Drita Islami me rekord të ri në Maqedoninë Veriore

Atletika

Drita Islami me rekord të ri në Maqedoninë Veriore

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 17:57
Drita Islami me rekord të ri në Maqedoninë Veriore

Atletja shqiptare e KK Rabotniçki, Drita Islami ka marrë pjesë në Lojërat e 30-ta Universitare në Napoli, ku ka shënuar rekord shtetëror në disiplinën 400m me pengesa.

Fillimisht në garat kualifikuese ajo vrapoi 59.96 sekonda, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të kësaj gare, ku më pas vrapoi edhe më shpejt, duke arritur rezultatin 59.20 sekonda.

Edhe rekordi i mëparshëm ka qenë në pronësi të Drita Islamit ku rezultati ishte 59.33 sekonda i arritur në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat