Dervishi shquhej në disiplinën 400 metra - Bota Sot
Dervishi shquhej në disiplinën 400 metra

Atletika

Dervishi shquhej në disiplinën 400 metra

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:01
Dervishi shquhej në disiplinën 400 metra

Dashamirëve të sportit të atletikës në Gjakovë, por edhe atyre në Kosovë, sot do t’ju prezantojë një tjetër ish-atletë sprinter të klubit të atletikës “Vëllaznimi” në Gjakovë. Bëhet fjalë për ish atletin Bujar Dervishi, i cili i takon gjeneratës së vitit 1980-1986.

Bujar Dervishi njihet si sprinteri në disiplinën 400 metra në KA ”Vëllaznimi”në Gjakovë. Bujari ishte një atlet me karakter serioz, nuk i humbte asnjëherë stërvitjet. Me Bujarin së bashku kemi ushtruar disiplinat e sprintit duke motivuar njëri tjetrin në këtë aspekt.

Rezultate zyrtare për Bujarin nuk na kanë mbetur. Por pasi unë kam ushtruar me Bujarin, dhe kohë pas kohe ia matnim kohën njëri tjetrit, ai shpesh në stërvitje lehtë vraponte 400m për 55 sekonda. Gara më interesante për Bujar Dervishin ishte pjesëmarrja e tij në qytetin e Tuzllës në Bosnje Hercegovinë, në vitin 1986, në të cilën Bujari arrin të renditet i katërti në disiplinën 400 metra.

Në këtë garë kanë marr pjesë përfaqësues nga të gjitha Republikat e ish-RSFJ-së. Bujari, pas vitit 1986 e ndërpret veprimtarin e tij si atlet aktiv dhe i përkushtohet familjes. Bujari, sot jeton në Gjakovë dhe ka dy fëmijë, shkruan Agron  Muçaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat