Imeri, një jetë kushtuar atletikës

Atletika

Imeri, një jetë kushtuar atletikës

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 14:02
Imeri, një jetë kushtuar atletikës

Qyteti i Kumanovës gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj të sportit, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera kudo që janë paraqitur. I tillë është edhe ish atleti Sami Imeri.

Gjenerata të shumta me siguri ende e kujtojnë atletin këmbëgjatë, shokun e ngushtë të të madhit, Junuz Junuzi (i ndjerë).

Sami Imeri sot jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës.

56-vjecari për gazetarin Reshat Ibrahimi vjen me një rrëfim jetësor, të cilin ia kushtoi mbretëreshës së sporteve-atletikës.

Fëmijëria e Samiut
Kam lindur me 20 nëntor të vitit 1963 në fshatin Vaksincë të Kumanovës. Në moshën katër vjeçare u shpërngulëm në qytetin e Kumanovës. Kur i mbusha 16 vjeç shkova në Beograd që të punoj ndërtimtari. Atje punova tetë muaj. Më pas dy dajallarët e mi më bënë një ofertë për të shkuar në Gjenevë të Zvicrës. Ishte viti 1981. Fillimishtë kam punuar si guzhinier dhe kamarier në një lokal të qytetit.

Fillimi i karrierës, debutimi, Junuz Junuzi, sukseset e mëdha...
Në Gjenevë nisa të merrem me atletik. Në vitin 1983 u regjistrova në klubin C.H.P Club Hygiènique de Planpalais. Garat ishin të shumta dhe të sukseshme. Po i përmendi disa të rëndësishme dhe që më sollën sukses.
Në vitin 1983 bëra debutimin e parë në klubin e ri dhe në garën e quajtur “Trans Onisienne” në Neuchatel të Zvicrës zura vendin e parë. Në të njëjtin vit arrita të pozicionohem në vendin e tretë në garën Cross Country.
Falë sukseseve të ish-atletit të ndjerë Jonuz Jonuzi në klubin e mirënjohur ‘Stade Genève’ edhe unë kalova në këtë klub, i cili garonte në Ligën e Parë.
Në vitet 1993-1994 si anëtar i KA “Teuta” nga Kumanova jam shpallur kampion i Maqedonisë në garat e 800 metra, 1500 metra dhe 5000 metra. Një tjetër garë e rëndësishme, ku arrita vendin e parë ishte në vitin 1995 në kampionatin e quajtur ‘Championat Genevois Cross’. Pastaj në vitin 1996 në Cross Country, si anëtar i klubit Rabotniçki të Shkupit. Si atlet kam pas të drejtë të marrë pjesë në dy kampionate. Unë brenda vitit udhëtoja në relacionin Maqedoni-Zvicër, dhe atë vit kam vrapuar në gjysmëmaratonën e Zvicrës dhe arrita të kohë prej 1 orë, 7 min, 50 sekonda. Ky ishte një rekord për në Maqedoni, por i cili 24 vite është i papranuar.
Në vitin 1997 fitova garën ‘Bozhicna Terka”. Në garat e shumta që kam marrë pjesë mbi 10 herë kam fituar vendet e para, dhe në shumë të tjera kam përfunduar i dyti dhe i treti. Fitorja dhe pjesëmarrja ime e fundit në garat e atletikës ka qenë në vitin 1999 në garën ‘Meyrin Foulée’.

Pas përfundimit të karrierës vazhdoi si trajner
Pas përfundimit të karrierës aktive unë vazhdova të punoj si trajner privat në bashkëpunim me trajnerin tim Manuel Bueno. Poashtu isha trajner edhe i fëmijëve të mi: Gzimit, Xhenetës dhe Fitimit, të cilët përpos fitoreve të shumta në gara të ndryshme në Zvicër arritën edhe të fitojnë disa gara të vrapimit në Maqedoni, duke prezantuar Maqedoninë në garat e ballkanike në Turqi.
Me çka merret sot Sami Imeri
Aktualisht, posedoj dy lokale në Gjenevë, njëri është kafiteri dhe tjetri lokal për shitje dhe riparime të bicikletave. Sportin ende nuk e kam ndërprerë, pasi shfrytëzojë si hobi. Përpos vrapimit, merrem dhe me bicikletë, plot gjashë vite më është bërë hobi.

Familja
Po kam katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem. Marigona studion lëndën e Kimisë në fakultetin e shkencave në Gjenevë, Gzimi ka kryer magjistraturën në shkencat ekonomike në Lozanë dhe punon si ekonomist në një bank private, Xheneta është studente në fakultetin e artit në Universitetin e Gjenevës dhe Fitimi është në vitin e fundit të gjimnazit. Fitimi është edhe në zanat në lokalin tonë të bicikletave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat