Sylejmani dhe kenianët zotohen për Gjysmëmaratonë të fuqishme në Prishtinë

Atletika

Sylejmani dhe kenianët zotohen për Gjysmëmaratonë të fuqishme në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 prill 2019 Në ora: 18:15
Sylejmani dhe kenianët zotohen për Gjysmëmaratonë të fuqishme në Prishtinë

Pak orë kanë mbetur deri të gara më e madhe në shtetin e Kosovës, Gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2019” në atletikë, e cila fillon nesër në orën 10.00 nga Teatri Kombëtar Prishtinë, përshkohet rruga Fushë Kosovë-Kastriot dhe Prishtinë. Kjo garë është e 19-ta me radhë dhe vitin e ardhshëm do të shndërrohet edhe në maratonë, kështu ka deklaruar sot në konferencë për shtyp, Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës.

Në konferencë ishin edhe pesë atlete e pesë atletë kenianë dhe së bashku me Sylejmanin u zotuan për një garë të fuqishme. Sylejmani tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe pret mbi 1500 pjesëmarrës në garë, po ashtu edhe një numër të qytetarëve që të janë përreth shtegut në përkrahjen e atletëve. Adrian Mazreku ka deklaruar se sa i përket anës teknike është gjithçka në rregull dhe vetëm e presim me padurim garën.  “Kemi bërë punën tonë dhe presim një garë të fuqishme. Fondi i përgjithshëm i shpërblimeve është 13.720 euro.

Gjysmëmaratona organizohet nga Federata Atletike në bashkëpunim me MRKS-në dhe drejtoratin e sportit të Prishtinës, dhe e ndihmojnë shumë sponsorë”, tha mes të tjera Sylejmani. Abei Kibet Rop nga Kenia, fitues i garës së vjetme, synon ta mbrojë titullin. Sylejmani tha se shpërblimi për vendin e parë qoftë të femrat qoftë të meshkujt është 1200 euro, po ashtu ka shpërblime edhe për veteranë edhe për në disiplinën 5 kilometra.
Shpërblimet për 10 vendet e para, 21 km
Meshkuj e femra

Vendi i parë    1200 euro 
Vendi i dytë    900 euro 
Vendi i tretë    700 euro 
Vendi i katërt    500 euro 
 Vendi i pestë        400 euro
Vendi i gjashtë    300 euro
Vendi i shtatë    200 euro
Vendi i tetë    100 euro
Vendi i nëntë    70 euro
Vendi i dhjetë    50 euro

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat