Berisha: Ne nuk ndalemi 

Atletika

Berisha: Ne nuk ndalemi 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 15:03
Berisha: Ne nuk ndalemi 

Atletja e disiplinave të gjata, Arbnroe Berisha, tha se janë duke zhvilluar stërvitjet dhe me synim që të jetë e gatshme në çdo moment në kohën kur fillojnë garat. 

Anëtarja e klubit atletik Malisheva si çdo sportiste tjetër është e shqetësuar me gjendjen që po kalon jo vetëm Kosova me virusin korona por i gjithë globi. 

“Unë bashkë me të gjithë atletët e Klubit të Atletikës Malisheva jemi duke stërvit vazhdimisht edhe gjatë kësaj kohe të izolimit. 

Image

Stërvitjet jam duke i bërë në shtëpi dhe në rrugë, këtu në fshatin tim Gurbardh, nganjëherë edhe trajneri vjen dhe me përcjell me veturën e tij, pasi që unë jam vrapuese e shtigjeve të gjata (3000 metra dhe 21 kilometra) dhe nuk mundem me krye stërvitjen vetëm një vend,  sepse me duhen kilometra me i kaluar për me u krye stërvitja ime.

Ne edhe këtë vit kemi synuar që të jemi mirë në gara dhe që të përfaqësojmë Kosovën edhe në garat jashtë vendin por tani për shkak të pandemisë nuk dimë se kur do të fillojmë me gara.

Ne nuk ndalemi dhe vazhdojmë me punën e përditshme (stërvitjet) edhe pse është shumë vështirë në këto kushte me stërvit vetëm. Synimet tona janë që këtë vit sapo të fillojmë me gara të përmirësojmë rezultatet tona që kemi dhe të paraqitemi sa më mirë në gara”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat