e fytyrës janë të fryrë e të dobët.

Por ne, në fund themi se mund të jetë thjesht një buzëqeshje që mbetet e destinuar të vishet përjetësisht me mister, ndërsa lojërat optike të mjeshtrit të madh kanë qenë ato që e kanë bërë të mundur një shpalosje të tillë virtuoziteti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat