Interesim i madh për gjysmëmaratonën Prishtina 2019 - Bota Sot
Interesim i madh për gjysmëmaratonën Prishtina 2019

Atletika

Interesim i madh për gjysmëmaratonën Prishtina 2019

Më: 22 prill 2019 Në ora: 15:19
Tashmë regjistrimet për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë kanë filluar dhe shihet një interesim i madh nga qytetarët.

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër pritet të mbahet gjysmëmaratona Prishtina 2019.

Federata e Atletikës së Kosovës, së bashku me Komunën e Prishtinës ka bërë të gjitha përgatitjet për gjysmëmaratonën e cila do të mbahet të dielën.

Tashmë regjistrimet për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë kanë filluar dhe shihet një interesim i madh nga qytetarët.

Këtë e konfirmoi edhe sekretari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Abdurrahman Shkodra i cili tha se qysh në ditën e parë është parë interesimi i madh, jo vetëm nga qytetarët e Kosovës, por edhe nga jashtë shtetit tonë.

Shkodra: Interesim tejet i madh për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë

“Ne si Federatë e Atletikës së Kosovës i kemi bërë të gjithë përgatitjet rreth organizimit të gjysmëmaratonës së Prishtinës. Qe dy ditë vetëm e kemi hapur pikën e regjistrimit të garuesve. Si fillim kemi pa një interesim mjaft të mirë duke e krahasuar me vitet e kaluara. Po vërehet se ka një interesim jo vetëm nga Kosova, por kemi të interesuar edhe nga të gjitha viset shqiptare. Një gjë shumë me rëndësi që kemi edhe bashkatdhetarë prej vendeve evropiane që janë të interesuar për të ardhur, për të marrë pjesë në këtë gjysmëmaratonë Kryesisht janë të njëjta si vitin e kaluar, risi do të kenë disa dizajnime, si p.sh dizajni i medaljeve këtë vit do të jetë një dizajnim shumë më i mirë prej viteve të kaluara, diçka tjetër nuk ka”, u shpreh ndër tjerash Shkodra.

Ndërkaq një ndër garuesit e zakonshëm të kësaj gare është edhe Muhamet Rama, i cili ka marrë pjesë në të gjitha maratona qysh nga viti 2002, kur edhe ka filluar të merret me vrapim.

Ai do të synojë që edhe kësaj radhe të dal fitues në këtë gjysmëmaratonë, por do të jetë më e vështire se zakonisht, pasi që  vuan nga një lëndim në këmbën e djathtë.

Rama: Synoj ta fitoj edhe këtë gjysmë-maratonë

“Për këtë maratonë jam përgatitur, e kam një lëndim por mirë jam. Jam përgatit, të dielën  në ora 10 fillon dhe të gjithë kush dëshiron të marrë pjesë me vrapu për qef dhe për shëndet dhe për të gjitha. Unë jam duke vrapuar prej vitit 2002, dhe të gjitha maratonat i kam fituar përpos në njërën, kam pasur një lëndim, s’kam mundur me vrapu dhe më kanë dërguar jashtë... Është kjo gjysmë maratonë në Prishtinë, vitin e ardhëm do të shikojmë të bëjmë 41 kilometra, kjo është gjysmë maratonë 21 kilometra”, tha Rama.

Gjysmëmaratona këtë vit do të mbahet të dielën me fillim nga ora 10:00 dhe shtegu do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar me 21 kilometra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...