Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojëra Olimpike - Bota Sot
Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojëra Olimpike

Atletika

Kanadaja dhe Australia nuk do t’i dërgojnë atletët në Lojëra Olimpike

Më: 23 mars 2020 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Kanadaja dhe Australia nuk do t'i dërgojnë atletët në Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokio për shkak të rreziqeve që lidhen me shpërthimin e koronavirusit, thanë në deklarata të ndara komitetet olimpike të të dyja vendeve.

Komitetet Olimpike të të dy vendeve gjithashtu bënë thirrje që lojërat të shtyhen deri në vitin 2021.

"Ndërsa ne i njohim kompleksitetet e natyrshme rreth një shtyrje, asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e sportistëve tanë dhe komunitetit botëror," tha Komiteti Olimpik kanadez dhe Komiteti Paralimpik kanadez në një deklaratë të përbashkët të dielën.

"Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e atletëve - ka të bëjë me shëndetin publik", vijoi deklarata.

Bordi ekzekutiv i Komitetit Olimpik australian u takua të hënën me telekonferencë. Aty u tha se "sportistët tanë tani duhet t'i japin përparësi shëndetit të t yre dhe të familjeve të tyre".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat